KALATE TONA ANTIKE ILIRE, ME KATE TE NENDHESHME BANIMI

KALATE TONA ANTIKE ILIRE, ME KATE TE NENDHESHME BANIMI !

QYTETI I MISTERSHEM NEN DHE`!

DERINKUYU, TURQIA QENDRORE-KAPADOKIA !

PO QYETET TONA ANTIKE NEPER MALE,
A NUK JANE VALLE EDHE ATO ME KAPACITETE QENDRIMI E BANIMI
TE NENDHESHEM ?! UN JAM I SIGURTE SE PO.

DESHMITE E QYTETRIMIT ILIR !

Selca, Komplet e ngjashme me Finiqin, Bylisin, Antigonene, Orikun etj…!

…………..

DERINKUYU



Kam kohe qe e bluaj ne mendjen time kete fakt, kete mister te pjeses se nendheshme te qyteteve tona antike. Kjo, sepse perfeksjoni i pozicjonimit te tyre me natyren, me ajrin, me gjeografine, me kontrollin e perpikte qe ato kane ndaj fushes dhe detit, por ne te njejten kohe jane gati te padukshme prej tyre, me ka bere te mendoj gjate ne lidhje me shum e shume gjera. Tani, jam me se i bindur, se te gjitha qytetet tona antike, jane me pjese ende te fshehura, ende te pazbuluara, te nendheshme, te cilat ruajne nje qyteterim te vjeter, antik. Ruajne qyteterimin ILIR, te zbritur prej Yllit, prej Yjeve, prej HYLLIT, prej HYJIT !

Ne keto katakombe Ilire, qe nevojiteshin per t`u mbrojtur e strehuar edhe ne rast pushtimi, njesoj si ne Derinkuy, ajri dhe drita, keto 2 elemente te domozdoshme per mbijetese, hynin nepermjet disa vrimave qe ne pamje te pare duken si gropa te vogla ne faqet e maleve mbi te cilat qendrojne keshtjellat tona antike, por qe ne fakt jane ekzaktesisht dritaret e kesaj banese te madhe natyrale qe Iliret e vjeter kishin zgjedhur per banim ne raste rreziku. Dhe kur kalonte rreziku, dilnin perseri mbi keshtjella…! Prej ketyre katakombeve kishte edhe dalje te fshehta pertej malit, larg nga vendbanimi, aty ku askush nuk e parashikonte, gje qe sherbente per nevoja urgjente, ushqime, ilace apo komunikim me boten e jashtme.

Keto qytetrime akne qene te pathyeshme… ndaj zhdukja e tyre do t`i atribuohet ndonje semundje te rralle, shfarosese. Per kete arsye them se Iliret nuk jane zhdukur per arsye pushtimi, por per arsye te tjera. Motivi qe e perforcon bindjen time, eshte fakti se askush ende sot , nuk di te na thote se çfare jane ato katakombe te pazbuluara nen kembet e Kështjell-Qyteteve tona antike, brenda ne mal.
Ky zbulim tregon rendesine, veçorine, harmonine dhe konceptimin perfekt e te jashtezokonshem, te qyteterimeve antike, e ketu do veçoja ate ILIR. Si ky tek ky Underground (qytet i nendheshem), do gjejme kate te tera, dhoma banimi, poshte siperfaqeve te njohura brenda kalave si ajo e Shkodres, Beratit, Gjirokastres, Antigonese, Bylisit, Amantias, Lisusit, Krujes e keshtu me rradhe. Po e them per here te pare ne publik: shekujt, erresira, luftrat, pushtimet, dashakeqesia, zilia e popjve te tjere, plus idiotesia e pseudospecjalisteve tane te ketyre 80 vjteve te fundit ne fushen e arkeologjis, ka bere qe studimet mbi qyteterimin ILIR te kufizohen deri tek disa lehtesira te dukshme. Ne rruge te mbare ishin albanologet e pare si Gjeçovi me shoke. Por ai korrent mendimi dhe studjuesish u ndrepre me dhune ! Pse ?! Sepse po zbuloheshin ILIRET, Hyllyrët, nje popull Hyjnor, i zgjedhur, gati-gati i zbritur nga Hyji, si HYLL!

Rruga e zhvillimit, nderveprimit dhe shkembimeve kulturore mes qyeterimit origjinal, jepet qartazi e pasqyruar ne foton e meposhtme. Aty tregohet se si Noehu, me familjen e tij dhe me kafshet qe shpetuan, levizi me lunder nga Teba, drejt Dodones (Mali i Tomorrit) dhe Malit Ararat. Pra, deshmia na orjenton te besojme se shqiptart dhe armenët, te jene pasardhes direkt prej Noehut. Vija e drejte e trekendeshit qe lidh Malin Ararat me Dodonen, kalon neper ate qe sot njihet si Kapadokia e Turqise, dhe ekzaktesisht ne qytetin e nendheshem Derinkuyu.


Per keto arsye, por edhe per te tjera shume objektive, mund te them se kështjellat tona perfaqsojne qyteterime te hershme, ku guret e themelit jane me permasa te tilla sa qe e tejkalojne mundesine e njeriut te sotem per t`i perdorur lehtesisht per ndertime. Keto kështjell kane edhe kate te nendheshme, habitate sikur te ishin  pallate madheshtore, si pallate mbreterore, me dhoma, me hapesira banimi e me te gjitha sherbimet qe i nevojiten zakonisht nje popullate me dhjetra mijra banore.

-Nder te gjithe do te veçoja ORIKUN e vjeter antik, trimij vjeçar, ne mos me shume ( e kush e di ta percaktoje?!). Qytet buze detit, ku çelin lule ne çdo stine te vitit, i gdhendur ne shkemb, ne mal, me karakteristika krejtesisht te veçanta, aqsa Petra (Jordani) apo Derinkuyu (Turqi) do mbeteshin te lena pas dore nese bota e katedrave apo e turizmit do t`i kthente syte nga gjiri me misterioz dhe me i pasur me histori, gjiri i ORIKUMIT, gjiri i Karaburunit, gjiri i Vlores.

Trutharet mendojne se Vlora u shpall ashtu kot kryeqytet. Ata rreken te ndertojne versjone trutharesh, diletantesh, mendjelehtesh. Por jo, Vlora ne fakt, prej shume e shume arsyeve, e mbi te gjitha, prej ORIKUT te vjeter antik, qe s`ka te krahasuar me asnje qytet tjeter ne bote, ishte dhe mbetet nje kryeqender prestigjoze, elitare, krenare, pavarsisht banoreve te dyndur aty ne shekuj, te cilet shpesh here lene mjaft per te desheruar.

Vlora dhe ORIKU jane nje. Jane prova me antike e qyteterimit tone.
Nje qytetrim i ngjashem eshte zbuluar ne Azine Qendrore, Ne Antalia, Kapadoki-Turqi. Qyteti i mistershem i nendheshem, DERINKUYU-TURKYE.
Ne shqiptaret e sotem, ata qe ndihen pasardhes te ILIRVE, kemi me se te mburremi, por asesi nuk mund te mburremi me idiotesine dhe me injorancen tone, qe gelon rrugve dhe zyrave me pseudo-intelektualë e politikane çorapesh te grisura, qe shetisin me fuoristrada. Keta njerez qe mbajne çorape te grisura dhe qe surratin e kane me te shemtuar e me te piset se çorapet e tyre, kerkojne gropa septike per te banuar te lumtur, ndersa qyteterimet e mirfillta i urrejne, sepse u vrasin syte.

Një mendim mbi “KALATE TONA ANTIKE ILIRE, ME KATE TE NENDHESHME BANIMI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s