DASHURIA E KOLIQIT !

-DASHURIA E KOLIQIT-

TINGLLIM

Hjek keq por sё kthej te ti. Qe, lot`t i tera.

Mbas tashit nji pikё lodje sё derdh pёr ty.

S’ke mbet veç ti, ka edhe varza tjera,

por nuk mё kan bamun dritё der’sot kёta sy.

 

Kangёt qi t’i kndova ka me i tretun era.

Emni i yt nё zembёr t’eme ka me u shlye.

Ti duej ke tё duesh tash qi ka dalё prendvera.

Sё na lidh ma gja. U zgjidh, u zgjidh ky nye.

 

Pertrihet nё ket stinё tё bukur marё natyra,

dhe shpirti i em nё kto dit ka m’u pёrtri.

E krejt jetёs s’eme do t’i ndrrojё, po, ftyra.

 

Mbas tashit ti nё daç mё duej e nё daç mos mё duej,

por lulet qi shpёrthejn sivjet nё kёt shtёpi,

nuk çilin ma pёr ty. Janё tё tjetёrkuej.

 

Ernest Koliqi, 29 prill 1923- 19 vjeç

 

E mbas 10 vjetёsh, Koliqi pёrjeton tё njёjtat emocjone lidhur me kёtё ngjarje tё jetёs sё vet dhe pёrsёri flet me tё njёjtёn gjuhё, madje mё i ashpёr, duke na treguar se sa shumё i kish merituar kёto vargje personazhi i tij misterioz (njё çupёlinё e kohёs, flokzeza me gershet e me vetulla te holla, tё cilёn ai e pёrshkruan nё librin “Gjurmat e Stinёve”, ajo pra qё i ka shkaktuar kte plagё tё pariparueshme Koliqit. E kujt, Koliqit !!!).

Ajo qё bёn pёrshtypje ёshtё se djaloshi, paçka se ma i pjekun, ma i burrnuem, nuk pendohet, nuk ndryshon qёndrim ndaj kёtij momenti qё e ka ndikuar fort jetёn e tij. Pra, pas plot 10 vjetёsh, e var armёn e tij poetike, vrullin e madh tё saj, tek e njёjta gozhdё qё ish ngulur nё mendjen e nё shpirtin e tij.

Elegant, romantik, Koliqi djalosh e nё tё njёjtёn kohё burrnor, i drejtohet dashunis sё gabume, pa iapёrmendun emnin, duke i than:

Vuej por s’pajtohem ma. Qe, lot`t i tera.

Pikёn e lotit s’e qes ma pёr tye.

Kang’t qi t’i kndova le t’i humbi era,

si emnin qi prej zemret due me e shlye.

 

Mallet e mija si ndёr stina tjera,

pran teje ma pёr t’gjall nuk kam me i shfrye.

Ti duej ke t’duesh tashti qi u çel prendvera,

pse kurrgja ma s’na lidhё. U zgjidh ky nye.

 

Si pёrtrihet kso stine mbar’ natyra,

ashtu dhe shpirti i im ka m’u pёrtri.

Ty n’andrra t’mija ma s’do t’ndrisi ftyra.

Kujtimin tand me rrajё un du m’e zhbi.

Flakёn Hyjnore, dashunis qi t’fala,

t’ia shuej heshtnueshёm e harresёs vala.

Varianti i botuar nё vitin 1933. 

Si fillim, ishte Luigj Gurakuqi ai qё e shtyn Ernest Koliqin tё merret me letёrsi fill pas kthimit tё djaloshit nga Italia, ku kish qendruar me studime 4 vjeçare. Dy vjet mё pas ai themelon sё bashku me Anton Harapin, Padёr Anton Harapin, tё madhin tё vetmin dhe tё pavdekshmin, gazetёn “Ora e Maleve”. Ndikonte tashmё tek ky djalosh edhe kujdesi qё kish fituar nga Gjergj Fishta, personalitet dhe protagonist i botes sё letrave edhe nё atё kohё, plus Luigj Gurakuqit, kuptohet.

… e un Albani, personalisht, i shkruajta si mё posht vajzёs time nja 2 vjet mё par, nёntor 2007…

p.s.

Koliqi mbetet mesuesi im mbi letersin shqipe !

alban guri

 

VARGJET QE MBESIN

 

Po, e di. Jam gjetur ngusht me ty por lot nuk derdh.

Aspak s´do lodhem dimrit të të mendoj.

I vetmi mbret i heshtjes time sot jam un

dhe pse shum vajza t´tjera kam përreth.

Melodia brenda meje prap tingllon

Hije pa form, harresёs vend i le pёr muaj.

Pa emblemë, po, pa virtyt, pa emocjon,

do kaloj edhe ky çast, ky trup i huaj.

Dhe përsëri një drit e re do t´më thërras

E un i leht do t´jem si në flutrim për lidhje t´reja,

me zemër t´re nji rreze drite do kërkoj

Veç këng gëzimi e dashurie do vijnë mbas.

I desha ditët e bukura që m´shikojn

si djalin tënd që peng i yti mbeti gjat,

por lule t´tjera çelin prap e do t´lulzojn.

Mos prit më vargje e dedikime ! Nuk ka gjas !

Mes vargut  t´kalimtarve që s´í njoh përhumbshëm shkoj,

Asgjë që na lidh bashkë s´do dal të gjej

Si n´mijra vjet ku njerzit lidhen dhe vetmojn,

si çdo protagonist i dashuris, këngën do zgjedh.

Tiran, 13 nëndor 2007

 

 

Kjo e gjitha ishte njё rastёsi…mes Koliqit dhe meje…mes historis sё tij dhe times…mes frymёzimit dhe ligshtimit tё tij e timit…Ishte vetёm njё rastёsi… e cila mё pёlqeu shum, pavarsisht kontekstit aspak simpatik.

p.s.

Koliqi mbetet Mesuesi im i Letersis Shqipe ***** !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s