GOMERET FERKOJNE NJERI-TJETRIN

                                                                       FUQIA E LATINISHTES
                                                                    -SIMILI SIMILIS GAUDET-
Pauli i cili e komenton shum` bukur këtë koncept këtu më poshtë, nuk ka dasht` ta thotë por po e them un`:
Fshatarët kanë votuar për fshatarë. Të dyja palët, fshatarët zgjedhës dhe fshatarët e zgjedhur, janë të gëzuar dhe solidarë me njëri-tjetrin.
Një kryeministër i gëzohet një ish-kryeministri dhe anasjelltas. Ne nuk mund të pësojmë nga zgjedhjet e gabuara të qenieve të gabuara! Ne nuk mund t`u gëzohemi gabimeve gjenetike që mishërohen te disa specie që shiten e blihen si mall tregu me çmim shumice, pra me pak lekë… Lufta vazhdon të bëhet për qytetërim, jo për gomarizim… as për fshatarizim, siç besojnë, mendojnë dhe veprojnë ishkryeministri
me kryeministrin ortak… apo edhe të tjerë me rradhë!
Kush do ta udhëheqë procesin e civilizimit në këtë vend?
Gomerët… apo padronët e tyre, fshatarët?!
Kjo e tanishmja është pika më e zezë e historisë në procesin
tonë të civilizimit.
***************
                              Latinizma: “Simili similis gaudet!”
nga Paul Tedeschini
Gjuha latine shquhet per të shprehunit e mendimeve me
fj alë pak, me nji sistem logjik, pa zgjatje të tepërta. Deri rust
dojn t’ia atribuojnë gjuhës së vet këtë cilësi të latinishtes, tue
thanë se ajo ka ”Kratkost latinskovo” prà “Lakonizmin e
latinishtes”. Pa dashtë të nënvleft ësoj aspak kolost klasik të
letërsisë ruse, mund të tham pa ba ndonji gabim të madh se
“rusishtja sovjetike” asht gjuha me ma shumë llafe që ekziston
në botë. Tekstet dhe fj alimet e tyne ishin plot stërhollime e të
mbushuna me fj alë të tepërta, aq sa ideja kryesore humbte si në
nji pyll rus.
Më kujtohet kur para nja 40 e sa vitesh isha në Patos të Fierit
dhe pashë librin e fi zikës së nji ingjenjeri i cili kishte studjue në
Berlinin Lindor. Ajo temë fi zike që aty spjegohej me treçerek
faqje, në tekstet ruse spjegohej me dy faqe. Simbas mendimit
tim kjo vinte nga fukarallëku sovjetik.
Nuk thotë kot populli jonë: “Fjalët e tepërta janë
fukarallëk!” Me këtë metodë të të folunit dhe të shkruemit
gjatë, janë formue edhe shumica e studentave që kan studjue
atëherë në ish Bashkimin Sovjetikë me të cilën vetë ato nga ana
e tyne mandej kan infektue edhe kulturën ton të re shqiptare
të kohës së komunizmit. Me knaqësi konstatoj se studentët
shqiptar të postkomunizmit, të cilët studjojnë në perëndim,
nuk janë të infektuem nga ky stil i llafologjisë. Ato po edukohen
me stilin e të folunit ekzakt, logjik, pa llafe të tepërta. Asht për
kët arsye që në shumë shkolla të mesme perëndimore edhe sot
mësohet latinishtja. Kur isha në gjimnaz, un kam qënë brezi i
fundit që si landë kishim “Letersinë Greko- Latine”,të cilën na
e spjegonte i nderuemi dhe patrioti Kolë Kamsi. Nji mrekulli e
vërtetë.
Për këtë arsye mendoj se ia vlen të publikohen herë mbas
here lakonizma latine. Psh:
“Simili simils gaudet”, që don të thotë: “I gëzohet i ngjashmi
të ngjashmit”.
Ose nji shprehje tjetër si ajo që përdorte Ciceroni 2000 vjet
ma parë:
“Asinus asinum fricat” (Lexohet: azinus azinum frikat),
që don të thotë “Gomari fërkon gomarin”, me nji fj alë”Të
ngjashmit përkrahin njeni- tjetrin” ose “I ngjashmi kënaqet
me të ngjashmin” .
                                                                                          8 korrik 2009
(marre nga Libri ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua,  fq. 131)p.s.

Mister “Ngjala” me mullixhiun Meta, i cili bashkejtoi i lumtur me kafsharin Berisha.
C`eshte kjo qe po shohim, kafazi i kafsheve te Orwell-it, apo thjesht STALLA E GOMEREVE qe ka prodhuar dhe promovon Shqiperia ?!
Po po, gomeret rrine gjithmone bashke !😦
-2 burra te shemtuar-

Një mendim mbi “GOMERET FERKOJNE NJERI-TJETRIN

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s