FILMI ‘BENI ECEN VET” , versjon i ri… me mallista…

FILMI ‘BENI ECEN VET” , versjon i ri… me mallista…

Shkova para disa netesh ne kinema, me nje ftese te rastesishme, qe ne fakt s`ishte nisur per mua, per te ndjekur premieren e nje filmi me titull aspak shqiptar. Kurse mua m`u duk sikur pashe filmin “Beni ecen vete”, versjoni i ri, me Benin te rritur dhe te spostuar ne kohet moderne, ne ditet e sotme. Beni ishte mallist, dhe paraqitej ne rrolin kryesor po si mallist. Ai na tregon se ne fakt paska preferuar te behej farmacist, te merrej me helmet qe i kane helmuar trupin… dhe na paraqet pikerisht kete ndjesi te tij ne nje film me titullin: “PHARMACON”… ku skenarin e shkru mami, leket i gjen babi… dhe çuni…. Eh çuni !!! Cuni  … i jep karroces me te shtyme…He dhe pak ktu…he dhe pak aty… sa te mushim minutazhin dhe ta qujm film dreqi e mori se na iku per lesh… se ka ardh koha qe duhet me bo dhe si artista… Po rrofshin kta cunat e stafit, ky çifuti i kameres -thuj, me kte tjetrin e fotografise, se desh u flliqem fare…”!

Aktorja protagoniste…!!!!!! E shkreta! As aktore, as goc pazari… dhe me vjen keq ta them: Dukej shum shemtuar ne film, ne krahasim per ate qe eshte ne vertete… qe do te thote: nje vajze e hijshme…por absolutisht jo aktore.
Kane te drejte te ulerasin gocat e arteve, gocat e drames, e te çirren duke thene: “Po pseeeeeeeeeee, u mbaruan vajzat ne kete vend….?! S`paska vajza realisht aktore, te denja, ky vend…?!”
etj, etj…

Gjithsesi, versjoni “Beni ecen vete”, ne nje model te ri surrealist, te llojit miks futja kot, roko’ko’, mes kinemase suedeze depresive, asaj izraelite snob pa lidhje, pa dialogje dhe gjoja me suspance, mes kinemase serbe me emra serb dhe me skena seksi, qe japin nje shije bajate, te panevojshme, “pasuruar” me fragmenete te kinemase ideologjike ish soc-realiste ku dominon profili i funkjonarit te sigurimit te shtetit, qoft edhe kur eshte mjek, dialogjet e shemtuar (shume te shemtuar… pjesa me e shemtuar e filmit, pas improvizimeve per te krijuar skenar, subjekt dhe ngjarje… per te lançuar si artist nje djale fatkeq qe eshte thjesht mallist), njemije kotesite dhe argumentat e futur ne nje film te vetem… duke anulluar edhe gjetjet dhe realizimet e bukura ideore apo teknike, si ne plane, karaktere dhe fotografi. I gjithe ky bllof, ky deshtim, sepse arroganca sipas modelit te njeriut te se ardhmes, i cili nuk ka nevoje te shohe te shkuaren e tij, misherohen tek protagonisti i cili ne fakt, ka pas deshire te behej farmacist, ngaqe eshte mallist.
Keto elemente konfuze te kesaj shoqerie qe financon me para` publike keto filma, me treguan se jemi ne fshat, ku funksjonon akoma nderi apo detyrimim ndaj babit, qe me ka mbaruar nje apo disa pune dikur-diku… dhe aspak konkursi.

Kuptova duke psheretire nga merzitja dhe trashja per kohen e humbur, se “Beni ecen vet, ishte rritur…por kishte pesuar deformim te paimagjinuar…”.
Nuk mungonte referenca e perkatesise kulturore organizacjoniste me dedikimin ndaj nje fare Jacque Derrida`… njefare komplotisti dhe shkaterruesi i botes ne emer te se ardhmes, i cili u thote popujve dhe individeve :” Mos u merrni fare me te kaluaren, por ndertoni te ardhmen!” . E si do munden te ndertojne te ardhmen njerez dhe popuj qe nuk kane themele, qe nuk duan ta ndertojne jeten mbi themele te forta?!
Nese nuk do kemi kurajo te shohim e te kurojme themelet tona te kalbura, te gabuara, poshtersite dhe dinakerite tona te se kaluares, nuk do te ndertojme dot kurre asnje te ardhme ! Do deshtojme sic kemi deshtuar deri tani… duke ecur gabim, duke bere vazhdimisht gabime, dhe duke menduar se do i ndreqim gabimet duke genjyer perseri e perseri, per te fshehur genjeshtrat e meparshme.
Vetem e VERTETA, ndergjegja dhe kultura do na shpetojne. Themelet dhe e kaluara jone jane te rendesishme, jane percaktuese dhe te paevitueshme. Jacque Derrida` eshte nje manipulator, nje sharlatan, nje genjeshtar iluzjonist… dhe fatkeqsisht, nxenesit e tij te dobet e te pakulture, qe duan te hyjne ne klubin e Mendimit Njerezor me rruge te terthorta, te shkurtra, te pamerituara, pa u lodhur, sikur po pijne nje aranxhate, jane te shumte, jane perreth nesh….por sigurisht mbeten ca deshtake fodulle, qe nuk do kene kurre kurajo te shihen para pasqyres, nen drita te forta.
Parate publike nuk duhet te shpenzohen per te shpaguar ndere familjare apo per te rekuperuar djemt tane nga rruga e gabuar ku kane hyre vet,me deshire, per sport, per snobizem.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s