SHEKSPIRI MBI SENTIMENTET, TRADHTINE DHE VEGJELINE

Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, do jem përherë në zemrën tënde. Nëse më urren, do jem përherë në mendjen tënde.
– William Shekspir-

…kështuqë, un po të fus nji të injorume, dhe tani ti mbetesh me gisht në gojë, pa merituar aspak vëmendjen time…Ky quhet thjesht përçmim, që do të thotë se ti ke një vlerë shumë të ulët si qenie…

-alban guri-

………

Pashë mbrëm Henrin VI të William Shekspir, interpretuar nga trupa e mrekullueshme e Teatrit Kombëtar. Edhe pse jo të shkollës Shekspiriane, jo Londineze, ata shkëlqyen, sepse dhanë maksimumin e tyre. E vetmja gjë që stonoi, ishte një pjesë jo njerëzore e publikut, banorët e rinj të kryeqytetit, të cilët duan të ndërrojnë statusin e tyre, duke u shkëputur qoftë edhe për një ditë të vetme nga kafenetë, apo xhirot me makinë, për të dhunuar sallën e  Teatrit Kombëtar, me sjelljet, zërat, lëvizjet dhe komentet e tyre idote, kafshërore….

Shekspiri fliste për ata, vegjëlinë e pagdhendur ngatrrestare… e mbi të gjitha, për faktin e si vegjëlia shitet për 2 lek, në sekond… dhe ata ishin aty, pikërisht aty… duke asistuar tragjedinë e shkruajtur për ta… pa e kuptuar aspak se kjo tragjedi parathoshte fundin e tyre mizerabël, si vetë ata.

Sigurisht, ne qendër të kësaj tragjedie, vihen personazhet dekadent te aristokracisë angleze, me smirën e tyre, me tradhtinë dhe urrejtjen, elemente sociale këto që kur verifikohen kaq shpesh dhe me përdhunë, e kanë çuar shoqerinë njerëzore në greminë, jetë e mot, edhe brenda kastave, edhe brenda llojit, edhe brenda familjes. Shekspiri flet shekuj me parë për gjëra që duken sikur janë jeta jonë e përditshme, për vegjëlinë dhe pushtetarët tanë të sotëm. Të dyja palët shumë të lidhura me njëra-tjetrën, madje madje, duket sikur janë zgjatime të njëra-tjetrës.

Shekspiri prandaj mbetet gjithnjë i madh, sepse është shumë aktual, çdo ditë.

2 mendime mbi “SHEKSPIRI MBI SENTIMENTET, TRADHTINE DHE VEGJELINE

  1. I have to thank you for the efforts you have put in penning this website. I’m hoping to see the same high-grade blog posts from you in the future as well. In fact, your creative writing abilities has inspired me to get my very own blog now

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s