KENGA E LIRISE

KENGA E LIRISE

(marre nga libri: “un” dhe Dashuria – fq.44)


Renda i ndrojtur nëpër botë
për të gjetur shpresë dhe paqe
kokën kthyer mbajta gjatë
pa e humbur shijen tënde.

Tokë e pastër nga mëkatet
mbushur plot me mëkatarë
mbyllur mban sekretin plak,
që na shtyn, na hedh shumë larg .

Si vegim n’ atë vrull rinie
kur veç dritë yjesh ne shihnim
erdhe ti e freskët, befas,
tek nuk pritej, nuk të njihnim.

Të kërkonim nëpër ëndrra
tentativa plot rrezik,
dëshëronim të të kishim
si çdo vajzë që zbardhet dritë.

Dorën zgjate më në fund
një ditë dimri, ledhatove,
shumë prej nesh
që shumë të donin,

dhe i more iu rrëfeve
vende, ngjarje, horizontin…
udhën tënde prej nga erdhe.
Veshe petkun e dhjetorit

Ti e vetmja gjë që s’vyshket,
ti Liri që vonë u shfaqe,
Krahë-hapur, plot me ngjyra
si një lule në mes njerëzve.

Më rrëmbeve dhe desha
larg qëndruam si të etur,
ndaj gjithmonë betuar duket
jam që kurrë pa ty t`kem mbetur.

Sepse më ringjall heronjtë,
që tek ty mbështetën shpirtin,
për të parë ditën e festës
sytë e tu, Lirinë që prisnin.

Ti jetoje tek të tjerë,
që nuk flisnin gjuhën time.
Sa do doja t’i tundoje
këta që frikë të kanë dhe dridhen!

Dhe t`na vije si atëherë
kur e bukur shend e verë,
ti më e madhja mike e shtrenjt,
madhështore ndër këto vise.

Ku veç djemtë nuk munguan
për t’u bërë martirë të tu’t,
“Kalorës Drite të Lirisë”
Sot rapsodi këngë iu thur.

Se me emrin dhe për emrin
tënd të vetëm që s’e ndanë,
me një hov të parrëfyer
u betuan, jetën dhanë.

Liri!
Me krahë të gjatë,
të hijshëm në të cilët
shpesh përhumbem
unë me ty.

Duke pritur të mahniten
dhe ata që larg si yll,
dritën ndjekin pa u ndalur,
gati zemrat hapur mbajnë

se të duan me çdo çmim
e sot ende nuk të kanë,
për të qënë të lirë si ti
si heronjtë në përjetësi.

Dedikuar Poetëve, Luftëtarëve, Heronjve, të cilët vetëm ata mund të flisnin për lirinë, por për atë dhanë jetën.

Itali, dhjetor 2004

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s