ALBANOPOLI, “KRYEQYTETI I HUMBUR”

“Kryeqyteti i Humbur”, ALBANOPOLI!

U botua nje liber ne gusht te vitit qe shkoi, 2011. Nje liber i eklipsuar, i anashkaluar publikisht, por ne fakt shqetesues per te gjitha falangat dominuese te antishqiptarise, te anti-albanologjise.

Cfare  fsheh ky Liber ?!

Ky liber nuk fsheh por tregon, ne menyre hermetike, ato qe ketu do t`i them me shkoqur. Flet per qyteterimin e humbur alban, per qytetin e humbur e misterioz, kryeqendren e albaneve, ALBANOPOLIN.

Librin e gjeni tek Faqja qendrore “Kategorite e Mendimit”, ndersa ketu me poshte, po detajoj tezen time mbi ate qe ishte, qe nuk eshte me, por qe ruhet ende i fshehur ne ndergjegjen e kohes, te nentokes tiranase, e po ashtu ne zemren time.

………..

Qyteti i humbur, i prishur, i shkaterruar, per te cilin nuk flitet, nuk peshperitet, nuk hulumtohet, nuk financohet asnje qindarke, do na shfaqet pas ketij rrefimi.

……………………..

MISTERE-ZBULIME:

Jo rastesisht, me 11 shkurt 1920 ne Lushnje, u shpall Tirana kryeqytet.

Poema ALBANOPOLI, pjese e Librit ne fjale, pershkruan ne menyre hermetike, te gjithe studimin shkencor dhe te vertetat qe kane lidhje me kete teme. Po ashtu edhe kapitujt e prozes brenda ketij Libri, na rrefejne ne disa menyra, origjinen dhe dinamiken e zhvillimeve ne territoret albane… per me tej, lexoni Librin ne atach.

alban guri-ALBANOPOLI – libri i fundit

…………..

ALBANOPOLI “Qyteti i Humbur”

Cfare  fsheh ky Liber ?!

Ky liber nuk fsheh por tregon, ne menyre hermetike, ato qe ketu do t`i them me shkoqur. Flet per qyteterimin e humbur alban, per qytetin e humbur e misterioz, kryeqendren e albaneve, ALBANOPOLIN.

Qyteti i humbur, i prishur, i shkaterruar, per te cilin nuk flitet, nuk peshperitet, nuk hulumtohet, nuk financohet asnje qindarke, do na shfaqet pas ketij rrefimi.

Nje vel i dendur  e i erret misteri kerkon te mbuloje historine, njesoj si me piramidat ne Egjipt, apo me piramidat ilire ne Bosnjen e sotme, per te cilat flitet me shume zorr, gati aspak.

Fjala eshte per nje Qyetet, per nje Kryeqyetet te koheve antike, per Qytetin qe Dua, per Albanopolin. Po po, behet fjale per kryeqytetin e humbur, Albanopolin, te cilin tani e quajne “Tirane”, si tiranet qe e prishen, qe e shkaterruan si Trojen.

Po perse kjo?!

Vetem kur te germojme, seriozisht, me qellime te mira e objektive, do te gjejme provat e asaj qe po themi. Aty poshte nen rrenoja do gjejme duart, shpatat, monedhat, gjerdanet, zbukurimet dhe kafkat e atyre qe e prishen. Sepse bashke me qytetrimin, balta e shekujve ka mbuluar edhe vitkimat e sulmuesve, te shkaterruesve, sepse nuk ka dhe nuk ka patur kurre lufte pa viktima. Viktima nga te dyja palet, nga vendsit e sulmuar por edhe nga sulmuesit vandale.

Qyteti ne fakt duket dhe eshte i teri i eksplorueshem, gjithmone nese perpiqemi ta nxjerrim ne drite.

I mbeshtetur ne kembet e malit te Dajtit, i cili i qendron pas shpine, si per ta mbrojtur nga ererat e forta dhe armiqte e stepave te lindjes, po ashtu hapet dhe akomodohet drejt nje fushe te gjere 16 mije ne drejtimin jug-veri dhe 4 milje ne drejtimin lindje-perendim. I ndertuar ne fushe, ne nje fushe te begate, me malin pas shpine si mburoje, prej te cilit rrjedhin 3 lumenj te bollshem qe e pershkojne tej per tej, i rrethuar me kodra  qe e lejojne te vrojtoje ne distance te larget por te mos vrojtohet, karakteristike kjo e qyteteve te lashta ilire (te gjitha te ndertuara nder male, si: Amantia, Kaonia, Bylisi, Antigonea, Finiqi, Argjirokastro, Antipatrea, Skodra, Lisusi, Kroia etj), me afersi dalje ne det, prej te cilit merr te gjithe freskine dhe puhizat admiruese me jod, Albanopoli ofronte jete te begate per vegjetacjonin e shumellojshem qe e hijeshonte, e  si pasoje edhe per njerezit qe banonin aty. Njihet per klimen mitike , te bute, si ne vere ashtu edhe ne dimer, ku çelin nje pafundesi lulesh, pemesh e frutash, gati te gjithe frutoret e tokes siedhe perimet.

Njerezit qe e zgjodhen kete vendbanim ishin mbartesit e dijeve dhe te mistereve te medha. Ishin perfaqesuesit me ekselente te qyeterimit ilir. E ndertuan qytetin etyre te endrrave ne vendin me te begate ndoshta te kohes, te asaj kohe kur rivalizonin kulturat helene, ilire e ajo rromake. E po ta imagjinojme nje moment, kjo ndodhte ne nje hapesire gjeografike shume te ngushte, shume te afert per ta perballuar trysnine qe i shkaktonin keto qyteterime njeri-tjetrit.

Nje fushe e gjere dhe e blerte, mali pas shpine, kodrat perreth, 3 lumenj qe e pershkonin, deti ne afersi me rreze shikimi, me klime te mrekullueshme dimer-vere. Ishin njerez te arte, ne mendje  e ne vepra albanet. Ndertues, gurgdhendes, drupunues, artizane, artiste, gaztore, njerez te bute, te dashur, tregtare.

Aty u zhvilluan te gjitha artet e kohes, sepse gjithmone qendrat e medha pasurohen me dije e me art, prej forces se madhe te individeve krijues, prej ideve te shumllojshme dhe sidomos prej forces se madhe blerese, pra pasurise qe zoteronin.

Si mund te konsiderohej prej rivaleve kjo qender qe jetonte e zhvillohej mes lindjes e perendimit, mes Athines e Romes…?!

Jetonte me hare, gezim dhe shperfillje. Me te njejtin stil qe i karakterizon edhe sot banoret e hershem te tij, te cilet konsiderohen si njerez te bute, njerez te artit, te qefit e argetues.

Kjo na deshmohet edhe sot, pavarsisht heshtjes se imponuar dhe territ informativ. I lakmuar nga te gjithe, dje dhe sot, nga barbare e te qytetruar, Albanopoli na flet ne heshtje.

I projektuar perseri si kryeqyetet, mbas mijra vjetesh, ai joshi pa mase , jo rastesisht, italianet e mendimit fashist (babai i te cilit ishte Benedetto Croce) te viteve 30-40-te, te cilet hartuan projekte, filluan ndertimet prestigjoze qe ende sot ngrihen mbi kete territor, dhe çelen fonde marramendese  qe nuk mund te justifikoheshin me asgje tjeter perveç se me faktin se do rindertohej nje qyteterim i humbur.

Jo rastesisht u shpall kryeqytet ne 11 shkurt te 1920 ne Kongresin e Lushnjes. Perse Tirana kryeqytet?! Vertet vetem nga vendndodhja ?! E pra, nese vendndodhja merret si shkak kryesor per percaktimin e Tiranes si kryeqyteti i gjithe shqiptarve, per pozicjonin e tij gjeografik, ateher perse nuk paska pas qene i preferuar edhe atehere, ne antikitet, po kjo fushe, po vendbanim i bukur, me po kete pozite gjeografike strategjike e klimatike?! Jo pra, nuk eshte rastesi. Aspak!

Padashje, koha moderne, nxorri ne drite mure te trashe me gure te medhenj, ne mes te qytetit  (territori rreth kalase mesjetare ne qender te qytetit) te cilet datojne shek II-III para Krishtit. Po ashtu koha zbuloi mozaike te nje stili krejt te vecante per ate kohe antike, te begate e te mistershme, art qe u zhvillua vetem ne territoret ilire, te cilet zbukuronin shtepite e medha dhe pallatet e banoreve dinjitoze, karakteristike kjo e nje niveli te larte jetese aristokrate. Koha gjithashtu na tregoi se varret Monumentale te gjetura ne Zgerdhesh, jane pjese e Albanopolit, por sikurse gjithmone varrezat kane qene vendosur ne periferi te qyeteteve, ashtu edhe ne kete rast, behet fjale per periferine e kryeqytetit te albaneve, per pjesen e varrezave e jo per qendren e tij, siç trumbetojne demagoget dembele te shkolles dogmatike soc-realiste. Edhe lartesia dhe madheshtia artistike e ketyre varreve Monumentale na tregon qarte dhe thjesht per rendesine dhe shkelqimin e kryeqytetit te humbur. Keto varre Monumentale nuk jane shume larg qendres se “Tiranes se tiranizuar nga tiranet”, sepse Zgerdheshi, prane te cilit ndodhet edhe nje keshtjelle-fortese (pra si pjese periferike mbrojtese e Kryeqytetit), gjendet ne mes te gjatesise ajrore mes Krujes e Tiranes.

Siç u permend me lart, albanet ishin te mençur dhe kodrat qe kishin rreth e rrotull qytetit te tyre, i shfrytezuan per te ndertuar pothuajse mbi te gjitha ato, keshtjella-fortifikuese, rreth 13 te tilla, te cilat sherbenin per te vrojtuar e mbrojtur ne rast sulmi Kryeqytetin e tyre, Albanopolin. Ato jane edhe sot, po aty. Diku te rrenuara por te dukshme e diku te shndetshme, gati funksjonuese.

Ata qe shkaterruan qytetin harruan te zhduknin te gjitha gjurmet e tij… ose thjesht nuk munden. Albanopoli pra, qe do te thote Qyteti i Albaneve, na flet me nje linguazh krejt anakronik, krejt te vetin, siç ndodh ne fakt per çdo qytetrim te spikatur e te veçante ne llojin e vet.

Mbi keto keshtjella dhe perreth tyre, kemi gjetur varre e relike, ku deshmohet rrangu i larte i personaliteteve te varrosur ne to, per nga zbukurimet apo sendet personale qe shoqerojne te vdekurin.

Te gjitha keto ekspoze`, keto fakte dhe jo trillime, pra

-kushtet klimatike;

-vendasit (albanet) te njohur e te shquar si ndertues e artizane, plus njerez te bute e te mençur;

-muret e pakeqkuptueshem mbi antikitetin dhe veçorine e tyre;

-mozaiket, varret;

-emertimi me domethenjen e tij shume shteruese: “Tirane si tiranet qe shkaterrojne dhe prishin”;

te gjitha keto, na deshmojne ALBANOPOLIN.

…………….

Lakmia, po po, lakmia, e djeshme dhe e sotme e shkaterroi Kryeqytetin e Ilirise qendrore. Shkaku qendron tek te gjitha elementet e shkelqyera qe ai ofron, si nga pikpamja klimatike, ashtu edhe nga ajo gjeo-strategjike, midis lindjes dhe perendimit, afer detit, ne rreze te malit, rrethuar me kodra, ku rriten te gjitha frutat e botes, ku shkelqen dielli mbi 300 dite ne vit.

Ardhja e Luigi MariaUgolinit (njohesit me te mire te qyteterimive te humbura), Brasinit, Musolinit me fonde te pakursyera te marra nga buxheti i perandorise ambicjoze te kohes, e bejne te besueshem e te lakmueshem ende sot.

Perse nuk u zgjodh nje vend tjeter per te hedhur gjithe ato para ne nje fushe me balte (sepse keshtu e kane etiketuar kete qytet shume prej ardhacakeve kembezbathur e te uritur te dekadave te fundit)?! Po ja per shembull Shkodra, e perzgjedhura e venecjaneve, qe tek e fundit ka qene kryeqendra e Ilirise per disa kohe (nuk kuptohet qarte), perse nuk u zgjedh ajo per kete mega-investim prej vete italianeve?! Po Durresi, po Fieri, po Vlora…qyetete edhe keto qe qendrojne ne fushe dhe prane detit, pra te pershtatshme po ta marrim thjesht nga pikpamja gjeografike e klimatike?!

Jo pra, nuk mund te ndodhte ndryshe. Sepse te gjithe ketyre qyteteve u mungonte ndonje element te cilin e perfshinte vetem Albanopoli.

I sulmuar , i sabotuar, i presuar nga “miq” e armiq, nga fqinje dhe “aleate”, Albanopoli me tregon ende sot, mua Albanit, trashegimtarit te rastesishem te albaneve, me gjuhen e tij te mistershme, te gjitha te fshehtat qe jane ketu rreth nesh, poshte nesh, nder baltrat e “Tiranes se tiranizuar nga tiranet”.

Po flasim per nje Kryeqytet antik, te nje fisi antik shume te qyteteruar (jo me prejardhje nga shpellat), shume te permendur, qe ndertonte rreth vetes nje zinxhir fortesash mbrojtese per t`u ruajtur, karakteristike kjo vetem e qyteterimeve te medhenj… por qe sot rezulton i humbur si ne eter, si ne nje nate magjike.

Asgje me shume, asgje me pak. “Hulumtuesit-arkeologe” te djeshem e te sotem, disa medioker qe mbijetuan me shkollen e dikatatures si oficere sherbimesh e jo si studjues apo njohes, kacavjerres pushtetesh dhe manipulatore politike qe peshojne 2 grosh, njerez qe u rriten ne kurriz te asaj çfare la mbrapa i madhi Luigi Maria Ugolini, i cili e luste thone Musolinin ne gjunje per t`i dhene fondet per ekspediten e famshme matane detit, sepse do zbulonte dhe do rindertonte nje qyeteterim te humbur por shume te vlefshem… ndoshta “Nenen” e Romes se vjeter, ndoshta “Romen” e Re te Lindjes.

Qyeteti i qyteteve, qe jo rralle u mposht e u shkaterrua nga barabaret gjate shekujve, e sidomos gjate dekadave te fundit, qendron nen kembet tona, i heshtur, i mistershem, i mrekullueshem.

Rojtaret e zellshem te se keqes,vazhdojne ta godasin e ta demtojne edhe aty ku eshte nen rrenoja, duke dashur te ndertojne pallatet e tyre te shemtuar, ne emer te parase, kunder kultures dhe shkelqimit te vet qyteterimit.

Keto jane fakte, jo hipoteza ! Eshte çeshtje shkolle dhe leximi qe u behen gjerave…

Vazhdon sakaq i njejti mister i cili na sqaron perfundimisht edhe humbjen e luftes se Gjergj Kastriotit me osmanet, sepse keta trashegimtare (albanët-arbërit), te ketij qyteterimi, te forte , te pashem, te mistershem, ne kurajon dhe fuqine e tyre, deshmonin se ishin te denje per t`u cilesuar si kryerraca e rracave europjane, si kryeluftetare dhe kryeprinca, nder princa e mbreter europjane.

Dhe kete cilesim nuk e beja un, as gjysherit e mi, te cilit do akuzoheshin publikisht per konflikt interesi me kete etiketim, por e bente vete Papa Piu II, i cili, duke njohur te gjitha cilesite qe u lartpermenden, me nje Dekret te Posaçem, i ve shqiptaret ne krye te te gjitha ushtrive europjane per te mposhtur e zbrapsur osmanet. Madje u nis edhe ai vetë nga Roma, me nje numer te konsiderueshem Kaloresish Kryqtarë, për te kaluar Adriatikun e per t`u vene ne krye te te gjithe asaj qe konsiderohej si mbrojtja e Europes nga osmanet. Kjo e gjitha, per karakteristikat e rralla genetike, antropologjike e shpirterore, per superioritetin qe albanet pasqyronin ne ato kohe, ne krahasim me rracat e tjera europjane. Por faktkeqsisht, Papa Piu II nderroi jete ne brigjet e Ankones me 14 gusht 1464. Te gjithe e sabotuan Papen ne idene e tij per te mbrojtur Europen nga osmanet. Ishin kohet kur venecjanet flirtonin me turqit, per interesa monetare e ndarje tregjesh… dhe princat europjane grindeshin e luftonin me njeri-tjetrin tek dera e shtepise, gati-gati njesoj si sot.

Edhe njehere u perserit zilia…! Gjergj Kastrioti me albanet, trashegimtaret e Ilireve, shkaktuan perseri zili e lakmi, sepse pas mbarimit te kesaj lufte me osmanet, qe i shihte ata (albanet) si protagoniste e kryeluftetare, do t`u jepte atyre primatin historik te pandalshem ne tryezen e popujve te Europes por edhe ne makinen historike te kohes. Princat europjane, me perjashtime te vogla, edhe pse Papa Piu II e shpalli Dekretin tij per Kryqezaten e kryesuar nga shqiptaret me Gjergj Kastriotin ne krye kunder okupatoreve osmane, e sabotuan Kryeprincin e Kastrioteve, Kryeprincin e Albaneve.

-nje shpjegim i nevojshem per te krijuar lidhjen historike, kulturore, antropologjike, shkaqet dhe pasojat, menyren e te menduarit te asaj kohe:

Kjo ndodhi sepse Papa kish zgjedhur si aleat nje hero gati mitologjik, por qe ishte njeri i gjalle, nje burre me “B” te madhe. Ndodhi sepse princave e mbreterve ziliqare europjane po u imponohej detyrimi per te respektuar nje Princ perfaqsues te nje populli qe ata kishin dashur gjithmone ta eleminonin ose ta poshteronin ne shekuj. Keta princa e mbreter perverse europjane, nuk iu bashkuan thirrjes se Papa Piu-t II, sepse ne fakt kishin filluar te organizoheshin ne forma te tjera, pikerisht kunder tij, kunder vet Papes, kunder moralit dhe fese, kunder vete identitetit te tyre europjan e te krishtere. Ky ishte absurditeti i asaj kohe, qe filloi gjoja per t`iu shmangur luftrave dhe inateve mesjetare brenda fiseve, brenda principatave, per interesa meskine shume te ngushta pushteti, lufte kjo qe zhvillohej mes princave dhe mbreterve europjane. Keta pra, “rilindasit” e keshtuquajtur  europjane, qe kishin kuptuar se u duhej dhene fund gjakderdhjeve mes tyre, tashme po orjentoheshin drejt qefeve, artit dhe orgjive. Natyrisht, keta lloj princash dhe mbreterish “rilindas” , ne “modernitetin” e tyre, do ktheheshin kunder moralit, kunder identitetit te forte europjan, edhe kunder vete Papes qe i ftonte ne nje kryqezate kunder osmaneve. Thelbi i tyre, i “rilindasve” europjane ishte relativizmi dhe antimoralizmi, antiklerikalizmi qe u ishte imponuar dhunshem ne shekujt e fundit, e per kete arsye ata refuzonin çdo model apo propozim qe u vinte nga Selia e Shenjte. Bashke me barin e thate po digjnin edhe te njomin, siç thote urtia shqiptare. Cdo gje behej dhe thuhej kunder Papes, e natyrisht kunder moralit te krishtere e kunder ideve te forta europjaniste. Ne kete kendveshtrim, keta princa e mbreter qyfyrexhinj, perverse dhe amorale, nuk mund t`i pergjigjeshin thirrjes gulçuese shpirterore te Papes se aso kohe, per t`i ardhur ne ndihme ketyre burrav e grave shqiptare, per t`u vene ne sherbim te çeshtjes europjane, nen komanden e Kryeprincit legjendar Gjergj Kastriotit.

Pra, ne kushtet e konvertimit drejt qefeve dhe orgjive, ne kushtet e relativizmit total i cili vazhdon ende sot, princat dhe mbreterit europjane, bojkotuan thirrjen e Papes, sabotuan ndihmen ndaj shqiptareve qe kishin 20 vjet qe luftonin me turkun, e si rrjedhoje paten kenaqesine te shihnin osmanet tek sulmonin, digjnin  e prisnin trupa shqiptaresh, qytetet dhe artin e tyre. Kjo edhe me shpresen e tyre tashme te rrenjosur antiklerikale, qe osmanet, te ndihmuar edhe nga greket e serbet (te tjere aleate kunder pushtetit te Selise se Shenjte), pasi te gjunjezonin e rrenonin shqiptaret, te sulmonin e te rrenonin edhe Romen. Kjo ishte fryma ziliqare, kontroverse, perverse e shumices se princeve dhe mbreterve te asaj kohe ne Europe. Per kete arsye Papa Piu II vdiq nga deshperimi. Gjergj Kastriotit po ashtu nga deshperimi dhe vetmia, iu shfaq nje semundje nga ato qe te rrenojne shpirtin e me pas trupin… dhe ne fund shqiptaret (albanet) humben perseri betejen me vandalet, me barbaret…, si dikur ne kohrat ilire. Sot vazhdon e njejta gjendje. Vazhdon e njejta fryme ziliqare e qarqeve relativiste dhe perverse europjane, ne aleance me kedo, edhe me turqit, edhe me vete dreqin, vetem per te mos njohur ne asnje menyre dinjitetin dhe perpjekjet e popullit me te vjeter e me te kulturuar te Europes, perpjekjet dhe dinjitetin e shqiptareve.

Ky qendrim ne fakt pasqyrohet qarte qe tek mekati origjinal, prej edhe nga vjen. Eshte i njejti qendrim qe mban Luciferi kunder Atit te Tij Krijues. Zilia, smira, rivaliteti qe çon deri ne degjenerim, deri ne perversjon, deri ne perballje.

Kjo analize historike, sociologjike, antropologjike e kulturore, na tregon çelsin qe hap apo zberthen te gjitha misteret mbi renjen dhe shkaterrimin e qyterimit iliro-shqiptar, i cili per inat te rivaleve te tij, eshte thjesht i fshehur diku nga pluhuri i kohes por jo i zhdukur.

Keshtu pra, zilia…lakmia, na mban edhe sot ende peng ne morsen e saj… Por faktet flasin vete sepse koha ka dhe do kete kurdohere suprizat e veta, duke na vertetuar se pikerisht ajo, Koha, qendron mbi çdo rreng e prapaskene, mbi çdo trill e pabesi. Koha na deshmon se pikerisht ajo eshte Mesuesi me i Madh !

Midis Athines dhe Romes, sot edhe Beogradi, ky qyeterim dhe keta njerez te virtytshem  (jo kta te sotmit e shperfytyruar), albanet, kane shkaktuar gjithmone bezdi, zili dhe lakmi nder shekuj.

Por e verteta dhe Qyteterimi qendrojne gjithmone permbi ne !

Një mendim mbi “ALBANOPOLI, “KRYEQYTETI I HUMBUR”

  1. -Nder te gjithe qytetet tona antike, do te veçoja ORIKUN e vjeter trimij vjeçar, ne mos me shume ( e kush e di ta percaktoje?!). Qytet buze detit, ku çelin lule ne çdo stine te vitit, i gdhendur ne shkemb, ne mal, me karakteristika krejtesisht te veçanta, aqsa Petra (Jordani) apo Derikuyu (Turqi) do mbeteshin te lena pas dore nese bota e katedrave apo e turizmit do t`i kthente syte nga gjiri me misterioz dhe me i pasur me histori, gjiri i ORIKUMIT, gjiri i Karaburunit, gjiri i Vlores.

    Trutharet mendojne se Vlora u shpall ashtu kot kryeqytet. Ata rreken te ndertojne versjone trutharesh, diletantesh, mendjelehtesh. Por jo, Vlora ne fakt, prej shume e shume arsyeve, e mbi te gjitha, prej ORIKUT te vjeter antik, qe s`ka te krahasuar me asnje qytet tjeter ne bote, ishte dhe mbetet nje kryeqender prestigjoze, elitare, krenare, pavarsisht banoreve te dyndur aty ne shekuj, te cilet shpesh here lene mjaft per te desheruar.

    Vlora dhe ORIKU jane nje. Jane prova me antike e qyteterimit tone.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s