E VERTETA, GENJESHTRAT dhe kusherirat e tyre GJYSEM te VERTETAT !

E VERTETA ESHTE VETEM NJE !

GJYSEM TE VERTETAT JANE GENJESHTRA, MADJE EDHE ME TE HIDHURA !

Publikuar ne Gazeten Shekulli, pa leje, i shkurtuar, i çensuruar, i papaguar,

me date 7 dhjetor 2012,

…sepse Koqo eshte nje debil primitiv, injorant qe tenton te beje edhe arrogantin😦
Ne Shqiperi nuk ka me ndergjegje, as publike e as private, ndaj nuk mund te kete as gazeta, as qeveri dhe as institucjone.……………TE GJITHE KANE BESUAR TEK GABIMI, DHE NDJEKIN ENDE RRUGEN E SHTREMBER. EDHE VET KADAREJA!
GJYSEM TE VERTETAT JANE GENJESHTRA, MADJE ME TE HIDHURA !

nga Alban Guri

E shpejte do te jete perballja jone me vehten, shume e shpejte. Madje e dhunshme. Mbas 74 vjetesh, ne moshe pleqerie, edhe vet Kadareja, mizantrop dhe karrierist, e ka kuptuar me ne fund…dhe ne te njejten kohe leshon klithmen gulçuese kontradiktor me vehten, tek “Mosmarrveshja” libri i tij i fundit, argumentat e te cilit jane ezauruar gjate ketyre viteve nga komentuesi i ketyre rreshtave (si ne Librin e Lahutarit, ashtu edhe tek Albanopoli-libri me i fundit) por dhe nga te tjere intelektuale atdhetare-humaniste qe e duan Shqiperine pjese integrale te botes se civilizuar.

(Jeremia i pikelluar duke asistuar shkaterrimin e tempullit ne Jeruzalem-Rembrandt)

Kadareja merr shenime nga te tjeret, dhe i rithote po keto argumenta ne menyren e tij, duke patur edhe ai te drejten e pamohueshme te jete pjese ne mozaikun e mendimeve dhe te tribunave shqip (pavarsisht nga mesikiniteti dhe sensi i tij i perulur ndaj karrieres dhe egoizmit personal- te mos harrojme sa e sa here eshte rreshtuar ne krahun e gabuar, qe ne moshe te re, me rekrutimin e tij ne Moske nga KGB-ja, me pas ne “Frontin Demokratik Shqiptar”, Partine e Nexhmijes, si zv. Kryetar i saj, me pas si mik i ngushte i Feçor Shehut, me te cilin jepte e merrte: jepte gjera te shtrenjta si morali dhe merrte mbrojtje fizike, shfryrje inatesh personale mbi te tjere, por edhe male te tera doreshkrimesh qe Feçori nxirrte nga burgjet ku vriteshin dhe grabiteshin intelektuale te medhenj).

Po po, mendoj se perballja do jete e shpejte, sepse te gjithe, edhe vete Kadareja, edhe qeveritare, politikane, biznesmene, fshatare, qytetare, miqt e mi, kusherinjt e mi, nuk e duan rrugen e drejte. Te gjithe kane zgjedhur rrugen e shtrember, rrugen e mashtrimit, e cila u duket me e lehte, por qe ne fakt do u dale me shtrenjte, shume me shtrenjte.
Te qorruar dhe te dehur nga genjeshtra, me pertaci dhe dredhi, te gjithe e dine qe e kane gabim, por askush nuk mundohet te ndryshoje, e prandaj te gjithe genjejne. Por koha ka kaluar, dhe nuk ka me kthim mbrapa. Te gjithe “flasin drejt dhe presin shtrember“!

Maskarenjte e te gjithe botes, kane nje strategji standarte, te perbashket. Ata thone nje genjeshter me te madhe per te mbuluar genjeshtren e meparshme. E keshtu ne vijim, vazhdojne me nje zinxhir genjeshtrash ne progresjon, per te mbuluar genjeshtrat e meparshme per te cilat do duhej te paguanin ndeshkimin qe meritojne. Keshtu Berisha, keshtu Rama, keshtu Kadareje etj, etj, … ne shkollen e obskurantizmit ballkanik.

Ne jemi tashme te gjithe te infektuar nga virus i meskinitetit, i vogelsise, i cili na detyron te behemi ortak me genjeshtren, hap pas hapi.
Per kete motiv, te gjithe do paguajme nje çmim shum te shtrenjte, shum shum te shtrenjte, me nje perballje tragjike mes vehtes.
Por… “E vërteta do t`ju çlirojë!“- thote Jezus Krishti.

Po! E verteta te çliron, padiskutim, por kur ajo eshte e plote, nga fillimi ne fund. E verteta e pjesshme nuk eshte e vertete, eshte genjeshter, eshte mashtrim dhe mashtrim i rende madje, i studjuar, i medituar, me qellim. Pra jemi ne kufinjte e ligësisë. Keshtu kjo e vertete absolute, pra fakti qe “gjysëm e vërteta eshte gënjeshtër” vlen edhe per vet Kadarenë, ktë mizantrop të vogël provincjal, që mbeti gjirokatsrit edhe pse u rrit ne Tirane, Moske dhe Paris, i cili ka filluar te thote kohet e fundit disa gjysem te verteta sipas oreksit te tij. Dhe njerezia meskine, dinake, e poshter, hileqare, identifikohet tek ky meskin, dhe leshojne komente, pasthirma: “Eeeeeej, a e lexuat çfare thote Kadareja???!!!”, sikur ky te ishte Mesia i zbritur nga Qielli. Kjo ndodh sepse te gjthe jane si ai, te zhytur ne batak, brenda ne nje nevojtore te madhe, dhe u pelqen te rrine aty, ngrohte, sespe jane mesuar tashme, dhe nuk duan asesi te ndryshojne gendje. U pelqen pislleku i tyre, era e qelbur, ndryresia, e kaluara e tyre e shemtuar… dhe kane frike nga nje e ardhme e paster, e kulluar, pasi te bukuren nuk e njohin, nuk ka kaluar kurre nga fshati tyre i vogel, i erret, pa drita, nga mendja e tyre e plaçkitur prej urise dhe dhunes, Keta te bukuren e  kane frike dhe merziten prej saj.


Kjo vlen edhe per Berishen, i cili, njesoj si Kadareja e te tjere pa fund, i thote te vertetat sipas vendit ku i rastis te jete, sipas oreksit, sipas eres qe fryn, gjithmone te verteta ne miniature dhe me qellime manipuluese.
Ne mungese te rruges se drejte, ne mungese te se vertetes dhe te kurojes qe duhet per ta shpalluar ate, e vetmja alternative e pashmgshme shoh se ka mbetur perballja.

Oh sa keq!!! Por ne fakt, duhet te them: Oh sa mire! Sepse e verteta do te na çliroje, qofte edhe me nje kosto shum te larte. Rendesi me shume se çdo gje ka çlirimi i shpirtit dhe i mendjes, jo pushteti, as karriera, as Nobeli i Kadares, as pushteti i Berishes si qellim ne vetvete.

TE GJITHE KANE BESUAR TEK GABIMI, DHE NDJEKIN ENDE RRUGEN E SHTREMBER. EDHE VET KADAREJA! NDAJ DO SHKOJME NE PERBALLJE, SHUME SHPEJT, TE GJTHE ME TE GJITHE !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s