MIGJENI: POETI, ESTETI, MESUESI, ELEGANTI, DASHNORI I PAKUPTUEM!

Edhe Migjeni, poeti qytetar, njisoj si Koliqi, poet po nga i njëjti qytet melodioz, i këndoi Dashunis në një stil të papërsëritshëm, të pakeqkuptueshëm, të cilin vetëm qenje të lindura e të rrituna nër qytete mund ta kutpojnë, munden ta shijojnë. Për kët arsye, si Koliqi ashtu edhe Migjeni mbetën të pakuptuar, të pavlersuar për atë që shprehën dhe i dhanë në të vërtetë shoqërisë shqiptare, e cila ish dhe mbetet ende e kapur ne fyt nga morsa e tribalizmit, e injorancës dhe luftës për karrigen e rradhës së parë.

Kaq tragjik ishte fati i ktyre dy poetve, saqë Vegjëlia, duke mos patur mundësi t`i kuptonte, t`i shijonte e t`i vlersonte, i katalogoi me njëmijë ngjyra politike, i “burgosi” nëpër korniza ideologjike, propagandistike!

-Migjeni-

Millosh Gjergj Nikolla, me origjinë nga Dibra e Madhe, i rritur ne Shkoder prej 3 brezash… lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër, dhe ndërron jetë me 26 gusht 1938 në moshën 27 vjeçare, si një meteor qe shkëlqen fort per aq pak kohe sa jeton.

MELODI E KEPUTUN

Melodi e këputun

lot i kjartë nga syni

i një grues së dashun…
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.

Nga vaji i heshtun

shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi…
e ther, ther hidhnimi
për çastet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.

Brrylat ndër gjujë të mpshtetun,

ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb’ e puthun
në melodin e këputun).

Hesht njeriu pran grues

që qan e turpnueme…
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë – dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.

Por kur vjen ndoj tjetër,

epshi kapërthehet,

gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
… e vetëm ndëgjohen
“ahtët” e molisun
në melodin e grisun.

Ktu ai tregon eksperiencat personale me kurtizanen e rradhes, “me nji nga ato”…

3 mendime mbi “MIGJENI: POETI, ESTETI, MESUESI, ELEGANTI, DASHNORI I PAKUPTUEM!

  1. The next time I read a blog, I hope that it won’t disappoint me as much as this one. I mean, Yes, it was my choice to read, nonetheless I genuinely believed you would probably have something useful to say. All I hear is a bunch of complaining about something that you could fix if you were not too busy searching for attention.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s