PUSHTIMI TIRANIK I TIRONES !

PUSHTIMI I TIRONES !


Eeeeee, me vonese…, çeçenët erdhën! Dhe ajo çka eshte me e keqja, qendron ne faktin se nuk e pushtuan kryeqytetin apo edhe vete shtetin me dhune. Jo. Ata thjeshte perdoren mekanizmin e mashtrimit, te vjedhjes se fondve publike…dhe me ato fonde konsoliduan pozitat e tyre. Si fillim paguan disa therrime 5 lekeshe tek disa militante brekegrisur qe te ngjisnin postera dhe mblidheshin neper mitingje. Pastaj paguan rryshfetet te majme tek diplomacia kolerike nderkombetare, deri ne ate pike sa ka dall llafi lart e poshte neper sallonet perendimore se po te shkosh diplomat i larte ne Tirane, behesh miliarder. Me pas nenshtruan po me pagese, te gjithe langaraqet qe me pare i kishin share dhe qe e dinin se nuk ishin te tyret, gjithmone me nga nje cope rroge e me ndonje vend pune qesharak. Me pas rekrutuan mercenare te dhunshem per t`i shtypur koken çdo grupimi apo inidividi qe do t`u sillte probleme ne mbajtjen e ketij pushteti fantazmagorik e diabolik. Sic del nga konkluzjonet, barbari i Vicidolit nuk eshte krejtesisht protagonist i fitores se tij. Ate e ka ndihmuar me se shumti perkrahja e atyre mijra gjoja qytetareve qe u shiten dhe bashkepunuan me te, qe ne ditet e para te tij, perfishi Fatos Nanon dhe te vetet qe tani ankohen, duke ndare nga nje kothere me te, me mendimin se po tregoheshin me te mencur se te tjeret, sepse po mbronin interesat e tyre personale apo familjare. Po keshtu shume qytetare dredharake, meskine, egoiste, mazokiste. Tani qe u shiten teresisht, moralisht dhe fizikisht per nje cope buke, tek ai qe i poshteroi gradualisht, duke i bere te kujtojne se gjoja ishin bashkortake ne pushtet, nuk u ka mbetur me asgje per te bere, pervec vetvrasjes, nga turpi dhe deshperimi. Ai i mashtroi, i bleu per nje cope buke dhe tani po i poshteron njerin pas tjetrit. Un lexoj drejt dhe qarte. Nuk kam frike as turp te them te verteten.

…..

‎”Sidomos pjesa e friksueme me kërcënime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?”
Pjese nga letra e Shenjt Pjeter Meshkalles derguar Krytarit të Kësh. të Ministrave Mehmet Shehu 5 Prill 1967.

……

Duhet te jesh i shkolles se AT` Meshkalles SJ qe te kuptosh ne kohe disa gjera themelore te jetes tende, por edhe te jetes publike. Ata si AT`  Meshkalla SJ e te tjere te  asaj shkolle, ne nuk i duam, nuk i degjojme, sepse jemi produkt i shkollave bizantine, otomane, soc-realiste dhe kooperativiste, shkolle baltrash. Ne “i dime te gjitha” dhe kuvendojme mbi gjithcka… Ne po ne…! Dhe pastaj vjen nji katunar barbar me disa te tjere me keq se vetja dhe na genjen e na sundon per 20 vjet…!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s