New York Times per KANUNIN e shqiptarve

New York Times per shqiptaret:
KODI I LEKË DUKAGJINIT ËSHTË NJË THESAR I MADH KULTUROR,
I KRAHASUESHËM ME KAPITUJT E DHIATËS SË VJETËR
…KODI I LUFTËTARËVE ILIRË ESHTE PARAHISTORIK
“Për të gjitha sjelljet, ligjet dhe zakonet e tyre, njerëzit, si rregull, kanë vetëm një shpjegim: “Është në Kanunin e Lekës”- ligji që thuhet të jetë sjellë në atë formë nga prijësi Lekë Dukagjini… Ndonëse ligjet dhe zakonet që i vishen atij, në pjesën më të madhe janë padyshim shumë më të hershëm se shekulli i XV-të, në të cilin thuhet ai ka jetuar. Ato ndoshta ishin të zbatuara nga luftëtarët e panjohur me armë bronzi të varreve parahistorike (shënim: e ka fjalën për varret antike ilire në Shqipëri)”- Edith Durham, High Albania”Të gjitha këto rituale të cilat përforcojnë zakonet e tyre shoqërore janë të një rëndësie shumë më të madhe për gegët se sa ritet e kishës apo xhamisë, të cilat nuk janë edhe aq të përshtatura për këtë formë të veçantë të shoqërisë. Një tjetër mekanizëm i tillë është ligji tradicional, kodifikuar dhe futur në kujtesë si Ligji i Lekë Dukagjinit, i cili shpreh qëndrimin malësor për martesën e përzgjedhjen e grave, si dhe për gjakmarrjen. Ai shërben për të kristalizuar format e sjelljes dhe të pengojë ndryshimin për ata që janë edukuar që nga fëmijëria për të besuar në autoritetin e tij të pagabueshëm.”- Carleton Coon, The Mountains of Giants”Komunistët shpenzuan goxha kohë dhe energji, duke u përpjekur që zhduknin gjakmarrjen dhe vrasjet për hakmarrje… në këtë ata ishin duke ecur në gjurmët e para-luftës të Mbretit Zog, në rrugën e tij për integrimin e fiseve të veriut në shtetin modern… Një shënjestër kryesore e propagandës komuniste mes fshatarësisë, sidomos në malësitë veriore, ishte kanuni i Lekë Dukagjinit. Kanuni është një fjalë me origjinë turke, që do të thotë kod ligjor… Me përfundimin e komunizmit ka pasur një rigjallërim të dukshëm të interesit në lidhje me Kanunin, veçanërisht në veri. – James Pettifer, Albania (Blue Guide,)”Kodi i Lekë Dukagjinit është një thesar i madh kulturor, i krahasueshëm me kapitujt e Dhiatës së Vjetër… Ai ofron zhbirime të thella mbi shoqërinë e lashtë të shqiptarëve, dinjitetin e tyre hijerëndë dhe ndjenjën e tyre madhështore të nderit “- David Binder, New York Times“Besa” apo fjala e nderit, siç thuhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit, e cila do të thotë paqe dhe mbrojtje ndaj atyre që u është dhënë, është bërë sot një mjet i rëndësishëm luftimi në betejën politike të shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes serbe.” – Victor Meier, Frankfurter Zeitung AilgemeineTitulli: Long life to your children!: a portrait of High Albania
Autori: Stan Sherer, Marjorie Senechal
Botues: Univ of Massachusetts Press, 1997 

2 mendime mbi “New York Times per KANUNIN e shqiptarve

  1. I just want to say I am beginner to blogging and site-building and certainly savored your page. Almost certainly I’m going to bookmark your blog post . You surely have great well written articles. Regards for sharing your blog site.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s