G`JUHA SHQIPE-përmban kodet e zbërthimit të Universit

Mbi te gjitha deshmite qendron gjuha, Gjuha shqipe !

G`juha eshte nje mjet qe ne thelb te vet ka Fjalen, e cila ne vetvete eshte veprim, eshte Krijim. “E para ishte Fjala”. Bota u krijua nga fjala e Zotit. Fjala ishte shqip?! Ishte sanskritisht?! Apo shqipja dhe sanskritishtja jane e njejta gje?! Per nga bukuria, shumllojshmeria e fjaleve, persosmeria dhe forca e tyre, Fjalet e qe e mbushin ate, G`juhen Shqipe, mbeten unike me nje force Hyjnore misterioze, por jo shumkush e kupton kete. Jo shumkush e zoteron Fjalen, G`juhen Shqipe !

Plus kesaj, dua te shtoj se jo vetem ne aspektin monumental ose si te themi, kulturor-arkitektonik, kjo histori deshmohet edhe nepermjet gjuhes shqipe.
Kjo levizje e madhe demografike e popujve te planetit dhe lartesia e kultures shqiptare, si mikpritese ne keto troje, vertetohet historikisht edhe nga dominimi i pamohueshem i gjuhes shqipe.

alban guri-ALBANOPOLI – libri i fundit


Me pak fjale, popujt e ardhur: izraelite, thrakas, aziatike, mongole, jevgj, sllave, turq etj…disa te mberritur si endacake, disa si emigrante e disa si pushtues, te gjithe bashke ose veç e veç, iu nenshtruan, jo me lufte por prej dashnis, gjuhes se bukur shqipe. Ata sot e gjithher kane fol shqip, me perjashtime te vogla si ne rastin e disa grekeve, maqedonasve, vlleheve-arrumun apo arrixhinjve, te cilet kane mberitur ketyre aneve se fundmi. Pak nga pak, me kalimin e viteve, nuk do duhen me shume se 50 vjet, qe edhe keta te jetojne, te mendojne dhe te flasin shqip, prej dashnis, e jo me dhune.

Te gjithe pra, pellumba e fajkonj, te ardhur ne token e shqiptareve, keta kane gjetur dashuri e miresi, mikpritje e bujari… dhe sot flasin shqip. Jan shqiptare. Pra prova e pakundershtueshme e nje kulture eshte gjuha e saj, ajo e cila kunder çdo dhune e dredhie, kunder çdo shpate e pabesie, i ka thyer armiqte e saj. E ka tredhur krenarin e tyre prej pushtuesish te dhunshem dhe i ka bere njerez, i ka bere shqiptare. Edhe vet Cordinjano, i cili kishte nje mision shum delikat, madje mund te themi aq delikat sa synonte venjen ne diskutim te origjines dhe veçantise se G`juhes Shqipe, pasi e mesoi ate ne menyre te shkelqyer (prej misionit qe kishte), perfundoi qe pati dilema jo te vogla mbi veten dhe ato qe kish mesuar ter jeten e tij prej studjuesi te imtesishem. Ajo qe asimilon pra eshte kultura, dashuria, te cilat deshmohen me se miri nepermjet gjuhes dhe forces se saj shprehese . Ne kete rast, nepermjet Gjuhes Shqipe.

“Ma i kjarti simbol i kombsisë asht gjuha…Sa për popujt e qytetnuem, mund t’ thuhet me siguri të plot se zhvillimi i gjuhës, pra literatyra kombtare, asht visari ma i vyem dhe stolia ma e shndritshme e historisë s’ tyne. Ideali i nalt, i veshun me fjalë t’ bukra e t‘ gjetuna, nuk vdes kurr.”
-thote Pader Gjergj Fishta

Ketu pra e gjen forcen e vet mbijetesa ne shekuj dhe asimilimi qe kultura shqiptare, nepermjet gjuhes shqipe ka ofruar per popuj te tjere, pushtues ose jo.

Per kete motiv, me sfond djallezor ne nje fare menyre, kongresi i 1972, donte te zhbente gjuhen me te bukur burimore, autentike, unike ne bote, qe i kishte rezistuar mijvjeçareve. Ishte nje plan i hartuar ne Beograd etj, etj… nga popuj e kultura thellesisht xheloze ndaj gjuhes se homereve, gjuhes se rapsodeve e zanave te malit.

Pas gjuhes, vijne sigurisht monumentet e kultures, kishat etj… si deshmi e zoterimeve shqiptare ne keto toka prej mijra vjetesh.

Kete gjuhe per te cilen flasim e ne fakt shum pak njerez te botes e flasin, pa e ditur se jane te perzgjedhur, mblodhi, perpunoi e na ofroi Zef Serembe, Jeronim De Rada, Gjergj Fishta, Mjeda, Kurti, Palaj, Shantoja, Shllaku, Harapi… e pastaj Koliqi,Poradeci, Kuteli, etj…

Pa harruar Pader Zef Pllumin, unazen lidhese te kesaj kulture, i cili i vetem, mbijetoi, konservoi dhe na propozoi versjonin e ri modern te kesaj kulture gjuhesore, melodioze, harmonike, e vjeter sa bota, te cilen mund ta gjejm sot ne mijra tituj e kopertina. Pader Zefi ishte nxenes i Pader Anton Harapit, i Pader Gjergj Fishtes. Ishte bashkevuajtes i Pader Marin Sirdanit i cili i tha se duhet te mbijetonte vetem per ta treguar historine. Dhe ai e beri, mjaft bukur, nepermjet kesaj gjuhe te mrekullueshme, e cila me tingellon si sinfonite e Bethovenit. Me moderne dhe klasike njehersh nuk mund te kete. Besoj un !

Pa xhelozi e me mjaft krenari edhe pjesa e toskerise duhet te jete mirnjohese per forcen e madhe asimiluese qe ka patur kjo gjuhe ne shekuj, fale edhe burrave e grave qe e kane konservuar e perpunuar ate, modernizuar e zbukuruar.

Pikerisht pra, nepermjet G`juhes Shqipe, vet Fishta, nepermjet mekanizmit te fjales ne shqip, ky artist i talentuar me teper se prift, lartesoi momentin me domethenes te historise njerezore, vdekjen e Krishtit mbi kryq. Kete moment Fishta e ka perjetsuar si askush dhe si akund tjeter ne historine e letrave boterore.

… sa per kulture, lexoni diçka shume te bukur shqip:

MATER DOLOROSA (nga Vallja e Parrizit)

( At Gj. Fishta, 1913)

Pezull n’ mjet tokes e qiellit,
Atje mbi kep t’ Golgotit,
N’per ag t’pergjakshem t’ diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me ‘i ‘za t’ pushtueshem
dha shpirtin e hyjnueshem
ndër duer t’ Atit t’vet.

E Ama zbeh si qiri,
prej dhimbes bamun guer,
e sheh kah kryet i Biri
e ulë permbi krahnuer:
E sheh, e ma fort zemra
I therë atebotë, e themra
tue u dridhë , ma n’tokë s’i shklet.

Por, kah s’ don me mendue
Se i Biri shpirt ka dhanun,
I kandet me kujtue
Se Ai don ndo ‘i fjalë me i thanun,
Prandej me dashtuni
I qaset Krygjes tij
E i thote plot ambelcim:

Qe Nana jote o Djalë!
Qe Nana , o bir ngat teje!
A don me m’ thane ndo’i fjale,
Qi ule kryet prej meje?-
Po a fort gojen t’ idhnueme
Me ate tamth qi tash t’kuene
Kta njerez t’lem n’ verbim?

Por n’Kryq, i Biri shuete,
E veç nje ushtime termetit
Qi t’dekunt n’ vorr i shquete
Qi tundte ujet e detit.
Qi male e krepa çante
Qi n’ tempull tisin dante
Per Te t’ pergjegjun kje.

U dridh atbote ( atehere) e Ama,
por krejt s’e la shpresa,
E tue shungllue ende gjama,
Tu u trande e dheut ndertesa,
me dore kamen ia preke,
N ‘ uzdaje se nuk ka hjeke,
s’e shpirt s’ka dhane ende.

Por me dorë tue ndi
Se kamba ftohun ishte
Me gjak e cila isht’ ri
Tue pa se Djalë ma s’kishte
“Ahi” fshani ‘i herë prej dhimbet,
E, si nje drite ka shkimet,
Gadi nen Kryq u pak.

E panë Ejët te qielli
E ftyren me flete mbluene,
U muz ma kobshem dielli
Humnerat prap gjimuene,
I Amshuemi edhe Ate e pa
E dhimbe per Te i ra,
E mnise ateherë vu cak.

U vesh n’ zi natyra,
Bregut u thane plepat,
U vraa e qielles pasqyra,
Plasen prape dhimbet krepat
E u vyshken fushes zymbylat,
E heshten n’ mal bylbylat,
Mbare rruzullimi ankoi.

Vetë Romakut gjaksuer
Qi t’ Birin ia bani t’ dekun
Zemra i gufoi n’ krahnuer
Ashtu ka e pa t’ lmekun,
E kah prej malit zdrypi
Ai t’ Lumit meshire i lypi
Pse aq t’ dhimbshme Nane mjeroi.

Veç ti moj zemra eme
Veç ti t’ lodhet nuk ke
E, egersue, nuk treme
Ashtu ka’ e sheh ti zbeh,
Njate qe kje nder bija
Si lil nder kulumbrija
Si drita kur agon.

Po kje se ti nuk mpihe
N’ gjith kete mjeri t’ shemtueme,
Po kje se ti nuk shkrihe
Kah sheh sa at’ Nane t’bekueme
Heshtat zemren ia therin,
Ma t’ forte se ty mermerin,
M’ kallzo se ku kerkon?

Ky Himn i Fishtes qe pershkruan si askush tjeter pjesen e fundit te kesaj historie qe u paraqit me lart ne filmin ne atach, eshte me i bukur se vet filmi, se çdo rresht, ne çdo varg apo çdo germe qe eshte shkruar per kete ngjarje te madhe e te rralle te njerezimit. Po po, ka kompleksuar te gjithe popujt dhe te gjitha Gjuhet e botes.  Sepse askush, askund nuk ka shkruar dot me bukur dhe më me realizem se Fishta mbi kete moment historik, mbi kryqezimin e Krishtit mbi kryq, momentin kur dha shpirt me Nenen e pikelluar nen kembet e tij.

Ndersa Petro Zheji, na ofron studimin (?!!! – qe ne fakt nuk e dim nese eshte i tiji apo i ndonje personaliteti te mbetur anonim, qe ndoshta ka vdekur burgjeve te diktatures,e i dhuruar keshtu Petro Zhejit nga ish-Sigurimi i Shtetit) e paprecendent dhe ende te pavlersuar si duhet, ne librin Shqipja dhe Sanskritishtja (sanscript-gjuha e Zotit, ku shpejgohen te gjitha misteret, te pathënat :

etj,e tj…

G`juha Shqipe, eshte G`juha e Zotit… ndaj te gjithe e kane e zili, sepse nuk e flasin. Bashke me boten lindi edhe zilia! Askush tjeter mbi kte bote nuk flet shqip apo sanskritisht! As ata pseudo-shqiptaret qe nga G`juha Shqipe njohin dhe perdorin vetem 300 fjale lidhese te zhargonit te perditshem (rasti i politikaneve, mitingasheve dhe ushtareve te tyre).

7 mendime mbi “G`JUHA SHQIPE-përmban kodet e zbërthimit të Universit

  1. Ti tani po ben reklam per botimet “Toena” dhe s`di si me e thon, apo kot ashtu, deshe edhe ti me thon noi gjo dhe e the…
    Gjuha edhe perparon daku…!. zhvillohet, transformohet, zbukurohet, perditsohet… Nuk eshte e then qe te flasim e te shkruajm te gjith si gjyshja jote…:-P

    • Më duket se nga konteksti i komentit të mësipërm nuk keni kuptuar ose më mirë nuk keni lexuar vetëm dy rreshtat e fundit, atëherë jam i detyruar të terhiqem për diskutim të
      mëtejshëm.

      O’Reilly, Galileo, Springer, Hanser, Teubner, Vieweg, McGraw Hill, Pearson Studium, Oldenburg për të përmendur vetëm një përqindje të fare vogël të shtëpive botuese internacionale të repertuarit të bibliotekes sime. Ndoshta ju nuk njihni tipografinë letrare ose siç lind një libër ose …

      Ju mednoni që gjuha shqipe ka ndryshuar?! Ok!

      Kur të kem kohë do merrem në formë të detajuar për kritikën e librit (ose librave që ndoshta mund të keni shkruar). Mbase nuk e njihni strukturën kritike të analizës së librit dhe nuk keni njohuri mbi recensionet serioze analitike.

      Do mundohem ta gjej ndonjë nga librat e juaj (edhe pse jetoj larg) dhe do i testoj (edhe për plagiarism) materialet përmbajtëse, strukturën, gjithashtu edhe mbi të drejtat e autorit.

      Informoju mirë për proçedura të tilla që të kesh parasysh rezultatin!!!

      • patjeter… po pres “fshikullimen” tuaj, qe realisht ndjej dhe kuptoj se bazohet ne nje ndrydhje te tmerrshme te personalitetit tuaj… SHoh qe beni me shum vrull dhe lehtesi kritiken, duke e dituar apo mos ditur se kritika piksepari bazohet ne njohje…
        E paskeni me merak te madh te me kritikoni… ndaj ju lutem, vazhdoni…! Por vetem mos u perpiqni te shisni librat tuaj te merzitshem ne faqen time, ne blogun tim personal… sidomos pa me marre leje…!
        Aty ku ka kritike, ka edhe zhvillim. nese kritika eshte objektive, profesjonale dhe mbi te gjitha konstruktive. Ne te kundert, turinjt tuaj te shemtuar e te fshehur (perse???) do te shtremberoni…!
        Un frymezohem nga subjekte te caktuar, nuk kopjoj… !!!!!!!!

  2. Është për tu vlerësuar shumë kjo që keni thënë në këtë interval kohor (13:17 – 14:30) në intervistën e televizionit “ntv info-point”:

    Duhet të krijohet një bazament robust njohurish që të arrish ta vësh në dukje këtë që keni thënë.🙂

  3. Nese e keni fjalen per mua, po, e perdor zhargonin qytetar, sikurse perdoret gjeresisht ne te gjitha kryeqendrat boterore…Nese e keni fjalen per vulgaritet ne sjellje apo en mendime, me vjen keq, por keni pare veten ne pasqyre, sepse un i perkas nje rrace tjeter… nese nuk ju vjen keq…😦

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s