SEKRETI I MISTERIT TE JETGJATESISE, UJI !

SEKRETI I MISTERIT TE JETGJATESISE, UJI !

Ne jemi 80% uje. Plus 20% mish e kocka, e pastaj shpirt (per ata qe kane shpirt). Po çfarë uji pimë ne shqiptarët?!Më fatlumet prej nesh, pinë uj mali, uj burimi. Zakonisht këto janë burime te vjetra, te lashta, antike, qindra-mijra vjecare, te cilat burojne nga thellesi te paidentifikuara mirë, por të tilla, që ne, me siguri shkencore e dime se jane burime që kalojne neper shtresa vullkanike, pra te pasura me elemente minerare e kripera. Prova per kete pohim eshte studimi i cilesise se ujit neper laburatore te specjalizuara. Prej andej nga burojne dhe aty ku kalojne, keto sasi uji te çmuara e te vyera, me te çmuara se diamanti, pasurohen me minerale e me kripera, si rralle kund rreth e perqark Globit Tokesor. Keto jane: uji i Bjeshkeve tona, uji i maleve te Pukes, i maleve te Krujes, i maleve te Tiranes, Dajtit, malit me Gropa, Shen Mris e Shen Gjergjit, uji i maleve te Laberise, uji qe del tek burimi i Ujit te Ftohte ne Tepelene, uji i Ftohte ne Vlore, po ashtu uji i maleve te Lunxherise dhe uji i Syrit te Kalter, Bistrica. Kemi ujra te pazakonta, te rralla fort per nga vetite pastruese, purifikuese, sheruese dhe ushqyese, po ashtu edhe tretese, jane emblema me domethenese per te shpjeguar bukurine dhe shendetin e rraces se ketyre zonave gjate mijvjeçareve, per vet faktin, se keta banore kane perfituar direkt nga keto burime, ende pa u ndotur nga mekanizmat e shoqerise se shekullit te fundit, shoqerise moderne. Po, jam i bindur, se keto ujra qe permenda jane te pakrahasueshme ne nivel boteror. Po, un e di mire, me eksperiencen time personale se vetite e ketyre ujrave na bejne te perdorim ate shprehjen e famshme “Ky uj te shton jetën!”.

Por duhet te kemi kujdes, shume kujdes! Kete vlersim maksimal qe bejme per ujin tone, mund ta themi vetem kur kete uje arrijme ta pime direkt tek burimi. Pertej ketij momenti, ky ujë deformohet ne aftesine, vetite dhe cilesite e tij. E kam fjalen per rastin kur kete e uje e marrim me bidona ose me fuçi dhe e depozitojme: ne shtepi, neper bare, neper kazane , autobote apo shishe dhe bidona plastike.Pra, me pak fjale, fatlumet qe sot mund te perdorin ujin e ketyre burimeve direkt tek gryka e e malit, sot jane shume pak. Pjesa tjeter e popullsise, ajo e qyteteve, qytezave dhe shume e shume fshatrave, eshte e ekspozuar ndaj nje cilesie uji krejt tjeter. Uji qe ne perdorim sot, eshte shkaku i 80% te semundjeve te te cilave ne jemi bartes. Kjo qe thash me lart, eshte çertifikuar nga ekipe studjuesish, shkencetaresh e mjekesh te Bashkimit Europjan dhe SHBA-ve. Pjesen tjeter te dëmit mbi shendetin tonë, e luan ajri i keq dhe ushqimi i keq, dmth 20%-shi tjeter i semundjeve tona. Duke perjashtuar ketu ato gjenetike. I piset dhe i ndotur me mbetje super te demshme, eshte edhe uji i ambalazhuar me materjale plastike ose me plastifikues kancerogjen. Shkencëtarët sot dëshmojnë pa frikë dhe me autoritet mbresëlënës, se tek e fundit, midis njërit dëm dhe dëmit tjetër që pësojmë nga llojet e ujrave që pimë, do ishte më mirë të pinim ujin e baltosur, ate me llum e me klor te rubinetave, se sa ujin e ekspozuar ndaj proceseve kancerogjene të cilat prodhohen nga materjalet plastike ku mbyllet dhe tregtohet ky ujë.
Më shkoqur duhet thene se:

1-Materjali plastik i paçertifikuar dhe shpeshherë kancerogjen;
2-Rrezet e diellit apo të dritës;
3-Temperaturat e larta;
4-dhe më kryesorja, uji i mbyllur, që do të thotë ujë i paoksigjenuar, ne mungesë kontakti të vazhdueshëm me ajrin dhe natyrën prej te cileve rri i gjalle dhe pasurohet, me elementet e gjalle te jetes, ben qe ky uje te humbase brenda 2-3 ditëve vetitë e tij, për të cilat folëm më lart.

Ai ndoshta mbushet i pastër (por ne nuk e dime me saktesi kete gje) dhe e përsërisim, ka veti të rralla e të çmuara uji i burimeve tona, ne nivel Boteror, vetem se rruges, gjate ambalazhimit industrial dhe pas tij, uji ndotet me substancat qe leshohen nga prodhimi industrial, nga tubacjonet e sotme (qe nuk jane realisht me cilesine e atyre te kohes se Egjiptit, Mayave dhe Romes se lashte), po ashtu edhe nga degradimi i shkaktuar prej reaksjonit te ujit me driten, me enën plastike ku uji mbyllet. Egjyptjanet e lashte jetonin gjate e ishin te forte, sepse i jepnin shume rendesi ujit, duke e filtruar ate me gjethe palme etj. Mayat e vjeter, po ashtu i jepnin shume rendsi ujit te pijshem. Rromaket e vjeter, edhe ata, dhane proven e ndjeshmerise se madhe ndaj rendesise qe kish uji ne jeten e tyre. Ata, rromaket ndertonin kilometra te tera akueduktesh, me sisteme shume te rrafinuara filtrimi, per ta persosur sa me mire cilesine e ujit qe pinin, sepse kishin kuptuar perberjen e sakte te qenjes njerezore: 80% uje. Roma rriti djem te forte e vajza te bukura dhe pushtoi me kulture e me shpate gjithe boten e qyteruar. Djemte dhe vajzat helene, po ashtu edhe ata te rraces Ilire, ujin e merrnin njesoj si tani, ne cilesi shume te paster, direkt nga burimi. Ky uje ishte dhe eshte ende dhurate e Zotit, por problemi qendron se ai ndotet rruges. Dhe kjo ndotje na shkakton 80% te semundjeve, siç deshmojne studimet me prestigjoze ne nivel katedrash nderkombetare. Po ashtu, uji i keq, na shkurton dhe na prish cilesine e jetes me 70% te koefiçientit. Na prish humorin, tretjen, rezistencën fizike, imunitetin, virilitetin (aftësinë seksuale), shikimin, dhembët, e sidomos veshkat dhe kanalet urinare e ato tretëse si pankreasin, stomakun, shpretken dhe mëlçine. Mbi të gjitha, uji i keq, dëmton, pra ul me 40%-50% aftësinë tonë seksuale.
Nje studim prestigjoz ne nivele nderkombetare, saktesoi pak kohe me pare, se banoret e Amerikës se Veriut, kane dhembë shumë te bukur, te bardhe e shume te fortë. aqsa të gjithë mendonin se amerikano-veriorët plus Kanadezët, vinin proteza fildishi apo porcelani ne goje. Por kjo nuk ishte e vertete. Amerikanet kane dhembe origjinale e super te shendetshem, burra e gra, te medhenj e te vegjel. Kjo u deshmua dhe u verifikua se vinte si pasoje e cilesise se ujit te pijshem qe ata perdorin prej disa dekadash, duke bere te percillet ende koncepti elitar i dhenjes rendesi te ujit.
Ne Columbia te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne qytetin e bazes me te madhe te Misioneve Hapesinore, tashmë eshte shpikur një mekanizëm i mrekullueshem i cili është i njohur botërisht me emërtimin: (…), i cili përbëhet nga 2 filtra që ndërveprojnë me njëri me tjetrin:

-Filtri i parë e filtron fillimisht ujin deri në ekstrem, pra ne nivelin 0,2 mikron, qe dmth, se bakteri me i vogel qe eshte 0,6 micron, asgjesohet automatikisht;
dhe pastaj

-Filtri i dytë, e pasuron ujin tonë tashmë të pastruar e të filtruar, me minerale që vijnë nga shtresa vullaknike, biologjike dhe natyrale, si gjethe pemësh dhe korja e arrës se kokosit. Ky sistem i gjithi, “nano impregnante tecnology” i jep atij çdo cilesi uji burimi qe del nga 1500 metra thellesi dhe lartesi malore.

Ky proçes ndodh me çdo lloj uji : burimi, pusi, rubineti.Kjo shpikje e re moderne dhe antike, përmirson jetën tone me 70-80% të koefiçientit te saj, dhe ndoshta mund te quhet sekreti misterioz i jetegjatesise. Un vete jam i bindur për kete mister te fshehur tek uji. Ky aparat, ka brenda tij gurë vullkanikë, pjesë karbonike, filtra të shumllojshëm, gjethe palmash, lekuren e arres se kokosit etj. Ju e vendosni kete aparat ne rubinetin tuaj kryesor dhe keni uje te rrjedhshem, te bollshem, te paster, te oksigjenuar, me shije, te shendetshem, gjithe diten.Sekreti misterioz i jetegjatesise eshte uji! Ai eshte 80% e jetes sone! Bashkimi Europjan ka financuar nje program sensibilizimi dhe kurimi, nepermjet Ujit qe del nga Rubinetat.

Ne fund fare, prova behet duke pare formen fizike. Mbas 6 muaj perdorimi te nje uji te shendetshem, jo te ambalazhuar, jo te vdekur, deri ne nje afat 1 vjecar, ju do te kuptoni se keni ardhur ne nje forme fizike te perkryer. Shendeti fizik dhe mendor i juaji matet tek forca per te perballuar sfidat e dites, duket tek dhembet, tek shikimi, duket tek aktiviteti juaj seksual. Nje mendje e shendoshe ka nevoje per nje trup te shendoshe. Aty matet cilesia e shendetit tuaj.
Nuk ka nevoje fare per dieta apo receta ushqimi te kontrolluara, per leng molle, leng karrote apo leng limoni me çikore…etj,etj.
Uji eshte ajo lende magjike, qe tret çdo gje dhe na pastron nga çdo gje…edhe kur kjo eshte e akumuluar ne dekada ne shtresat e trupit tone. Uji i mire dhe i gjalle, pra jo i ambalazhuar, jo i vdekur,  arrin te pastroje e te sheroje edhe te alkolizuarit apo te droguarit. Uji dhe ajri i paster.
Shume e rendesishme te kujtojme se uji i keq, ul deri ne 40-50% aktivitetin seksual te njeriut, ndersa uji i shendetshem e rrit ate deri ne 90% edhe atehere kur mosha apo faktore te tjere luajne rrol negativ.

Një mendim mbi “SEKRETI I MISTERIT TE JETGJATESISE, UJI !

  1. Oh my goodness! Amazing article dude! Many thanks, However I am encountering problems with your RSS. I don’t understand why I cannot subscribe to it. Is there anyone else having similar RSS problems? Anyone that knows the solution will you kindly respond? Thanx!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s