SHPREHJE TE MOCME

Në qoftë se në shtete filozofët nuk bëhen mbretër ose në qoftë se mbretërit dhe pushtetmbajtësit e tashëm nuk bëhen filozofë të vërtetë dhe të mirë , e në qoftë se këto të dyja pra:- ”Fuqia politike dhe filozofia nuk bëhen një, deri atëherë nuk do të ndalen fatkeqësitë jo vetëm per shtetet, por as për fisin njerëzor”
– Platoni-
Foto: Në qoftë se në shtete filozofët nuk bëhen mbretër ose në qoftë se mbretërit dhe pushtetmbajtësit e tashëm nuk bëhen filozofë të vërtetë dhe të mirë , e në qoftë se të dyja : </p><br /><br />
<p>- ''Fuqia politike dhe filozofia nuk bëhen një ,deri atëherë nuk do të ndalen fatkeqësitë jo vetëm per shtet, por as për fisin njerëzorë'' Platoni.

………..

“Zoti na ka dhene 2 veshe dhe nje goje, ne menyre qe te degjojme me shume dhe te flasim gjysmen e atyre qe themi zakonisht”

“Për me dasht, i krishteri duhet te veprojë si Zoti: të mos pres për me qen i dasht, por të doj ai vet i pari.”

Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, do jem përherë në zemrën tënde. Nëse më urren, do jem përherë në mendjen tënde.
– William Shekspir-

…keshtuqë, un po të fus nji të injorume, dhe ti mbetesh me gisht në gojë, pa merituar aspak vëmendjen time…Ky quhet thjesht përçmim, që do të thotë se ti ke çmim shumë të ulët si frymor…
-alban guri-

“Kur Njeriut t’i mungoje Zemra nuk asht ma Njeri.” -At Zef Pllumi

-“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë”

-“Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen, zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin…!”

-“Ma mir djepi bosh se dreqi n`ta.”

-“Mos u ruaj nga hasmi, por nga miku i rremë.”

-”Vetem qeni e kafshon mikun ne shtepi te t`Zotit!”

-“Nji dru i shtrember prish gjith stiven.”… (imagjino te kesh qindra mijra drunj te shtrember, apo nje qeveri komplet te shtrember)

-“Nji grua e mir e ben te mir edhe burrin e lig. Nji grua e lig e ben te lig edhe burrin e mir.”

-“Burrin e ban gruja.”

-“Njerzit e lirë jan gati te vdesin vetem per te mos humbur lirine e tyre.”

”Do te vije nje dite kur njerezit do ndjehen thellesisht te lodhur per te degjuar ne lidhje me njeriun e do te qajne nga gezimi kur te degjojne t`u flitet atyre per Jezusin”- Shen Gjon Maria Vianey-

“Per lirine mund te flase vetem ai qe per ate ka dhene jeten.”

…………………..

NJE POPULL PA SHKRIMTARE DHE PA ARTISTE… !

Popujt maten me shkrimaterë e me artsitë, jo me Presidenta apo me kryeministra!
Ne Gjermani asokohe Gëthe thoshte: “Sot gjermanët diskutojnë se kush është më i madh, un apo Shileri !”… pra shkrimtarët e vërtetë duheshin, rivalizonin por mbi të gjithë qendronte GJERMANIA. Ndërsa në Shqiperine e regjimeve dhe ate tranzicjonale, otomane, relativiste, shkrimtarucet e vegjel, hajdutet e ideve, shohin se si t`u bejne gropen gjenive. Dhe populli therret: “Joooooooooooooooo, Kadareja eshte me i madhi…Eshte absolut…!”…Sepse populli s`di as shkrim as lexim. Jeton me borxhe dhe me pensjonet e qeverive, qe prodhojne shkrimtaruce me bordero`.
Ku do perplaset nje popull qe vret dhe mbulon me harrese shkrimtaret dhe artsitet e tij me te medhenj ?! Ku do perplaset nje popull qe vret gjenit e tij dhe krijon artificjalisht shkrimtare si Kadare&Co qe karrieren e kane filluar dhe vazhduar si agjente sherbimesh ne Moske e me tej…! Njerez qe kane perfituar nga rregjimet, qe kane qene te perkedhelurit e tyre dhe qe kur kane kritikuar ndonjeher, e kane bere ne emer te egoizmit te tyre te semure dhe te luftes brenda llojit, me ankthin per marre pushtet dhe podiume.
Ky popull shkon ne humnere. Ne humneren aktuale, ku drejtojne qyrravecet, injorantet, te dhunshmit, hajdutet, agjentet antishqiptare. Ky popull rrezikon te shuhet nga faqja e historise…sepse Ismail Kadare por edhe askush tjeter ne rrangje te tjera, nuk ka bere mea culpa.
Duke filluar me shkrimtaret e veriut, ne fakt te Shkodres, ne fakt katolike, ne fakt prifterinj katolike. Pastaj duke vazhduar me Kutelin e madh, Poradecin etj, etj, mund te themi se ne i kemi vrare poetet, shkrimtaret, artistet e vertete. Ata te veriut, te Shkodres, katoliket, prifterinjte, duke filluar qe me Fishten , Harapin, Shantojen, Zadejen, Palajn, Prennushin, Shllaket (te dy), Kurti, Sirdani etj,etj, kishin ngritur flamurin shqiptar, kishin bere te mundur ekzistencen e alfabetit shqip ne familjen e kombeve, kishin realizuar Pavaresine e Shqiperis nga Turqia mizore (jo nga Turqia simoter), por ne i vrame. Po keshtu me te tjeret, kapacitete dhe mendje te ndritura me te cilat do krenohej cdo komb i dheut, por edhe ata i vrame ose i poshteruam, i burgosem, i torturuam. Pastaj aty ku i ndryme neper burgje, i plaçkitem edhe nga prona e tyre e vetme, nga krijimtaria e tyre. Dhe keshtu krijuam retushues te spikatur, si Kadareja, i cili morri nje mal me doreshkrime nga ish-miku i tij Fecor Shehu, i cili ua kish grabitur ne burgje atyre qe torturonte e me pas vriste. Kete kasaphane nuk e beri Enver Hoxha. Kete tmerr dhe turp njeheresh nuk e beri nje njeri i vetem. Kete padenjesi historike e kemi bere ne te gjithe, un , ti, babai, gjyshi, daja, xhaxhai, tezja, gjyshja. Ne te gjithe, ne injorantet e sotem, bij dhe nipa te mostrave te djeshem. Po, po, kete faj nuk mund dhe nuk duhet ta mbaje mbi kurriz nje person i vetem, Enver Hoxha, sepse kjo eshte shume komode, por edhe shume mizore. Ne te gjithe ishim dhe jemi fajtore, sot njesoj si dje. Ne nuk i duam te talentuarit, artistet, shkrimtaret, sharmantet. Ne duam te lyrshmit, grykesit, provincjalet, arrivistet, krimbat, minjte e pushteteve, skuthet, hajdutet e ideve, plagjatoret. Ne duam Kadarene, qe vjedh e mbijeton me veprat e te tjereve. Ne duam dhe mbrojme modelin e atij qe te dhunon nenen dhe te poshteron baben, sepse kete kulture dhe mentalitet na la turqia. Ne duam Sali Berishen dhe te gjithe sojin e politikaneve qyrravece, qe per 20 vjet tranzicjon nuk gjeten dot nje fond per te vleresuar apo dekoruar artiste, shkrimtare apo mendimtare, apo per t`u dhene atyre pensjonin e merituar te dinjitetit, qe artistet dhe shkrimtaret te mos mbyllen neper shtepite e tyre per faktin se nuk kane para per te paguar kafen e tyre.
Ne artistet apo shkrimtaret i denigrojme, ua vjedhim pronen e tyre intelektuale, sepse jemi bij te se keqes. Sepse ne lexojme Kadarene. Sepse ne votojme Sali Berishen. Te dy mostra. Te dy ish-agjente antishqiptare. Te dy ish-funksjonare te larte te asaj aprtie kuçeder, qe shkaterroi eliten dhe ngriti ne kateder e ne podium krimbat, hajdutet, meskinet, provincjalet, karrieristet, militantet e partise.
Ky eshte turpi jon i madh. Qeveritaret e sotem nuk hedhin nje pese leksh per kulturen apo per artin. Kadareja ne maje, pa merite, per konjukture, per nomenklature. Pas tij, pas te “vetmit shkrimtar” shqiptar, me njemije skelete ne dollap, rri i gjithe sistemi yne i shemtuar, i cili vrau dhe poshteroi gjithe eliten tone kombetare. Kjo e gjitha eshte mesjetare, bizantine, otomane. Kjo situate, nuk ka lidhje me Francen qe paturpsisht mban dhe mbron nje krimb si Kadareja. Kjo situate nuk ka lidhje me Europen dhe me Naton qe bashkepunon dhe mban maje plehut nje pleh kooperative si Berisha. Kjo situate nuk lidhje me qyteterimin, qe kur ne kete vend eshte me i rendesishem kamerieri (spiun dhe pederast), roja (rrugaç dhe analfabet) dhe polici katunar dhe militant partie, se shkrimtari apo artisti.
Nje popull qe nuk ka respekt dhe para per artistet e per shkrimtaret e tij, eshte nje grumbull krimbash te destinuar te zvarriten deri sa nje kembe e dhunshme t`i shtype me percmim !
Sot ne Shqiperi, nuk disktutohet me se kush shkrimtar apo artist eshte me i madh se tjetri, sepse konkurset dhe garat jane me qark te mbyllur, brenda te njejtit lloj…dhe gjithmone me pes lek, me cmime qesharake, mbijetese.
Ne kete vend, disktuohet se kush e ka me te bukur makinen, i biri i kryeministrit, apo Jari qe ka 20 vrasje mbi kurriz.
Ky eshte vendi per te cilin ne te gjithe jemi fajtore, un i pari, por me shume se une, jane fajtore Kadareja dhe Berisha, qe e ndertuan kete sistem dhe e mbrojne ende sot me fanatizem, ne menyre qe te gjelberoje vetem fija e barit te tyre, si gjithmone keto 500 vjetet e fundit, brenda oborreve te sulltaneve.
Ne shkrimtaret dhe artistet i vrasim. Cubat dhe bukeshkalet e provinces i votojme e i duartrokasim, u shkojme mbarapa si lakej ! Prandaj jemi vetem nje hap nga gremina, 50 cm !
Cifutet midis se mires dhe se keqes, preferuan te keqen, zgjodhen te shpetonin Baraben. Per Jezusin thane: “Kryqezojeni! Kryqezojeni !”. Edhe ne, njesoj si ata, u bejme lapidare Azemit me shoke, Tanit te Topit, apo trimave qe bien ne kanal rrugve te fshatit e vdesin per rivalitete te pista mes tyre. Kurse heronjte, artistet, shkrimtaret, i burgosim, i poshterojme, i gjunjezojme, i shtrengojme ne kufijte e mbijetes e te urise, ose i vrasim. Vasillaq Vangjeli, kryeartisti i qytetit tone, vdiq si kamerier ne lokalin biruce qe kishte hapur ne apartamentin e tij, per te mbijetuar. Po. Ne, artistet i gjunjezojme, i injorojme, i dhunojme, i vjedhim e i plackisim nga prona e tyre e vetme, nga krijimtaria e tyre. Kete e bejme sepse jemi ziliqare te vegjel si çifutet, miqte e Barabes. Nje pjese e jona jane trashegimtare te Kainit, ziliqar e vrases. Por e bejme edhe pse shume prej nesh jane bij e nipa te hordhive turko-otomane, qe dhe ata, kur erdhen ketyre aneve, problemin me te madh e kishin me artin dhe e kulturen vendase. Asaj i rane me shpate, kultures, para se te prisnin kokat e races shqiptare.
Po, po, ketyre njerezve ua ka fajin arti dhe letersia, sepse nuk e duan, sepse nuk e kuptojne. Arti dhe Letersia u tregojne atyre pasqyren, ku ata shihen dhe kuptojne se jane tejet te shemtuar, prandaj i kundervihen ketyre shprehjeve estetike shpirterore. Keta Artin dhe Letersine gati-gati e urrejne.
Popujt, ne te gjithe boten, maten mes tyre per nga arti qe prodhojne dhe qe u mbetet ose jo trashegim shekujve. Pra popujt maten me shkrimaterë e me artsitë, jo me Presidenta apo me kryeministra!

Kam frike se me kete nenprodukt njerezor qe na rrethon, do asistonim edhe shkatërrimin ketij arti.

Një mendim mbi “SHPREHJE TE MOCME

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s