VASILLAQ VANGJELIT – Kryeartistit

ARTISTIT TE ARTISTEVE,
Vasillaq Vangjelit

Nuk dua te vij sot te te mbuloj me dhe`,
nuk marr dot pjes ne gostin e armiqve te tu,
te atyre qe fytyrat shtremberojn sa per duk,
tek te percjellin te lehtesuar, pa patur turp.

Ti mik i qytetit e i artit gjer ne fund,
ti miku i qeflinjve ahengxhinj,
ti me i madhi artist, estet, qendrestar,
ti me i madhi i gostive me raki.

Un nuk vij dot ta shoh kete vajtim,
un te mbaj mend te qeshur shkelqimplot,
askush nuk te nençmon dot me harrese,
as shekujt s`do ta bejn dot me rutin.

Do vij mbi varrin tend te le nje varg
nje tuf lule do vij te ve kur s`ka njeri,
ateher do flasim bashk te qet mes nesh
pa brenga, pa dhimbjet qe per se gjalli mbajte mal !

Nderi i madh i Korçes tende djal i ri,
sharmant per skenen dhe teatrin gjithashtu,
kafenete ishin te tuat fillim e fund,
ti ishe dhe je Kryeartisti i qytetit tim !

Tirane, 27 shtator 2011

Foto

Foto
…………..
Vasillaq Vangjelit,
artistit, estetit, qytetarit,
me te madhit te te gjitha koherave moderne, ne artin skenik, ate tragjik, ne komedi, muzikantit, kompozitorit, parodistit, njohesit te disa veglave muzkore… Por mbi te gjitha mbretit ne artin e rruges, ne artin e te jetuarit.
Ia dedikoj njeriut te vetem ne bote, qe mund te shihte dike ne rruge dhe kishte forcen ta rrezonte ate ne toke duke e ber per te qeshur vetem me forcen e fjales, me humorin e tij vertet vullkanik.
Te gjithe atyre qe e sulmuan, qe e renduan, e neglizhuan, e ekslipsuan, e harruan, u munduan ta poshterojne, u them se ai mbetet me i madhi nder ne te gjithe, pavarsisht helmit qe i dhuruan, sidomos “miqte”. E lane ne nje cep te botes, duke e poshteruar, ne nje cep te Tiranes, tek shiste qofte dhe raki ne shtepine ku banonte me familjen, te cilen e kish transformuar ne klub per miqte, nga nevoja ekstreme per mbijetese.
Askush tjeter nuk mund te jete me si ai.

Ata te gjithe do mbajne perjetesisht turpin dhe brengen qe u ka len madheshtia e tij. Te gjithe ata qe shtireshin sikur e donin shume diten e varrimit.

Sot, ne diten e dyvjetorit te percjelljes se tij per ne banesen e fundit, 27 shtator 2013

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s