PROFILI I PAPES JEZUIT dhe KISHA qe LENGON

Zot te falenderoj !

Te falenderoj o Zot, qe i dhe botes nje Pap si ky, per te marre ne dore frenat e shthurura te kesaj bote te perhumbur ne mekat.


Me ndihmen tende o Zot, tek perzgjedhja e ketij sherbetori te pervuajtur te Jezusit, bashkvella i Urdherit te Shoqerise Jezus-S.J., kuptova dhe lexova profecine mbi “Papen e Zi” sidhe mbi termin “fundi i Botes”.
Shum pak njerez ne kete toke e dine se ne ambjentet e brendshme te kishes, “Papa i Zi” quhet joformalisht Gjenerali i Urdherit te Jezuiteve. Kurse per termin “fundi i botes”, duhet thene se eshte pikerisht Argjentina ajo toke e populluar e globit, qe ndodhet ne skaj te botes, pra ne “fundin e botes”.
Ndihma dhe deshmia jote o Zot, nuk na ka munguar kurre, ne asnje moment, por jo gjithmone kemi ditur te lexojme shenjat e tua…! Ndaj te falenderoj per driten, per ndihmen dhe Dashurine tende, me te cilen na krijove dhe ende na mban ne qendren e ekuilibrit Kozmik.

Papa i Ri eshte per ne:

-Jezuit, si Françesk Saveri S.J. Kjo eshte referenca e emrit te tij si Francesku I
(Shenjti është njëri nga jezuitët e parë në historinë e urdhërit të mirënjohur, sepse përkrah me Injacin e Lojolës, themeloi më 1534 Shoqërinë e Jezuitëve.
Nga qyteti i Navarrës, ku kishte lindur më 1506, në moshë të pjekur u nis për rrugë të largta. Predikoi Ungjillin e Krishtit në Indonezi e në Japoni. Ëndrra e tij ishte ta vijonte këtë predikim edhe në Kinë, ku nuk mundi të arrinte: vdiq fare pranë brigjeve të dëshiruara, në një ishull në afërsi të Kantonit, më 3 dhjetor 1552.
Për jetën e Shenjtit janë shkruar dhjetra libra. Figura e tij është e mirënjohur edhe në Shqipëri, sepsè emri i shenjtit ka qenë i gjithpranishëm në jetën e besimtarëve katolikë e të shumë shqiptarëve të besimeve të tjera. Mjafton të kujtojmë se këtë emër mbante një nga shkollat më të famshme në Shqipërinë e para diktaturës: Shkolla Saveriane në Shkodër (sot shkolla e mesme Atë Pjetër Meshkalla) nën drejtimin e Jezuitëve. Libri më i fundit kushtuar jetës së shenjtit në gjuhën shqipe është ai me titullin: “Shën Françesk Saveri” shkruar nga kryeipeshkvi i ndjerë i Shkodrës, Imzot Fran Illia.

-Latin, pra njeri i mbrujtur dhe i formuar ne shkollen e kultures latine, humaniste, misionare, e te dijes.

-Klerik me eksperience dhe fe` te gjalle, qe me shum se fjalet i pelqejne veprat dhe deshmite, ne thjeshtesi, per nje kishe si ajo e Jezus Krishtit, te vogel, te thjeshte, te varfer, te paster nga te keqijat dhe nga mekati.

-Intelektual i forte, siç e kerkon perkatesia e urdherit qe ai perfaqson S.J.;

-Liberal, e njekohesisht konservator aty ku duhet;

-Me origjine italiane, qe do te thote, se do jape nje kontribut sado modest qe Italia te rimekembet dhe te shkoje ne vendin qe i takon mes popujve te zhvilluar. Qe do te thote se, Italia eshte fqinja dhe mikja jone me e mire, ne shekuj te shekujve. Qe do te thote, se rimekembja e saj, eshte edhe dinjiteti dhe rimekembja jone, e shqiptarve.

Ka ardhur koha te shkeputemi nga kisha e mureve dhe e tavaneve te florinjta, te lluksit, ku   mesuesit e keqinj bejne kerdine me antimoralin e tyre dhe me sfiden qe i bejne Zotit. Jezus Krishti nuk rrinte ne kulla te fildishta, te mermerta dhe nuk pinte me kupa floriri. Mesuesit e keqinj, ata qe perdhunojne femije dhe te rritur po.

Le te bjere pra Kisha e kalbur e tavaneve te arta dhe e mesueve te keqinj qe nuk kane frike nga Zoti! Sepse po te kishin frike, sigurisht nuk do guxonin te benin ato qe kane bere e qe vazhdojne te bejne ende !

Dua nje kishe te pasur ne virtyt, ne moral e ne dije. Jo nje nje kishe te perlyer ne felligështi, me ar e me genjeshtra.

E dua kishen ne mal, atje ku ajri, dielli, uji dhe shpirti jane te paster e ne kontakt me Zotin.

Kishen e shkaterroi e keqja dhe Mesuesit e Keqinj.

Botes i duhej nje Pape Jezuit, per te kthyer nga udha e keqe drejt Drites Hyjnore, njerezimin e perhumbur ne pyllin e erret Dantesk.
p.s.
Francesku I – jo si Shen Francesku i Asizit, por si Francesk Saveri, miku i Injacit te Lojoles, bashk me te cilin themeluan Urdherin e Shoqeris se Jezusit S.J., pra jezuitet.

Një mendim mbi “PROFILI I PAPES JEZUIT dhe KISHA qe LENGON

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s