QENDROJ ne QENDER

Shkoj gjithmone ne qender, dhe QENDROJ !

Po po, vendosem ne qender te rasteve ne nevoje, kur te tjeret jane te pamundur dhe ndjejne nevojen e dikujt qe t`i ndihmoje. Thirrja e te pareve me vuri ne qender te asaj cfar kam bere te pakten 15 vjetet e fundit. Ulerima çjerrese per drejtesi, ligj, ekonomi, qyteterim, me vuri ne qender te nje lje shume te madhe, shume te piset, shume te kushtueshme, shume te gjate, por un perseri QENDROJ !
Mendova, punova, luftova dhe vazhdoj ta bej ende, per nje grupim njerzish te ashtequjatur popull, por qe ne fakt nuk jane te tille. U mundova, u ropata, u merzita, por mbijetova dhe perseri QENDROJ !

-Jeremia duke pare Jeruzalemin te digjet-


Doja qe ky grumbull frymoresh te merte kthesen drejt mirqenjes, drejt qyteterimit, drejt modelit europjan te te jetuarit dhe u konsumova, por edne QENDROJ.
Nga lufta dhe perpjekja ime, perfito nje maskara, nje sharlatan, qenje pa ide, pa hoby dhe pa te ardhme. Un dhe te tjere donim stilin europjan dhe shtetin e drejte e perparimtar, kurse ai dhe ata qe e ndoqen pas, fshataret si ai, u hodhen e u perdrodhen qe ate qe ne e quajmë shtet, komunitet, ta vjedhin, ta grabisin, ta shkaterrojne.
Modeli tyre eshte si Saliu, moster pa permbajtje; si Argita, njeri qe vjedh e ben marifete nderkohe qe s`di se ç`e ardhme e pret; Sahid Dollapi, 3 here “minister” me portofolin me te madh ne kabinet, 3 here hajdut, 3 here shkaterrues.

Europa dhe stili dinjitoz i jeteses nuk mund te vinte me maskarenj dhe fshatare pa te ardhme. As me aleatet e tyre te veshur me petkun fetar, fshatare e bij fshataresh, te huaj e vendas, pseudo te krishtere e pseudo-myslimane.

Jo. Shteti, komuniteti dhe perparimi kerkojne ideale dhe njerez te larte qe te mund te jene bartes te këtyre idealeve pa sforco, me lehtesi poetike.

Per kete arsye, sepse e perçmoj boten e shemtuar kuterbuese-tinzare-fshatare, un QENDROJ, ne qender te ideleve te mia !

p.s.

e sa per ata qe tinëzisht bejnë sikur, dhe që bota mbare i quan Mesuesit e Keqinj,

dua t`u them:

Meqense predikimi eshte dhurata e Fjales, prej se ciles u krijua vete jeta mbi toke, nuk jam me aspak i gatshem qe te degjoj kinse se po thone meshe disa “belbacuke te g`juhes ilire”-siç i quan Ernest Koliqi. Nuk kam me nerva te degjoj njerez qe vetem me Fjalen nuk kane lidhje, dhe per kete arsye shum te forte, mendoj se mesha kthehet ne nje rutine, ku ka vetem llafe, ere te keqe dhe prezence te forte amorale te kuriozeve qe mbushin kishat. Preferoj te shkoj ne mal, ose te ndjek meshen ne rruge kibernetike, ne distance, te celebruar nga njerez te Zotit, mjeshtra te Fjales !

-Papa Françsk duke u lare e duke u puthur këmbët disa djeve fatkeq ne burg-

Njeri i Zotit, Mjeshter i Madh


…. kurse Koliqi per keta mostra belbacuke-analfabete, te brendshem e te jashtem, te ketej e te andej bregut, qe po shkaterrojne jetet tona ne qytet e ne fshat, shkruan:

“O Kângë, Arbnor’t e plogtë i kapi gjumi;

ti kris si zâ burije

mbi ata qi flêjn’ pa andrra fisnikije:

e n’qe se belbacuk’t e g`juh’s ilire,

tue t’ndie fishkllojn’ prej smire,

me rrahje flatrash ik n’naltsí t’kalthèra

e prit, per me kumbue, agime tjera”

-Ernest Koliqi-

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s