FJALE TE ARTA NE VESH TE SHURDHER !!! FJALIMI I AMBASADORIT TË SHBA ALEXANDER A. ARVIZU NË KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE MBI SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Thank u Man !
Falenderoj Ambasadorin amerikan ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu, per fjalimin e sotem me Konferencen me teme (…) dhe orjentimin shume te qarte e te vlefshem per Shqiperin dhe shqiptaret !
….

FJALE TE ARTA NE VESH TE SHURDHER !!!

Fjale te arta ka perdorur sot Amb. Arvizu ne lidhje me realitetin shqiptar, por eshte paksa vone do thoja. Tanimë ka shperthyer “bombola e ajrit bosh nacjonalist”, sepse gjate ketyre “Viteve te tmerrshme Vegjelis”, sharlatanet u mbingarkuan me doza pushteti te vjedhur, edhe per faj te politikave te gabuara amerikane, apo edhe te naivitetit te diplomateve te akredituar ne Tirane, perfshire edhe entuzjazmin idiot per te cilin ka nevoje çdo truthar dhe çdo varfanjak te ketij vendi. Nga ana tjeter, nje lojtar shume i rrezikshem, egocentrik dhe disfatist si Edi Rama, pergatitet ta marre pushtetin jo per merite, jo sepse ofron diçka me te mire ose me shume per kete vend, apo me nje perballje elektorale, por e do llokum ne goje, si pasoje te ngjarjeve qe vijojne. Ai nuk ka energji dhe as qellim te ofroje nje alternative, por pret aty mbas gardhit, si nje prostitute rruge, si ato qe din te presin gjat
e pa fund, deri sa te vije klienti i rradhes. Ai nuk ben asgje, por vetem pret vetrrenimit e kundershtareve te tij. Edi Rama i kritikon kundershtaret per versjonin e tyre “turbo-folk” te politik berjes, nderkohe qe ai vet, perfaqson nje bejtexhi lokalist e populist, qe mundohet t`i veshe vehtes kostume globaliste, madje madje prej artisti te madh alternativ, pa pare dhe degjuar aspak se ç`thone te tjeret per te.
Berisha patjeter qe duhet te shporret nga skena publike, jo vetem politike, sidhe nga jeta e çdo shqiptari, sepse perfaqson modelin individual, familjar e politik me te prapambetur e arkaik, te stilit famekeq ballkanik e aziatik, por nga na tjeter, edhe Edi Rama eshte nje gabim gabim ne perzgjedhje, gabim i nje lloji tjeter, po aq i padiskutueshem, madje madje thone se – “i tille ka qene qe kur ka lindur”.
Shqiperise i duhet te kape standarte mesatarisht te larta jetese per shtetasit e saj, te çdo etnie apo kulture qofshin ata, dhe jo te merret me rritjen dhe konsolidimin e kultit te individit, qofte ky lider i shumices, apo lider i pakices parlamentare. Kjo kulture e kultit te individit, vjen si pasoje e injorances, e kultures fisnore, tribale, arkaike, e varferise dhe e deshires per monopolizim pushteti. Edi Rama, shtiret si qytetar, si artist, por ne fakt eshte nje tjeter Sali, po aq i paafte sa ai, qe thjesht militon dhe kryeson nje grup tjeter te paaftesh dhe vulhumburish te ketij vendi.
KUJDEEEEESSSSS!!! Kini shume kujdes, prej çdo idioti qe shihet gjith diten ne pasqyre dhe i thote vetes:- Ti nuk je “ai” por je bjonde, me sy blu dhe e preferuara e çdo mashkulli mbi toke! Ty te duan te gjithe… :((((((((
………..
FJALIMI I AMBASADORIT TË SHBA ALEXANDER A. ARVIZU NË KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE MBI SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMOR
___________________________________________ (Ekselent)
Mirëmëngjes. Do ta filloja duke iu drejtuar Zëvendës Ministrit Starova

por meqenëse është këtu jo në cilësinë e atij posti, po them: Arjan, faleminderit për këtë ftesë në 15-vjetorin e Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë. Urime! Dua të falenderoj edhe Dr. Schrapel për mbështetjen dhe kontributin e rëndësishëm nga Kondrad Aidenauer gjatë viteve këtu në Shqipëri. Iu uroj mirëseardhje të ngrohtë kolegëve të mi diplomatë këtu dhe pres me kënaqësi të dëgjoj panelin tuaj, por edhe shumë të ftuarve jo vetëm nga Shqipëria; shoh edhe shumë të rinj, është kënaqësi të jem me të gjithë juve sot.Faleminderit që më lejuat t’i drejtohem kësaj konference mbi “Bashkëpunimin për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë vjen në kohën e duhur, ndërsa vendet në rajon, dhe veçanërisht Shqipëria, përballen me sfidat në përpjekjet e tyre në përshpejtimin e shtigjeve më të mëdha Euro-Atlantike dhe në forcimin e marrëdhënieve me njëri-tjetrin.Mësime nga e shkuara dhe përqafimi i një të Ardhmeje të ReKjo konferencë e duhur vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë. Ky rast shumë i rëndësishëm shërbeu si një mundësi për të kthyer vështrimin pas në shekullin e fundit të ndryshimit siç u përjetua nga Shqipëria – dhe për t’u përsiatur mbi drejtimin e saj në të ardhmen.

Në vitin 1912 Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po vuanin tmerret e Luftërave Ballkanike, dhe qenë në greminën e “Luftës së Madhe”, e cila do të vinte në lëvizje modelin për konflikt global në shekullin e 20-të. Paqëndrueshmëria e këtij rajoni ishte një faktor kontribues për zjarret e mëvonshme që përpinë shumë shtetkombe dhe morën miliona jetë të pafajshme. Mësimi që oshëtiu ishte ky: në kërkim të sigurisë botërore, asnjë rajon nuk mund të injorohet.

Le të ecim me shpejtësi përpara deri në ditët e sotme. Ndonëse mjedisi aktual i sigurisë ndryshon në mënyra të rëndësishme prej 1912-ës, drejtuesit shqiptarë dhe të tjerë drejtues ballkanikë ende kanë nevojë të përkufizojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre me fqinjët përkatës dhe më gjerë më bashkësinë europiane. Sikurse në të shkuarën, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces. Por, le të jemi shumë të qartë: udhëheqja dhe vizioni në fund të fundit duhet të vijnë prej Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj, veçanërisht prej drejtuesve të zgjedhur.

Muajin e kaluar, Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Këshillit të Atlantikut gjatë festimeve të 50-të vjetorit të tij në Uashington, D.C. Në fjalimin e tij ai tha “përparimi [në këtë rajon] varet nga gadishmëria e drejtuesve politikë për të kapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta që nuk kanë vend në shekullin e 21-të”.

Tashmë kemi parë mënyrat me të cilat udhëheqja pozitive po bën ndryshimin. Rajoni i Ballkanit po përjeton aktualisht një periudhë relativisht paqësore dhe të gjitha vendet e Ballkanit – dhe sidomos Shqipëria – kanë kontribuar përtej këtij rajoni në operacione paqeruajtëse dhe stabilizimi tjetërkund.

Siguria dhe bashkëpunimi tjetër si Qëllimi për ta çuar më tej Integrimin

Më lejoni të adresoj një çështje që ka dalë në pah gjatë javëve të fundit, ajo e nacionalizmit. Ka mënyra për t’u marrë me trysnitë e vazhdueshme dhe kërcënimet e nacionalizmit. Njëra mënyrë është bashkëpunim sigurie i përmirësuar mes fqinjëve.

Bashkëpunimi i sigurisë ofron mjete shumë të prekshme dhe konkrete për krijimin e mekanizmave që frymëzojnë besim dhe nxisin bashkëpunimin. Ky bashkëpunim më pas bëhet themeli për një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh rajonal.

Për shembull, gjatë dekadës së shkuar, disa vende të rajonit — Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina — kanë punuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO, flamuri i NATO-s është pikërisht këtu në të majtën time, përmes Nismës Sh.B.A. – Karta e Adriatikut. Dy nga këto vende tani janë anëtare të plota Ngjizur si një mjet për të ndarë mësimet e nxëna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siç njihet zakonisht grupimi, dislokoi rishtazi një njësi të përbashkët trajnuese të policisë ushtarake në Afganistan nën drejtimin kroat — një arritje domethënëse dhe e lavdërueshme.

Ndërkaq, Shqipëria po drejton planet për të bashkërenduar më mirë përgjigjen ndaj emergjencave dhe përpjekjet e ndihmës për fatkeqësitë. Fatkeqësitë natyrore – qoftë nëse shkaktohen prej përmbytjeve, zjarreve në pyje ose borës së madhe – ndikojnë të gjitha vendet e rajonit dhe e bëjnë bashkëpunimin rajonal thelbësor.

Një fushë tjetër ku bashkëpunimi të shpie drejt sigurisë së përmirësuar është përmes shkatërrimit të municioneve dhe armëve të tepërta. Armët dhe municionet e vjetëruara, të paqëndrueshme, të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme dhe jo siç duhet përbëjnë rrezik për çdo vend të rajonit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në përpjekjet e saj për të eliminuar rezervat e mëdha të armatimeve ushtarake të tepërta. Ajo ka tani kapacitet që mund të ndihmojë vende të tjera të rajonit për të bërë të njëjtën gjë, duke rritur kështu sigurinë rajonale.

Së fundi, rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të udhëheqë drejt përmirësimit të sigurisë. Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tillë si Korridori 8, lidhin më mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë.

Shqipëria si një partner konstruktiv për rajonin

Megjithatë, trajektorja e përgjithshme pozitive e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, nuk është diçka që mund të merret për e mirëqenë. Disa aktorë shqetësues ose veprime të pavenda të ndërmarra për përfitim afatshkurtër politik, mund të çrregullojnë rajonin dhe të trazojnë tensione etnike ose fetare mes kufijve.

Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë vënë re një rritje të pavend në reteorikën nacionaliste këtu në Shqipëri, veçanërisht në javët që çuan drejt festimeve të 100 vjetorit dhe pasuan më tej.

Kjo reteorikë kontraston dukshëm me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka luajtur tradicionalisht në rajon, sidomos me popullsinë etnike shqiptare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe partitë politike – përfshirë opozitën – kanë lëshuar në përgjithësi mesazhe të qarta, të përgjegjshme duke i inkurajuar popullsitë etnike-shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të punojnë së bashku me qeveritë e tyre për të zgjidhur problemet e tyre.

Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Reteorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Për shkak të deklaratave dhe pohimeve të ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100 vjetorit, dy vende fqinje anulluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj.

Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve.

Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian.

Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese.

Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqendrohen në atë që ata thonë se është e rëndësishme: integrimi Euro-Atlantik. Fjala për një “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj.

Dialogu politik i Shqipërisë duhet të përmbajë një spektër zërash, por zëra që shprehin ide konstruktive për t’i sjellë sëbashku njerëzit.

Ne besojmë se një lëvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në politikën shqiptare.

Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element. Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera.

Gjithashtu, kërkojmë që politikanët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë nga i gjithë spektri, të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të përcjellë mesazhe të përgjegjshme ndaj të gjithë shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj, bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar ka qenë një histori pozitive. Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në kapërcimin e konflikteve historikë shpesh shekullore.

Përfitimet që kam përshkruar këtu janë të vërteta, por ato nuk mund të merren për të mirëqena. Përparimi mund të përmbyset. Historia e kohëve të fundit tregon se nacionalizmi është ende një forcë e fuqishme në Ballkan.

Në librin “Paris 1919”, autorja Margaret MacMillan, që ka fituar çmime shkroi këto fjalë: “E shkreta Shqipëri e vogël, me kaq armiq të fuqishëm dhe me kaq pak miq. Ajo nuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjë hekurudhë dhe vetëm rreth 200 milje rrugë të shtruara. Shqipëria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katër vilajeteve të perandorisë Osmane. Pak të huaj e kishin vizituar atë; pak dihej mbi historinë apo popullin e saj”.

Çfarë ndryshimi ka sjellë një shekull. Shqipëria ka fituar respektin dhe admirimin anembanë globit. Shqiptarët jetojnë brenda kufijve të sigurtë; ata nuk ndihen më të kërcënuar prej armiqve të jashtëm. Kosova është tani një shtet sovran, i pavarur dhe i lirë. Dhe në rrjedhën e 100 viteve të shkuar asnjë vend në botë nuk e ka treguar veten që të jetë një mik më konseguent dhe më i qëndrueshëm për popullin shqiptar, sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rruga që shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor është e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse që nuk kanë absolutisht vend në shekullin e 21-të. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditë të mbarë!

2 mendime mbi “FJALE TE ARTA NE VESH TE SHURDHER !!! FJALIMI I AMBASADORIT TË SHBA ALEXANDER A. ARVIZU NË KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE MBI SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMOR

  1. I blog often and I really thank you for your information. Your article has truly peaked my interest. I’m going to book mark your website and keep checking for new information about once a week. I opted in for your RSS feed as well.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s