SI MOISIU NE SHKRETETIRE

SI MOISIU NË SHKRETËTIRË

Ne, tërmetet e kohës nuk na kanë stepur.

Natës së gjatë të t`errit nuk patëm frik.

Ne bijtë e baballarëve të Atdheut,

në tunel ecim, kërkojmë dritë!

 

Edhe sytë tanë të etur për dritën* e Homerit

e di, do t`i humbim, do t`i humbim, atë ditë,

kur të fryjë ajo erë përkëdhelëse e frymëzimit,

kur të shkëlqej dielli* i të gjithëve, deri në verbim!

 

Nga ne nuk pati frikë askush të jetë i pari,

në Panteonin mijëvjeçar të këtij Atdheu.

Un` më i vogli djal i këtij korteu,

me zë të plot thërras: “Të mbahet ndezur zjarri”!

 

Pak un`, pak ti dhe një pas një me radhë,

nëpër tunel të gjatë të historisë,

në këtë errësir nga ku dot s`po dalim jashtë,

tek njëri−tjetri do ndriçojmë shkëndijë.

 

Ndaj krah për krah me kokën lart të ecim,

të mos ndalojm` dhe të këndojm` veç himne!

Këngë burrash shekullore të gjëmojnë

e Atin tonë Qiellor në ndihm` të thërresim…!

 

Jo vetëm un` por edhe ti e di mot−moti

se drita afër ësht` dhe kështu ne shpejt do dalim,

njësoj si ai Moisiu në shkretëtirë,

ashtu siç triumfon veç kur pendohet bir i Zotit!

Tiranë, 30.05.2011

(marre nga libri ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s