ELEGJI PER LUIGJ GURAKUQIN

-nga Fan Noli-

ELEGJI PER LUIGJ GURAKUQIN

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.

Willy Kamsi: Duan ta zhdukin Gurakuqin nga historia e Shqipërisë

Për shmangien e Gurakuqit nga zeri i historise, ankohet edhe ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas rrëzimit të komunizmit

 

Është folur këto ditë për një reagim të një numri intelektualësh shkodranë lidhur me injorimin që i është bërë Luigj Gurakuqit në serinë e nderimeve të përgatitura për disa personalitete të politikës e të kulturës shqiptare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Reagim i disa intelektualëve shkodranë”, thuhej në lajm, por nuk jepeshin emra, duke provokuar kureshtje, e tek-tuk dyshime.

Nuk dihet nëse Willy Kamsi është pjesë e këtij grupi, por është e sigurt se ai ka të njëjtin shqetësim, gjë që na e bën me dije me anë të një shkrimi me titull ‘Kush don ta zhdukë Luigj Gurakuqin nga historia e Shqipërisë’, të publikuar në Mapo. “Në këtë vit jubilar nuk përmendet fare emri i Gurakuqit”, thotë Kamsi në fillim të artikullit, dhe më poshtë bën një listë kontributesh “të krahut të djathtë të Ismail Qemalit”:

“Veprimtaria e tij politike e atdhetare nis që kur, ende student, është ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Albania” të Faik Konicës. Merr pjesë në Kongresin e Manastirit për Gjuhën shqipe (1908). Është drejtori i parë më 1909 i Shkollës Normale të Elbasanit. Më 1911 merr pjesë me Ismail Qemalin në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, dhe harton Librin e Kuq të Gërçes me kërkesat e malësorëve ndaj Perandorisë Osmane. Dhe ishte vetëm 32 vjeç. (Në rrethanat) sepse duhet thene ne kembenguljen qe me ne fund po jepte frytet, e ngritjes së Flamurit në Vlorë gjejmë përsëri në rolin kryesor Luigj Gurakuqin, i cili harton e shkruen me dorën e vet tekstin që lexohet në dokumentin e Shpalljes. Të mos harrojmë edhe më vonë luftëtarin, me të tjerë atdhetarë, për mbrojtjen, në kohën e  princ Wied-it, të Shtetit Shqiptar (1914), kur mbet i plagosur, apo kontributin duke qenë Drejtor i Drejtorisë së Arsimit (1916-1918) në vitet e Luftës së Parë Botërore, duke hapur me qindra shkolla, ku mësimet jepeshin në gjuhën shqipe, duke themeluar gjithashtu Komisinë Letrare të Shkodrës. Ai u përpoq të bashkonte Veri e Jug, të krishterë e myslimanë, gjuhë gege e toske. Dhe kështu u bë faktori kryesor në afrimin e shqiptarëve për një qëllim të vetëm: Bashkimin Kombëtar me synim Pavarësinë Kombëtare. Si të harrohet koha që qe ministër i Financave në qeverinë e Nolit dhe, si i tillë, kur e vranë, nuk i gjetën në xhep veçse 400 lireta. O tempora, O mores!”

-Willy Kamsi-

 

…………………..

Ne fakt ka nje detaj teper interesant ne lidhje me qnedrimin politik e kulturor ndaj Viganit Liberator-siç e quan Noli Gurakuqin.

Monumenti i Pavarsise ne Vlore. Aty mungon figura kryesore e Pavarsise, babai i Pavarsise, vet Luigj Gurakuqi. Nder autoret e ketij monumenti spikat Kristaq Rama, shkodran, i cili nuk mund ta harronte aq lehte figuren e Gurakuqit ne simbolin e larte te Altarit te Atdheut. Dhe vepra realizohet nga Kristaq rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Haderi. E perkryer. Por ç`ndodh?! Ramiz Alia, personi qe kuronte aspektet ideologjike te Artit per llogari te Komitetit Qendror, agjent rus, serb dhe i orjentuar prej kojesh tek bota e trete muslimane, gjithashtu edhe sekretar i ngushte i Enver Hoxhes, na therret ne zyre Kristaqin dhe na e urdheron, pa shume zhurme dhe formalitete, duke na i thene: “Po na e hiqni ate kolaboracjonist te italianeve nga Monumenti i Pavarsise, se edhe Enveri e ka shume bezdi…”… Dhe Kristaqi, Muntazi dhe Shabani, e ribene Monumentin e Pavarsise, kete rradhe pa Babain e Vertete te Pavarsise, Luigj Gurakuqin.

Ramizi ishte i ardhur ne Shkoder, nga Bosnja, me nje ndalese te shkurter ne Kosove, sa per te humbur gjurmet. Pastaj vjen ne Tirane. Pastaj ne Moske. Pastaj gjithmone ne tavolinat kryesore te pushtetit. Ramizi vret e pret, pa rene ne sy. Ramizi ngaterron dynjane. Ramizi kerkon te zhduke gjurmet dhe kontributin e Luigj Gurakuqit ne Shqiperine e Re te Pavarur. Ramizi orjenton Shqiperine kah bota myslimane. Ramizi na le mbi kurriz protagonistet e klases se sotme politike, ne menyre te veçante, vete te perzgjedhurin e tij, Sali Berishen.

………

Gurakuqi me malsoret e Malsise se Madhe…

Ai vet, shkruan…

………..

Por, andrrat sot kaluen,
prrallat djelmnore
janë zhdukun e kanë tretë.
Idevet t’bukura, shpresavet lulzore,
veç emni u ka mbetë.

Veç një qëllim i naltë t’ban me durue,
E zemrën ta forcon,
Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue.
Mjer’ ai që nuk qindron !

-Luigj Gurakuqi-

………………..

p.s.
Babai i idealeve te Shqiptaris Moderne. Thjesht i Pavdekshem.

…………………

Hipoteza mbi vrasjen…

Por ne fakt, kush e vrau realisht Luigj Gurakuqin?!

Ahmet Zogu?! Ndoshta.

… por le te hedhim nje veshtrim mbi situaten shoqerore e politike te kohes.

Luigj Gurakuqi ishte Shqiptar, Patriot, Shkodran, Katolik, shume i kulturuar, i forte karakterialisht, i pakompromentueshem, i pashantazhueshem. Luigj Gurakuqi kish ideuar dhe realizuar, bashke me nje grusht te vogel patriotesh: Harapin, Mjeden, etj, Pavarsine e Shqiperise nga Turqia otomane, dhe kish kontribuar ne forcimin e saj ne raport me fqinjet smirezinj e dashakeqas. Kush pra nga fraksjonet vendase apo te huaja ziliqare e intrigante, mund ta duronin pa shqetesim figuren e larte e te persosur te Luigj Gurakuqit?!

Jemi shume dakort me tezen se:  Ahmet Zogu ishte personi me i shqetesuar prej Luigj Gurakuqit, por Zogu e ftoi ate te largohej prej Shqiperie, ashtu sic veproi edhe me Fan Nolin. Normalisht e logjikisht, ne keto nivele te larta raportesh, konfliktesh, dekalaratash dhe ekuilibrash shteti, pa dashur ta krahasoj kurre figuren e Ahmet Zogut me nivelin e paarritshem te kozmopolitit, patriotit dhe kryeqytetarit Luigj Gurakuqi, nuk mund te mendojme qe perpos kesaj, te kete patur edhe veprimtari hakmarrese, pas deklarates se hapur publike per largim nga Shqiperia. Gurakuqi iku. Po ashtu edhe Noli. Zogu mbeti i vetmi gjel qe kakariste dhe sundonte ne Shqiperine e atyre koheve. E pse duhet t`ì prishte ekuilibrat Zogu, pikerisht pas kesaj “paqe te nxehte” poltike dhe diplomatike, qe pati jehone edhe ne nivel nderkombetar?!

Gurakuqi vritet ne nje atentat, ne nje prite cubash, jashte Shqiperise, ne Bari te Italise, ne ekzil. Noli jo. Ahmet Zogu mund ta vriste edhe Nolin ne Boston, njesoj si Gurakuqin ne Bari. Po ashtu edhe Konicen e patriote te tjere, qe e bezdsnin shume, te cilet jetonin jashte Shqiperie.

Si mund ta shihnin pra, figuren e mrekullueshme te patriotit shqiptar katolik, individe, fraksjone ose grupe brenda Shqiperise: myslimanet, ortodokset, sllavet, greket, turqit, por edhe italianet, te cilit kishin deshtuar 2 here me tentativen per pushtim ushtarak te vendit, ne vitet 1914 dhe 1920; pra shtetet fqinje te cilet i bezdiste shume, njesoj si sot, niveli i larte kulturor, moral e patriotik i çdo individi, por shume me teper figura e Gurakuqit, e ktij kollosi te patriotizmit e te tradites shqiptare.

Mbetet mister i madh vrasja e tij ne mes te qytetit te Barit-Itali, me 1925. Po ashtu mbetet mister heqja e figures se tij, si ideator dhe realizues i Pavarsise, nga monumenti kushtuar kesaj ngjarje, ngritur ne qytetin e Vlores gjate viteve te regjimit pseudo-komunist.

Ke bezdiste dhe bezdis ende kaq shume kjo figure e paster dhe e larte, e spikatur dhe perfaqsuese e denje e kultures antike shqiptare?! Gurakuqi pra, ky simbol po aq dinjitoz i rraces shqiptare, apo thjesht modeli i patriotit qe ai perfaqson, ke bezdiste dhe ke bezdis ende deri ne shqetesim?!

22 mendime mbi “ELEGJI PER LUIGJ GURAKUQIN

  1. I simply want to say I am just very new to weblog and definitely loved you’re page. Almost certainly I’m planning to bookmark your blog . You definitely have outstanding stories. Thanks for sharing with us your web page.

  2. An additional issue is really that video gaming became one of the all-time greatest forms of excitement for people of nearly every age. Kids engage in video games, and adults do, too. The particular XBox 360 is amongst the favorite games systems for individuals that love to have hundreds of video games available to them, as well as who like to relax and play live with other individuals all over the world. Thanks for sharing your thinking.

  3. An impressive share, I simply given this onto a colleague who was doing a little bit analysis on this. And he in reality bought me breakfast as a result of I discovered it for him.. smile. So let me reword that: Thnx for the treat! However yeah Thnkx for spending the time to discuss this, I really feel strongly about it and love reading extra on this topic. If doable, as you change into expertise, would you thoughts updating your weblog with extra particulars? It is highly helpful for me. Big thumb up for this weblog post!

  4. I do believe all the concepts you have presented in your post. They’re very convincing and can definitely work. Nonetheless, the posts are very short for novices. May you please extend them a little from next time? Thanks for the post.

  5. Nice post. I was checking constantly this blog and I am impressed! Very helpful information specifically the last part🙂 I care for such info a lot. I was seeking this particular information for a long time. Thank you and good luck.

  6. Thank you a lot for providing individuals with a very memorable possiblity to check tips from this site. It is usually very pleasurable plus packed with a good time for me personally and my office friends to search the blog really thrice in one week to read through the newest things you have. Of course, I am just always amazed with your great tactics served by you. Some two areas in this posting are unquestionably the finest we’ve had.

  7. Hello, i read your blog from time to time and i own a similar one and i was just wondering if you get a lot of spam responses? If so how do you protect against it, any plugin or anything you can advise? I get so much lately it’s driving me crazy so any help is very much appreciated.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s