NE JERUZALEM YJET JANE SHUME AFER

NË JERUSALEM YJET JANË SHUMË AFËR

Në Jerusalem yjet janë shumë afër,
dhe dielli gjithashtu perëndon diku larg.
Mes yjesh të pafund shkëlqen ti e dashur.
Nuk të njoh por do shfaqesh, e di, këtë natë.

Asgjë e re nuk u shënua për së gjalli,
asnjë gjurmë apo Krijim i Ri.
Të përsëritura vijnë tek ne sot ngjarjet,
prandaj duket sikur të kam njohur antikisht.

Në përfytyrimin tënd dua të shoh Penelopën,
gruan që Uliksit i fali fitore dhe prestigj.
Mendoj çdo moment për gra të adhurueshme,
që në jetën e tyre zgjodhën shenjtërin`.

Nuk e pranoj dot ngazëllimin e varfër,
që prek njeriu i sotëm ditëve të tij…
E dua të bukur, mistik e drithërues,
takimin me ty, takimin me një yll*!

Tiran`, 11 qershor 2011

(marre nga libri: ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua, fq. 56)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s