LUTJE DREJTUAR SHEN ANTONIT !

LUTJE DREJTUAR SHEN ANTONIT !

O Shen Anton i Padoves !
Degjoje lutjen time dhe me ndihmo nder te gjitha veshtirsite e jetes se perditshme, me dashurin, urtine dhe forcen tende… gjithmone nepermjet Zotit tone Jezu Krishtit!
Por te lutem, ndihmoju edhe njerzve vullnetmire, paqedashes e te drejte, te gjithe atyre qe aq shume besojne ne ty, te cilet kur te vijne ne nderimin tend per lutje, tek mali i Sebastes, te mos gjejne ate mase te tmerrshme tribale, te dhunshme, te ç`rregullt, te piset, injorante, e cila nuk ka kurrfare lidhje me emrin dhe Shenjterine tende. Ndihmona o Shen Anton i Padoves qe njerez bakeqinj e shpirtvegjel, te mos e shkaterrojne malin e Shenjteruar prej teje, duke e djegur e duke e mbuluar me plastike te zeze, te pasherueshme, te pariparueshme. Ndihmoji ata njerez te pushtuar nga djalli qe shesin qirinj jashte standartit aty ne Laç e rrethina, dmth qirinj me permbajtje plastike mbetjesh urbane, e jo me parafine siç eshte natyra dhe struktura e qiriut, qe mos te shkaterrojne besimin dhe paqen e njerezve, e aq me teper malin e Shenjteruar prej teje, me ate produkt mizor, me pasoje shkaterrimin e ambjentit e te pershpirterise, vetem e vetem per perftim monetar, per te marre para “para me grushta”… por ndoshta ndoshta, pretendojne edhe pertej kesaj, duan qe situata te shkoje edhe me keq se kaq(???!!!). Kush?! Pse?!


Me ndihmo o Shen Anton te jem i duruar e te mos i shaj me liber shpije te gjithe keta idiote tribale te pushtuar nga i keqi, te cilet po ma prishin sadopak imazhin tend dhe malin e mrekullueshem ku gjithmone kam gjetur paqe dhe energji. Ata qe po ma prishin endrren dhe kujtimin e bukur qe kam per baballaret e patriotizmit, françeskanet e gjysmes se pare te shek. 20-te.
Ndihmoji djemve te Provinces Franceskane Shqiptare qe te mos bien pre e vetpelqimit, e deshires per duk, per karriere, per perfitimie personale, te mos kerkojne ne jeten e tyre fuoristrada e perkedhelje te krenarise vetijake, te mos mendojne qe pa iu rrit mir shtati e karakteri, se “kush do bahet Ipeshkev a Kardinal”, por per Shenjterine e emrit te Zotit dhe misionin per te cilin jane betuar, e per te cilin njerzit qe nuk i njohin ne rrafshin personal, pasi nuk lind nevoja,  t`i duan e t`i respektojne. Ndihmoi te mos e tradhtojne idealin kombtar duke u hedh ne preher te “shefave” te huaj qe iu hedhin helmin duke u ofruar para e mbeshtetje per karriere, duke i fut ne rivalitet e grindje me njeri-tjetrin, dhe duke iu perkedhelin sedren e semure per t`ua anulluar keshtu personalitetin e duke ua ndalur hovin ne rrugen aq te Lavdishme per Fe` e Atdhe`.
Shfaqu pra o Shen Anton me hirin dhe mrekullin tende, sot ne kete dite, dhe na trego te gjitheve rrugen e duhur, nje rruge te re, larg kurtheve te mediokritetit, meskinitetit, primitivizmit, tribalizmit, shekullarizmit, injorances, krenis boshe prej shtaze, zilise dhe materjalizmit konsumist, qe klerike, rregulltare e besimtare te dalin nga tuneli i erret i humnerave ku kane rene, e te shohin serish driten Hyjnore!

Amen

8 mendime mbi “LUTJE DREJTUAR SHEN ANTONIT !

  1. One thing I’d really like to say is that before acquiring more personal computer memory, check out the machine in to which it would be installed. If the machine is actually running Windows XP, for instance, the memory threshold is 3.25GB. Adding a lot more than this would basically constitute some sort of waste. Make sure that one’s motherboard can handle this upgrade quantity, as well. Great blog post.

  2. I actually wanted to write a remark so as to thank you for those remarkable tips and tricks you are writing on this website. My extensive internet investigation has at the end been paid with wonderful insight to write about with my co-workers. I would believe that many of us visitors are unquestionably endowed to live in a great website with so many awesome individuals with valuable hints. I feel quite happy to have come across your entire website page drukarniawarszawa.net.pl and look forward to tons of more fun moments reading here. Thanks again for everything.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s