VEGJELIA FILLON TE SHQYEJE VETVETEN !!!

VEGJELIA KA FILLUAR TE SHQYEJE VETVETEN !

-proletarët, fshatarët, injorantët, barbarët kanë gjithmonë një surratpor ndonjeher nderrojne kostum-

E kam paralajmeruar kete moment, dhe ajo per te cilen me vjen me teper keq, eshte se nuk kam mundur ta evitoj. E dija mire qe do të ndodhte, jo sepse jam gjeni, por thjesht sepse kam ndjekur vijueshmërisht thënjet, këshillat dhe mendimin elitar te njerzve te ditur. Jo jo, nuk e shpika un. Aspak. E kisha të lexuar.

Eshte thene qe ne fillim te shekullit te 20-te, se: “Komunistet vijne nga hiçi, dhe porsi ato egersirat e pyllit, fillimisht do shqyejne njeriun, e me pas, kur mos te kene mbetur me njerez, do t`i versulen njeri-tjetrit, duke u coptuar ne menyren me gjakatare te mundshme”… Dhe keshtu ndodhi pa asnje presje “gabueshmërie”. Hiçët, proletarët, brekegrisurit, maskarenjte, morrën pushtetin me dhunë anembanë globit dhe pasi vrane njerzit, qenjet e buta e te dashura, te drejtët e te diturit, shume shpejt iu versulen njeri-tjetrit, per te ndare se kush do kapardisej ne maje te plehut, kush do ishte shef, kush do behej i madh, me i madh se tjetri… e për mëse 40 vjet i dhanë trajtë mizore nje historie dhune të pakuptimtë, të pashpjegueshme, brenda llojit te tyre, me njeri-tjetrin, porsi shtazët. U vranë e u coptuan për motive të dobta, per gjëra të vogla materjale a për karrierë… apo thjesht për egon idiote “kush je ti e kush jam un “.
Sot ne Shqiperi, duke patur nje trashegimi kulturore osmane, te shenjuar nga 500 vjet dhune… apo ndonjeher me raste edhe njolla të një pseudo-kulture të krishtere, aty-ketu, në ndonje katund të humbur, të shpërndarë lart e poshtë, por që në fakt, kur i afrohesh, për ta parë me admirim e kureshtje, kupton se je totalisht jashte asaj qe paramendoje, pra je thjesht përballë një kulture tribale, fshatare, të ngatërruar keqas rrugës, mes baltrave, shkurreve, ferrave, shpellave, mbijetesës, vet-anullimit e të tjera mbrapshtësive objektive e subjektive ;

-duke qene se ne vuajtëm edhe plot 40 vjet dhunë ideo-politike, diktaturë, centralizim kulturor dhe ekonomik, shkurt izolim, mqs vazhduam edhe lojën hileqare te tranzicjonit pa ndertuar dot aspak nje model zhvillimi kulturor, krijuam nje shqyerje kolektive per copa buke dhe per makina, thënja e mesiperme e fillim-shekullit te 20-te, mbi komunistet, shtazet dhe njeriun, duket shume realiste. Sot gjendemi pa elita. I kemi inat dhe i dhunojme te diturit, te meçurit. Matemi dhe mburremi me pushtetin qe na jep ofiqi, medalja klanore, ofiqi partiak, apo fisnor. Matemi me muskuj, me hekura, me modelin e makines, me arme te ftohta e nxehta, me farefis e me rreth katundaresh qe na rrethojne, ose si ne rastin e kryeministrave qe sjellin xhandaret poshte shtepise se gazetareve, shkrimtareve, jo te gangsterreve, as te krimineleve. Sepse me te paret jane ne rivalitet, i kane inat, duan t`i zhdukin, kurse me te dytet jane miq, jane ne biznes, shkojne per bukuri.

Shembulli me i fresket u dha mbreme ne Kamez (rasti perplasjes me arme mes furgonave dhe autobuzave te linjes) ku u konfliktuan dhe u dhunuan dy grupe frymoresh, te padenj per t`u quajtur njerez, madje ishin 3 grupe, sepse mes tyre u fut edhe policia e shtetit. Keto pale u vrane per nje cope buke !!! Kjo eshte menyra me te cilen u jep zgjidhje problemeve të saj vegjëlia, grupimi i tmerrshëm i gjallesave që të bëjn gjëmën…!!! … dhe Qeveria aktuale, që eshte fiks surrati i shemtuar i kesaj vegjelie, sepse ne vend qe te zbuse konfliktin me programe ekonomike dhe me ndarjen e drejte te sektoreve menaxhues te biznesit, futet dhe nderhyn po me dhune, me mekanizma dhune, me policine e shtetit. Ne krye te tyre, ne muret e shtepise se secilit prej tyre, rri Sali Berisha, me i suseksshmi i tyre…:-(

Keta, kuptohet qarte, nuk kane nevoje per mend, as per drejtues, sepse keta njerzit e mençur i urrejne, i vrasin, i lene jashte gardhit. Keta sapo kane filluar te shqyjne njeri-tjetrin, njesoj si kafshet pasi hengren njeriun. Kishte te drejte Musolini kur i permendte komunistet ne kete kontekst…” Janë si bishat e pyllit. Pasi të vrasin njeriun, do fillojnë të shqyjnë njeri-tjetrin”. E cfare ishin tjeter perpos kesaj komunistet e viteve 30-të ?! A nuk ishin ata “nje hiç” , “asgje”, injorante, proletare, kafshe pylli ?! Po keta sotmit, “Dimukratët” tonë, gjallesa te lindur nga dhija, a nuk jane barabare, banore xhungle, a nuk jane hiç, të ardhur nga asgjëja? A nuk jane specje qe vriten e shqyhen si ne pyll, per 5 leke apo per nje llaf goje?!

Shahen, “duhen”, fyhen, vidhen, q…hen, plagosen dhe vriten mes tyre, per instikt shtazor, larg, shum larg modelit njerezor te te jetuarit. Me ka lidhur puna me ta, jeta, ndaj e di mire se per çfare po flas.

Pasi vrane njeriun dhe idealin e tij per nje zhvillim kulturor, duke u imponuar me filozofine e stomakut dhe te zorres se trashe, vegjelia, kafsheria, sapo ka filluar shqyerjen e vetvetes, per qellime shume shume te uleta.
Sigurisht, nuk duhet perjashtuar fakti qe edhe dikush, nje dore e padukshme maskarenjsh hileqarë, i hedh benzine zjarrit… por ajo ç`ka eshte me shqetesuese, eshte se ky model i dhunshem shqyerje mes tyre, mes “dimukratve”, mes vegjelise, mes te gjitha antitezave llojit njerezor,  mesa duket duhet të jetë vetëm fillimi i një horizonti të errët e të përgjakshëm.

….

p.s.

pjella e vegjelise Pedy Rama vazhdon ende sot te jete ne pushtet,

kembet jane ngritur t`i bien kokes, qe me 1944-en,

dhe pa u kthyer koka lart e kembet poshte, kjo pune keshtu do shkoje, per lum.

2 mendime mbi “VEGJELIA FILLON TE SHQYEJE VETVETEN !!!

  1. Next time I read a blog, I hope that it doesn’t fail me as much as this one. I mean, I know it was my choice to read, however I truly believed you’d have something helpful to say. All I hear is a bunch of moaning about something you can fix if you weren’t too busy looking for attention.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s