AFTER PARTY… Mbas protestës

A1 REPORT

Refuzoi Berishën dhe Bashën në
protestë,

Alban Guri: “S’kishte vend për ta”

Intervista për “A1 Report”
TIRANË – Qytetaria dhe forca e shembullit janë dy elementë që përshkruajnë situatën pas refuzimit të armëve kimike. Protestuesit festuan, pas gjithë natës së mundimshme që kishin kaluar në sheshin përballë kryeministrisë.

Albani Guri është një nga frymëzuesit e asaj nate, nga ata protestues që mbajtën gjallë të rinjtë që të dinin të mbronin këtë kauzë kaq të rëndësishme.

Duke folur për A1 Report, ai i tha jo politizimit të protestës qytetare, duke u dhënë një përgjigje sipas tij të merituar atyre që donin ta përdornin apo personalizonin aktin që të rinjtë studentë e bënë për një kauzë më të madhe sesa politika.

“Sigurisht ishte apolitike, ne kshim dalë për t’i thënë që nuk duam armët kimike në Shqipëri. Tani këta njerzit që kanë firmosur kontrata të ngjashme, Sali Berisha, Lulzim Basha etj, erdhën për të treguar që mitingu ishte i tyre, që protesa ishte e tyre, që ne ishim ushtarë të vegjël dhe nën produkte të tyre.
Unë iu bëra disa herë thirrje me megafon të rinjve që në fakt i shanë me fjalë shumë të rënda, madje iu hodhën edhe sende të forta, por mediat e kanë censuruar këtë fakt. Unë jam dëshmitar i saj.
Donin të pilotonin në nivel imazhi protestën. Dëshmia ime personale me zë dhe me figurë është që të rinjtë vetë i përzunë me revoltë të madhe, madje unë i ndalova, iu bëra thirrje që të evitojnë slloganet dhe të evitojnë mbështetjen e njërit apo tjetrit krah, sepse në fakt ishim neutral”- tha Guri për A1 Report.

Ai është një qytetar aktiv, me dashuri të madhe për vendin. Dikush që nuk u shfaq para mediave, por që përdori rrjetet social me forcë për një masivizim të protestës.

“Ne bëjmë një punë “Underground” dhe nuk duam fare as kurora, as medalje, as lavde. Ne jemi nga ata njerëz që kenaqemi duke parë gjërat të ecin. Fitorja më e madhe në këtë moment pas protestës është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës” – tha Alban Guri për mikrofonin e televizionit “A1 Report.

Alban Guri nuk doli në protestë si publicist, si dokumentarist, por si një aktivist që dha shembullin e tij në karikimin idealist dhe orjentimin e duhur të studentëve protestues përgjatë natës kur gdhihej 15 nëntori.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s