VACE ZELA – HIPOKRIZI DHE DAFINA

Artistët duhen respektuar për së gjalli,


sepse kombet apo popujt maten me artistë e shkrimtarë,
jo me deputetë, ministra apo kryeministra.


Fjalet e teperta te rraces se shperfytyruar te politikaneve
mbas vdekjes se Vaçes, jane nje tjeter shuplake ndaj vet Vaçes
sidhe artisteve te tjere😦
Kta idiote nuk kane bere asgje per artin dhe kulturen ne keto 23 vjet. As kryeministri aktual, qe pati mundesi te ishte kryebashkiak i kryeqytetit per 11 vjet rresht.

Asnje titull, asnje honorar, asnje ngjarje publike kushtuar Vaçes. Asgje nuk beri ky gjoja “njeriu me kulture”! Jo vetem per Vaçen, por edhe per ish “mikun” e tij Vasillaq Vangjelin, asgje.  Dhe thone qe ky, ndryshe nga te ngjashmit e tij ne politike, i perket botes se artit, eshte njeri me kulture😦 Po po, ka kulture. Ka kulturen e perdhosjes, duke filluar qe nga te vetet, qe nga i ati, nga shoket e ngushte, Ardjan Klosi ne krye te listes.

Cudi pra, se per Goran Bregoviçin gjeti edhe kohe, edhe nerva, edhe para` per te organizuar koncertin e madh ne mes te Tiranes. 2 nete koncert organizoi per Bregoviçin ky “artisti”,  meqe Bregoviçi kish kenduar marshin e pergjakjes mbi Kosove.

Dhe i dha edhe nderin e kryqytetit ktij Bregoviçit, titullin dhe çmimin “Celsi i Tiranes”.

Kurse per Vaçen e te tjeret artiste tanet jo!!! Asgje !!!
Asgje. Sepse keta nuk i perkasin kesaj bote, botes se artit, te kultures, te shqiptarise. Nuk e njohin, e per kete fakt as qe nuk e ndjejne per detyre ta promovojne artin dhe kulturen e pashtershme te ketij vendi😦

Edhe çmimi “Nderi i Kombit” eshte bere si leter nevojtore, nje llaf goje si i thone. Cmimi “Nderi i Kombit” duhet te shoqerohet patjetër me te pakten 100 mije euro, qe duhet te dalin nga buzheti i shtetit çdo here qe duhet te nderojme nje personalitet te shquar te Kombit tone. Sepse çmimi “Nderi i Kombit”nuk jepet perdite dhe nuk i jepet kujtdo. Por kta pisa, keta qe qajne e qe bejne sikur perloten sot, per artiste te medhenj si Vaçja apo Vaso Vangjeli nuk nxorren asnje kacidhe. Nderkohe qe per sharlatane e dallkauke, per miq te tyret, nder te cilet edhe Goran Bregoviç, kane gjetur mundesira e para me thase. Turp i madh ! Keta jane antiteza e kulutures, antiteza e ndjeshmerise ndaj artit. Keta jane qesharake por edhe te rrezikshem ne maskarallekun dhe hipokrizine e tyre, ne satanizmin e tyre.

Keta nuk kane lidhje as me kulturen, as me albanologjine😦 Madje madje, per ca si keta, Driteroi i Madh ka shkruar poezin e meposhtme:

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s’e di , vec s’dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

Por pavarsisht ketyre maskernjve, ne Vaçes do t`i japim gjithmone e jetës nderim, kurore dhe dafina !!!

…..

Le te buçasin pra sot e pergjithmon radiot, televizjonet dhe impjantet e automjeteve me kenget e Vaçes…
Le te degjohet zeri i saj me fort se çdo tingull tjeter i kesaj bote, per dite e dit me radhe,
qe mos te harrohet kurre, qe te jetoje mes nesh si jehone, ne perjetesi…

Sidomos: “Moj e bukura Arberi”

Pushoft ne Paqe !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s