KACURRELAT E TU… -Gac Cuni- Nji Yll i Pashuar…!

Ooh se dy syt o m`i kan o verbue, m`i kan verbue… kaaaçuuurreeelat ee tu…!!!

Kjo eshte serenata me e bukur shqiptare, e shkruar, e kompozuar, e arranxhuar dhe e kenduar nga vet Gac Cuni, nje djal shkodran shum elegant, gzimi dhe idhnimi i vajzave shkodrane te asaj kohe.

Gzimi sepse ai i bente te ndiheshin mire, me komplimentat e tij dhe me serenatat qe u kendonte poshte dritareve. Idhnimi i tyre, sepse ai i u vodh befas nga jeta e tyre, pa deshiren e tij. E burgosen… dhe e lane te vdese ne burgun famekeq te Burrelit. Pse?!…. Pa pergjigje …!!!

Gaci ishte tip, ishte i pashem, ishte joshes, elegant, artist, ishte gezimi i vajzave dhe grave te Shkodres… nji far dandy shum simpatik ia saj kohe, qe jetonte po ne Shkoder sikur te ishte ne mes te Parisit, duke shperfillur mediokritetin, zymtesin dhe provincjalizmin e viteve soc-realiste… Gaci iku… por la pas kte kenge shum shum shum shum shum te bukur…!

Mos e harroni Gacin ! Kendojeni gjithmon kenge e tij…! Shperndajuani edhe miqve, te njohurve tuaj…! Kendojeni ne çdo dasem, ne çdo feste, ne çdo dedikim te perzemert qe i beni te dashurit apo te dashures tuaj… !

Mbajeni gjalle kujtimin e ketij djaloshi simpatik… te ketij artisti te madh, qe nuk u perkul as jasht e as brenda ne burg…! Qendroi burre…!… Dhe e vrane pikerisht se ai donte te qendronte po ai, modeli ekselent i rinise sharmante shqiptare. Ata e vrane, por ai mbeti gjalle…! Kenga e tij eshte me e bukura nder kenget shqiptare…! Pra mos qani per Gacin! Kendoni! Kendoni kengen e tij te mrekullueshme !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s