Misteret e Addio-s DINJITOZE te PAPES RATZINGER

E verteta eshte si dielli. Ajo mund te mbulohet prej reve vetem per disa kohe, por pastaj del gjithmone ne pah, e shndritshme, e qarte, e forte.

“Vi ringrazio di vero cuore per tutto l’amore e il lavoro con cui avete portato con me il peso del mio ministero, e chiedo perdono per tutti i miei difetti”. (Papa Benedetto XVI)

…………

KURAJUA dhe DINJITETI per te marre vendime te veshtira !

Jozef Ratzinger ka qen frymezimi im per vite me rradhe, qe kur ishte kardinal… dhe me gjestin e tij fisnik, koherent, prej besimtari vertet te lidhur me Energjin e Tejetlarte Krijuese… duket sikur u tha atyre te Romes, kardinalve dhe burokratve te tjere te kapur pas pushtetit: “Fija qe me lidh me Jezusin, eshte tek Pjetri, tek Apostujt, tek Shenjtoret dhe tek disa rregulltare e besimtare qe ngjajne vertet me shembelltyren e kristianit. Me ju nuk ngjasoj aspak. Ju jeni tashme peng dhe skllever te qoftelargut…”
E un u ndjeva i lehte, sepse njeriu qe me ka frymezuar per kaq e kaq vite, nuk me zhgenjeu as ne momentet e fundit, ne zgjedhjen me te veshtire te jetes se tij. Ai e ndau me thike te verteten e tij te paster, koherente dhe fisnike, nga pislleku dhe degradimi i pallateve te arte te pushtetit, nga pandergjegjia e atyre qe u nisen duke ndjekur Krishtin, dhe perfunduan duke ndjekur pushtetin, parane dhe veset e kesaj bote.
“Nese do te marresh vesh ku fshihet i keqi, ndiq parane !”-thote nje shprehje e urte.

Keshtu i dashur Jozef, jam un ai qe te falenderoj ty, per kurajon, per kthjelltesine e mendimit dhe pastertine e zemres sate. Do mbetesh ne krye te listes se atyre qe kane thene dhe kane bere gjera te mençura.
Ti i tregove Europes duke e paralajmeruar, per semundjen e saj vdekjeprurese, largimin nga rrenjet e saj, nga rrenjet e saj te krishtera.

… tani pres me qartesi edhe me te plote, efektet dhe pasojat e nje jete plot vese, genjeshtra dhe manipulime, qe jane pashmangshmerisht vdekja morale, etike, politike, ekonomike dhe ne fund fizike, tek te gjithe ata qe e kundershtuan aq zellshem Papen Ratzinger gjate papatit te tij, per kapriçot e tyre, per egon e tyre, e cila mbeshtetej tek dobesia, ligesia dhe veset e tyre.

Te shohim se ku do shkoje tanime kjo bote e cila preferon te udhehiqet nga “Mesuesit” e Keqinj (i Cattivi Maestri).

Bota mbare eshte perballe nje prove te madhe…!
…………….
p.s.
Edhe Papa Ratzinger ka lene porosi te rendesishme, përveç parashikimeve qe ben profeti Malakia,
si psh:ne librin e tij botuar me 2004 kur ishte ende kardinal, “Europa senza Radici” (Europa pa Rrenje), ku ai sqaron qarte dhe thjesht pikapamjen e tij mbi Europen e infektuar nga mosbesimi, nga arroganza, e cila ka harruar se i gjithe zhvillimi ekonomik, kulturor e shendetsor, i erdhi nga e kaluara e saj e krishtere, edhe per merite te kishes se Krishtit.
Ne ket liber ai tregon qarte se Europa, e infektuar nga ky virus i tmerrshem i harreses dhe mosmirnjohjes, eshte e destinuar te vdese… dhe se si kardinali Ratzinger sheh tek Moska e sotme pushtetin fetar, njerezor, politik dhe ekonomik te Europes. Pra, jo me tek Roma (Vatikani), as tek Kontandinopoja e dikurshme (tek bizanti i sotem), por ne RUsi, tek Moska, tek keta njerez te mire, te dashur dhe besmiplote, te cilet kane mbetur te paprekur nga semundjet e tmerrshme te Europes perendimore.Te gjithe e dine tashme se feja e krishtere po gjen terren te mbare ne Afrike, ne Kine e kontinente te tjera, perveç botes ispanike e Amerikes Latine ku eshte tejet prezente.Por Papa i Zi, sipas profecise, nuk don te thote vetem nje Pape i zi ne ngjyren e trupit. Ka edhe interpretime te tjera kjo thenje… Njohesit e argumentit e dine shume mire kete domethenje…

“Europa senza Radici”, me ka treguar mjaft qarte se ne ç`batak ka rene shoqeria njerezore, e posacerisht ajo europjane, perendimore…dhe ishte fare e thjeshte te parashikoje krizen ekonomike, si pasoje e asaj krize morale e intelektuale, e cila shfaqej me harresen e rrenjeve, me egoizmin dhe arrogancen e atij qe ka harruar se nga i erdhen te mirat materjale dhe shpirterore…
Gjithçka ishte e parashikueshme, natyrisht nese disponohen njohurite e duhura…!

……………
Profecia e Malakias
Pas bestytënisë së parealizuar të kalendarit maja, që parashikonte fundin e botës në 21 dhjetor 2012, është një profeci e re ajo që vendoset në qendër të vëmendjes së të gjithë atyre që i besojnë. Megjithatë, këtë radhë nuk bëhet fjalë për fundin e planetit tonë, por vetëm për fundin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, periudhë që do të pasohet nga një epokë e “errët trazirash” dhe mungese stabiliteti deri në fillimin e shekullit të ardhshëm.Shën Malahi, arkipeshk irlandez i Armaghvit, i konsideruar i shenjtë prej kishës, jetoi në vitet 1094-1148 dhe besohet se kishte fuqi të shikonte të ardhmen dhe ai ka lënë shumë profeci të shkruara gjatë jetës së tij.Në vitin 1139, kleriku udhëtoi në Romë, ku pa një vizion të së ardhmes, të cilin e përshkroi në një dorëshkrim të kohës.

Sipas parashikimit, pas papës së 112-të, i cili do të jetë i ardhshmi, Vatikani do të pushojë së ekzistuari.

Kjo profeci është tepër e njohur në rrethet kishtare dhe për më tepër parashikon që papa i fundit do të jetë një “Papë i Zi”.

Profecia, e bërë në një shekull kur Europa dhe veçanërisht Irlanda nuk njihnin njerëz me ngjyrë, është edhe më goditëse duke pasur parasysh që pretendenti kryesor për të pasuar Benediktin XVI konsiderohet të jetë pikërisht kardinali ganez, Peter Turkson.

 
Foto: Benedikti XVI dhe kandidati kryesor per zevendesimin e tij, ganezi Peter Turkson

Sipas vargjeve të shkruara nga Shën Malahi, “qyteti i shtatë kodrave (siç njihet ndryshe Roma) do të shkatërrohet dhe një gjykatës i pamëshirshëm do të ulet mbi njerëzit pas Papës së Zi”.

Profecia e Shën Malahit, bëhet edhe më tronditëse duke llogaritur se disa profeci të tij të shkuara janë realizuar.

Për shembull, ai shkroi se papa i 110-të do të vinte dhe ikte nga “Lindja e Diellit”. Papa Gjon Pali i Dytë, u lind dhe u varros në ditë gjatë të cilave kishte eklips diellor.

Për Papën aktual, ai shkruante frazën “lavdia e ullinjve”, diçka që gjen lidhje me faktin se murgjit e urdhërit të Shën Benediktit njihen ndryshe edhe si “njerëzit e ullinjve”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s