PASHKET (KALIMI), MUNDIMI IM…

Per shum vjet e me shume mend PASHKET !

Cdo vit pashket (kalimi) per mua kane qene nje mundim, nje ecje e veshtire, nje kalim nga nje gjendje ne nje gjendje tjeter, gjithmone e me me lart, gjithmone e me i qarte.

Me kujtohet nga e gjithe historia, per me teper e shkruar ne Bibel, se ndersa farizejt e asaj kohe kishin zaptuar pallatet e arta, tempujt e genjeshtert, dhe blasfemonin, genjenin e ushtronin pushtete te felligshta tokesore, Jezusi rrinte fshehur dhe fliste me miqte e tij me te ngushte, i lutej Zotit veçmas, larg syve te asaj bote te peshtire.
Ai me shume se ceremonite dhe genjeshtrat, parapelqente te rrinte me miqte e tij, duke u shprehur me vepra, duke u lare atyre kembet dhe duke ndare buken dhe veren.
Farizejte nuk jane zhdukur, jane ende sot, po si ateher, neper tempuj e pallate, te lare me ar e te rrethuar me vegjeli e me hajdute si Baraba.
Jezisi nuk predikonte ar dhe vese, por Fjalen dhe Shpirtin e paster.
Pashket kete vit me treguna shume gjera:
1-Se Zoti ekziston dhe u shpetoi jeten 2 djemve te rinj peshkatare qe ishin te humbur ne mes te detit. Aleluja !!!
2-Se nuk eshte e nevojshme te shkosh mbas disa belbacukeve genjeshtare per te gjetur paqen dhe kontaktin me Zotin.
Jezusi dhe te tijet u persekutuan e u vrane sepse nuk donin pallate te arta por jetuan ne shtepiza te vogla, ne mal, ne katakombe, per 300 e ca vjet…derisa farizenjte u rimekemben perseri dhe ja ku jane, ne mes nesh, me shtiracake se ata te paret!

Nen Tereza e Kalkutes i kuptoi mir dhe i sfidoi farizejt e sotem, i la neper pallatet e tyre te kapardiseshin, te sundonin mbi vegjeline dhe te bashkpunonin me cubat, me hajnat. Ajo eci me sandale rrugeve te kalkutes dhe dhuroi Dashuri e shprese per miqte e saj, nen rrugen dhe Driten e Jezusit. Po po, Nen Tereza me tregon rrugen se nga duhet ecur, rrugen e Jezus Krishtit. Te tjeret jane farizejt e rinj, me te poshter se ata te vjetrit e para 2000 vjeteve.

-nga At Pjeter Meshkalla S.J.-

CONFITEOR

O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me hipokrizi!
Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj…
Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!
Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e dévën kapërdijë…
Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë…
Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën…
Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë…
Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,
vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që jé veç Drejtësi, Tý, që për hir’
të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!…
Mallkime dhe shigjeta unë meritoj,
që, lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë
i dlirtë… Confiteor!… Po, mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!…

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s