POETA I KABASHIT – nga Dom Lazër Shantoja

marrë nga Libri “ALBANOPOLI” – Qyteti që Dua

(SHQIPTARIA, PJESA I)

SHQIPTARIA NUK ESHTE NJE OPINION, NJE GJEAGJEZ PER ME U VU NE DISKUTIM PREJ GJITHKUJT !

Shqiptaria ёshtё nje koncept i qartё, boll i qartё boll madje. Nuk ёshtё njё opinion qё mund tё futet nё gojёn e kujtdo e tё diskutohet shkel e shko si njё gjeagjezё qё vjen nga shekujt ! Ajo ёshtё nje trup i gjallё, dinamik, i bukur, magjepsёs deri aty sa tё çon nё vetflijim. Njё e vёrtёt atraktive deri nё kufijtё e legjendёs, mjaft e lashtё. Aq e bukur dhe vjetёr qё pikёrisht si nёpёr legjenda tё merr e tё pёrcjell drejt ideales, drejt sakrificёs mё sublime. Abuzimet, llomotitjet, justifikimet boshe, prapaskenat, sabotimet dhe deformimet në kurriz tё konceptit tё shqiptarisё nuk pranohen !

PJESA E PARE

Mbi shqiptarin dhe shpirtin e tij mijravjeçar e tё pasur na flet Homeri, Virgjili…etj, etj..

sikundёr nё kohёt moderne na tregon Dom Lazёr Shantoja me skicёn e tij…

nga Alban Guri


Ky asht nji leksjon feje, historije e gjaku shqiptar.

Fragment nga vepra e Dom Lazër Shantojës, meshtar, publicist, poet, përkthyes, politikan, muzikant, patriot shqiptar 7.7.1891-5.3.1945

Në këtë skicë, Shantoja, ky univers mendimi dhe vizioni shoqëror, na fton të shohim qartё traditën, shtyllat e saj dhe fizionominё e pagabueshme tё shqiptarit. Na tregon sa i rëndësishëm ka qenë pёr shqiptarёt ndër shekuj binomi “Fe-Atdhe” dhe kët e ban nëpërmjet legjendës së vëllezërve të Kabashit. Më pas, ai na fton të kujtojmë e të këndojmë sëbashku kangët e bukura shqiptare, më të vjetrat e më të vyerat ndër popuj. Ato të bekuarat nga vetë Zoti. Ato që me forcën e tyre mund ta prijnë popullin tonë ndër virtyte atdhetarie, për me i dhanë atij nder e lulëzim.
Shantoja na tregon se përse mundemi me qen krenar edhe na shqiptarët, në dukje të humbun përball zhvillimit ekonomik, atij teknologjik e lëvizjeve demografike. Ai ven theksin në faktin se Prendush Gegës, gati-gati kish me ju çue Homeri i madh prej vorri, me i kërkue nji autograf.
Nëpërmjet Kabashit (ktij katundi tё humbun malesh) Shantoja na tregon Shqipnin, kurse nëpërmjet Prendush Gegës na tregon genin e pavdekshëm e të pazëvendsueshëm të shqiptarit. Shpirtin shqiptar !

POETA I KABASHIT

“I Kabashit?”. Po çka àsht Kabashi, e ku rri? A thue kùnd me ndoj skàj të Misirit?
Jo zotni: me pasë kènë n’Afrikë o ma lerg, ja kishim ndìe zànin, pse na gjeografin e huej e dìm mà mirë se t’onen; por t’a dini se Kabashi à nji her bajrakë e Pukës, e prandej nuk kena faj… në mos dishim mirë se kù gjindet.
Kabashi à nji ner bajrakë mà të parë, e motit ner lufta, fillë mas bajrakut t’Oroshit pritè aj i Kabashit. Katundi rri në skaj të Qelzes, shtrìhet për të giatë të Gominës, qi àsht nji ujë i rrmyeshëm fort i perbàm prej ujit të Blinishtit e ujit të Bhotit të perpjekun në fushë të Shenkollit.
Kà për kufi Palamicajt, Shkallen e Arstit, Lum Shtyllë (pak permì Shkozë), e àsht dà në kto mahallë: Lushajt, Bicajt, Bhoti, Kokejt, Micojt, Mecajt, Çafalija e Hadrojt. Gjithmarë bàhen nja 130 shpì.
Pik mà së parit patne ngullë në Kabash 4 vllazen: Kok Leka, lush Leka, Djegë Leka, Hadar Leka, të krishtènë. Lushi e djega mohuene fèn e të parve e diqne. Hadari desht me bà edhè ky si vllaznit besthyesa, por ju vue mrapa i vllaj Koka, i cili e ndoq deri në Và të Spasit, e si e pau Hadarin andej Vaut, ja lshoj në pushkë të giatë e e la dekun në tok bri kalàs. Kshtù të krishtènët e soçem të Kabashit vinë prej Kok Lekës, i cili vetun ndej në fè të parve. Edhe sot vèndasit flasin për burrnì të Kokës, e un prej gojës së tyne i kam marrë kto pak shenime qi po rreshtoj pse nuk do t’i lamë me hupë sèndet qi pak a shumë mùnden me vjeftun per ata qi herët a vonë kan me shkrue historin e Shqipnìs.
Me i pvetë se ç’fisit janë, thonë se vìn prej Kolonjet (Toskënì). Kabashas gjejmë edhe në Prisrènd, në Dardhë, në Hajmel e n’Iballe (zotnit e Halles).
Kishtarisht sot Kabashi shkon me famulli të Qelzes. Në kohna të para qela e famullis kà kènë në Kabash; veç ma von, si met nji vlla i vetun, ky së mujt me e majt meshtarin, e kshtù u ngreh qela në Qelzë. Sot aty qindet nji kishë kushtue Shèjtit SH’Pàl. I zellti zotni D. Gasper Thaçi, qi ndej 8 vjet famullitàr n’ato ana, kù me veprim të vetin të palodhshem si fetàr ashtù edhe atdhetàr fitoj nji simpatì të jashtzakonshme, u mundue me grrye bashkë me ata malcorë per brì t’asajë kishë, e kan dalë do mure të gjana e të forta; por masi gropimi nuk u krye, nuk mund të caktohet mirë cilltija e asajë ndertesë të moçme.
Gojdhana difton se Sh’Pali njiherë kishte pasë përpjekë në Kabash e nji herë në Sh’Pàl të Mirditës (vèndi i kuvendeve, per fùnd të Oroshit). Kallxohet edhe guri i Sh’Pàlit e donë me thanë, se u gjet gjurma e mushkut kuer i Sh’Pali ndjekë prej gjurmë, si thonë malcorët. Por àsht e ditun se kjo gojdhanë àsht pa themel.
Banorët e Kabashit janë burra të naltë, të fortë e të pashem kah trupi , e të ndershem, beset e të meçem fort. Per me diftue se janë të meçem e veleta thohet aty edhe nji fjalë popullore qì àsht: Në Kabash pjellë delja pa dash.
Me gjithket njerzt e panafakë do t’i kèn pas edhe Kabashi, pse ata vet thon: mos kènke Koca, Kica, Gjura e Batica (kater shpì) Kabashi kjè t’u bà Vezir në vedi.
Ky Kabashi. Po e poeta?
Kur në dimen qi shkoj u nisa per Pukë, kù ndèja 5 javë pritun krejt vllaznisht prej të Nd. Fam. D. Nikoll Dedës, kishe marrë me vete porosin e kshillin m’u perpjekë me poeten e Kabashit. Kishe ndì edhè parandej se kangët mà të bukura na vìn prej Puket, e tash me shkue shi në Pukë e m’u pa shi me at burrëqi me nji dhantì natyret të bindueshme amshon trimnìt e burrave t’onë, me ndì ket zà të gjallë të lahutës shqyptare, ishte per mue, si thonë tash ne Shkoder “il colmo”.
Si mrrita në Qelë, e lypa, e kerkova, por së mujta me e pa kerkund. Kur nji ditë tuj ndejun në Komandë të Pukës, po më thotë nji za: qe, kqyr, tuk a Prendush Gega, poeta i Kabashit! Sillem e shof nji burr të giatë, ende të fortë, sado plak 70 vjeç; ballin e gjanë e si të vrantë: mi sy do vetllatë shpeshta; syt e mdhaj e si xhixha; gojen si në të qeshun nermjet të fjeshtit e t`ironikut. Kjo pershtypja e parë. Masi së paçë kohë me ndejë aty, nuk u ndala me te, veç se i dhamë dorën shoqishojt (me thanë u prezantueme, kishte me kenë tepër elegant per Pukë), e masi m`dha fjalen se do të vite në krye t`javës me m`pa në Qelzë u dame.
U dame por fizionomia e tij nuk u da prej fantaziss`eme. Nuk dishe me e kuptue!Ishte per mue si kashë e lashë!
Më ka ndollë me pa disa pinakoteka e me mbetë para ndoj shtatues o kuadrit porsi i shtangun, pa ba za e pa luejt aspak, kaq e madhee e fortë ishte pershtypja qi më bane ato vepra hartit. Me thanë se pershtypja qi më baniaj të pam i parë e i shpejtë i ftyrës të Prendush Gegës, i giet krejt asajë pershtypje të sprovueme ner pinakoteka të Munchen-it e në Galleria Pitti të Firences, ndokush kishte me qeshë; e pra nuk kje ndryshej. Shkndija e hartistit qi të ndezë prej nji gurit të dekun e nji pelhurës pa shpirt, pse s`ka mujt me më ndezë menden tuj e pa para vedit nji nieri të gjallë? E, ven oroe! M`nji nieri natyret, Naturmensch, si thonë Alemant, m`nji nieri qi së din me shkrue as me kndue, qi nuk njef as Omerin as Vergilin as Dantin, m`nji nieri qi s`din as çka asht vjersha as çka asht rrokja, m`nji nieri per të cilin tetrrokshat e njimdhetrrokshat janë shati e vanga, tamra e lahuta.
Pra mundet m`u marr vesht sa fort m`u ngiat deri sa të vite ajo ditë e premtueme. E erdh! Hinë Prendush Gega me buzë në gaz n`odë, m`a puthë doren, e i tham me ndejë. Ulet e më thotë: Erdha zotni. Por drue se po të bezdisi pse kam nji kangë me m`a shkrue se do të ja çoj dikuej në Naraç.
Un mezi ç`prita me e kondendue; e mandej nisa me e pvetë, e tuj e pvetë çuditej e nuk dite me i dhanë arsye vedit per gjith ato të pvetuna të mija.
Leu pra ky poetë (e emni poetë ma fort se askuj i perket ktyne poetë krejt të natyrshem) ne Kabash sot nja 70 vjet o aty pari. T`et i thoshin Gjek Paloka, e s`amës Lenë Prendja prej Qerretit të Poshtem. Më diftoj se edhe i ati kish kenë bejtar, e qi aj vetë bejtat e para i pat qitë kuer ishte 30 vjeç. Asht i martuem por fmi s`ka per posë dy nipa. Kur e pveta se si qitëte bejtat, më diftoj se së mund t`i qittëte, kuerdo por kuer t`i vite ajo terezija e vet (estri poetik). Ma e shuma e kangve të qituna prej ti janë kangë trimninash. Kishte me kenë nji punë shumë e vjefshme e interesante me i mbledhë të tana këto kangë e me i botue veças me nji komentim letrar-psikologjik.
Nji palë thonë se ne Shqyptarët së kena çka me shkrue!… i kan shkrue të tjerët para nesh gadi gjithçka.
Po, kan shkrue por Shqypnija asht edhe mjeft e panjofun, sidomos në letratyrë të vet, ma fort se në gjeografi. Kangët popullore janë padyshim nji vizar komtar, si bukur mirë pat shenue i permenduni e i vlerti shkrimtar P.A. V. Prendushi, i cilli edhe na e botoj nji ble të par tëkti vizarit. Prandej letrarvet t`onë nuk u mungon landa, por shpesh herë… vullndeti!
Mjaft paçë dishirë me i mbledhë vetë kto kangë, por n`ato pak orë qi mujta me ndejë me ket poetë, si mund të mblidhshe permi 60 kangë të qituna prej tij? Së mujta me shkrue veçse kangen e Gjin Lekës, t`Gjok Dodës, t`Esad Pashës, t`Islam Hajdarit e të Zek Jakinit.
Kanget e Prendush Gegës, më sa ndjeva un, jan kallxime të fjeshta me të tana rrethanet me do thanie të forta e krejt shqyptare. Ka`i herë asht lakonik e si i thon italiant: scultorio: së mundesh as me i shtue as i hjekë fjalë; per pa prish bukurin e poezis.
Kur nji natë ne Bicaj shtrimun në firi e në dushk ndjeva tuj kndue nji kangë të veten percjellun me lahutë,m`u perqeth krejt shtati, e m`u duk se kishe ba në jetë t`eme nji të kthyem mbrapa 4000 vjetësh… e i delshin fjalët kaq natyrisht, kndote kaq me ndjesi, i bite saj lahutë me kaq shijim, qi meta fare i shtangun e i knaqun.
Ky asht pra poeta i Kabashit!
Me ju thanë se nuk asht i pasun nuk asht nevoja. Poetnit e pasun janë të rrallë si mizat e bardha e së gjinden kollaj, anima në Pukë!…
Nuk u bate darsem o gostë pa te, e se të lshote kurr me gjithnduer prrallash e kalxime gazit m`u habitë.
**********************
Oh natyrë e poetës! Si kenke gjithkund nji! Çka don me thanë qi poetnit janë kaq fort të kundershtuem gjithkund e gjithherë?
Ja ka gjetë arsyen poeta i ynë At Gj. Fishta qi shkruen:
….Letrarve të ngratë

Jau ka lanë lija zanatë
Me i thirë sendet të gjitha me emen
Mashkullin mashkull e femnen femen.
(Anxat e Parnasit)

Qe pra ritrata e poetës së Kabashit. Në mos pastë dal mirë ajo qi bana me makinë fotografike per arsye të shiut qi bite, majë uzdasjë se me kto dy faqe shkrimit ritrata e ti morale do të ken dalë.
Të falem o poeta i Kabashit, e zana shqyptare mas sodit të ndimoftë me amshue në kangë jo ma ata qi derdhin gjak vllaznuer, por vetun ata të ndershem qi me vepra burrnijet e perparimit orvaten me i dhanë atdheut nder e lulzim.

Dom LAZER SHANTOJA, kalendari i vepres pijore, 1921

2 mendime mbi “POETA I KABASHIT – nga Dom Lazër Shantoja

  1. le te kthehemi ne epokene gurit, ku santa Klausi ekziston. Keta jane tipa fondamentaliste qe idealizojne cdo gje qe nuke kane pare. tip virgjeresha artistike.

    • E pse u merzitke kaq shum ti qenje pa emer per nje standart siperor te mendimit estetik modern shqiptar?!
      Cfar te ka bezdisur kaq shume ty ne te gjithe kete ngjarje kaq mizore, kaq primitive, kaq antinjerezore, ne kurriz te nje
      mbiNjeriu si Lazer Shantoja?!
      Ma thuaj, çfare e bezdis o hije pa emër?!
      Te bezdis mendimi i tij, publicistika e tij, frazeologjia e tij,
      talenti i tij per artet,per filozofine, zgjedhja e tij e jetes si prift katolik,
      apo prirja dhe dashuria e tij per pianoforten dhe Bethovenin?! Apo mos ndoshta te bezdis deri ne vetposhterim patriotizmi i tij qe shkelqen si gur djamanti?!
      Aoo mos ndoshta te bezdis fakti qe ai nuk ka vdekur edhe pse deshen ta zhduknin, ta bluanin ne nje makine guri, ta dhunojne, ta poshterojne?!
      Te merzit fakti sepse ka ende njerez si un e të tjerë përveç meje që e duan, e vlersojne dhe do ta ngrejne shum shpejt ne piedestalin e
      Altarit te Kombit kte kollos me permasa boterore, universale?!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s