PORTRETI I AT` ZEF PLLUMIT

IDHNIMET, GZIMET
DHE DASHNIA E PADËR ZEFIT


E kam shkru kët pjes gegnisht, si homazh për At Zef
Pllumin, për G’juhën e bukur, të kulluar, melodioze e të pasur që
ai njifte, trashëgonte, fliste dhe shkruante. Ai ësht autori i ksaj
mënyre të re të folunit e të shkruemit të g’juhës shqipe, duke
lidh g’juhën e vjetër antike me nevojat e reja për modernizimin
e saj. Dhe ktë proces e kishin nis të gjith ata që nuk jan ma. E kishin
nis në G’juhadol, në nji lagje të Shkodrës, lagjen ma të bukur të
Shkodrës, brenda atij Kuvendi Françeskan, ku konservohej dhe
promovohej G’juha e rrall dhe e pasur shqipe. Prej andej kish
marr emërtimin edhe lagjia shkodrane, G’juhadol. Vendi prej
nga ku dul g’juha, G’juha e rrall Shqipe.

AI ISHTE NJERIU QË FLISTE MË BUKUR SE HOMERI
−NJI RITRAT I VOGËL PËR PADËR ZEFIN −


Padër Zefin e kisha mik! Më mungon shumë, sot e gjith
ditën. Më duket sikur kam mbet jetim. Por pa e ditë, sepse
shtazë, kan mbet jetim edhe disa të tjer që në jetën e tyne
udhëhiqen nga parimi “kalova lumin, të dhevsha kalin”. Padër
Zefi e përdorte shpesh kët shprehje për të përshkru llojet e
specjeve që e rrethonin e qe e kishin bezdis jo pak viteve të vështira të jetës së tij.
Që prej ditës kur e njofta i qava vetes hallin se përse nuk
kisha mujt me e njoft ma par. M’dukej sikur kisha humb shanse
të mëdha për me mësu gjana të mira n’jetën time… Ai kishte nji
veti të rrallë për njerzit…për njerzit e sotëm. Ai ndigjonte shum.
Personalisht preferoja ta ndigjoja un atë, pa fund, me or` e or`
të tana… Por ai ma kalonte edhe në kët drejtim. Më bate me
fol. Un e lutsha për me më dhan mendim për disa gjana, e ai ia
fillonte. Tregonte ma bukur se Homeri. Dukej sikur këndonte.
Kanga e tij ishte e dhimbshme por e bukur, vetshëruese. Kanga
e tij, ajo rapsodi hyjnore, e prekun nga Zoti, si emni i tij prej nane, i lindjes, Prek, tregonte dhimbën.
Dhimbën e njeriut që kishte vujt dhunën dhe urrejtjen e
bishës, por në të njëjtën kohë ajo kang të kënaqte, pasi ishte
nji mundsi që ai na jepte ne për me na shëru prej së keqes.
Ajo kanga e tij, përzi me tradit e rapsodi, me ngjarje reale dhe
të pashtrembnume, me dashni të Zotit dhe me bes shqiptari,
rridhte si ujt e malit. Ishte e pastër. Prandaj ai më bante ta
ndigjoja për or e or të tana. Rrefreni i tij mbaronte vetëm kur
ai lodhej e kishte nevoj për me pushu. Dikush vinte në der të
dhomës, trokiste e kurr nuk hynte pa trokit. Kështu na bante
me kuptu se Padër Zefi duhej të pushonte. Plak i moçëm e djal
i ri, ai kishte nevoj gjithsesi të pushonte për me u ngrejt përsri
të nesmen e me tregu pambarim sagën e tij. Sagën e jetës së tij.
Kangën e tij Homerike.
Kam edhe nji sekret që do ta them. Padër Zefi njisoj si un,
përdorte edhe ai zhargon. Ishte plak e djal njiherësh. Plak
simpatik e djal i prap fort, në kuptimin elegant të fj alës. Nuk i
lente dy gur bashk si i thojn fj alës. Mund të bajshe be se ish rrit
në Olimp me Zotat. Kaq kulturë, forc dhe humor kishte, sa me
ikjen e tij na ka thy në mes. Na ka lan vetëm, na ka lan jetim.
Tre vitet e fundit, para se të ndërronte jetë, pata fatin e madh
ta takoja shpesh. Priste e përcillte lloj−lloj nënprodukti frymor.
I njift e mir të gjith: servilë, sahanlëpirës, injorant e pseudo−
intelektualë, karrierista e njerz të shitun për parà. Mbasi iknin,
kishte per të gjith nganji diçiturë përkufi zuese.
Ai shpesh thoshte tuj qesh me ironi: “Padër, ktyne u kam dhan paret për me shku në shkoll…u kam ba edhe diplomat, tezat
e diplomave…e tani vijn e më shesin mend, më çajn kryt! Prandaj
baj kujdes, se je vetëm. Kta nuk jan brumi yt. S`kan lidhje me
ty. S`jan kurgja e u pëlqen vedi shum. Buk u kam dhan unë, në
shkoll i kam çu unë, diplomat po un ua kam ba, e tani edhe n`pun i kam shti un… e kta më çajn kryt, më shesin mend…!”.
Un thjesht habitesha! Nuk i njifsha kta zorraxhij me
njimij vese. Disave u kish nis bizneset, disave u kish mësu
me u sjell, disave me u pastru, disave me lexu, disave me shkru. Disave u kish mësù Krishtin, disa të tjer i kish fut në politikë e disave u kish
pregatit tezat e diplomave universitare pasi ishin komplet të
paaftë. Njenit prej ktyne (Aurrel Plasarit) i kish ble me pare të thata në dor “nji mal me marrina”-siç thoshte edhe ai vet. Marrina që ky debil
kish marr kurajon me i botu. Nji thes me pare i dha ktij të
çmenduni satanik, për me zhduk prej tregut të librave, prej
syve të botës e të fëmijëve, nji mal me helm që ky idiot kish
pas forcën me shkru e me botu… dhe sot e gjith ditën, po ky
debil, e din veten për intelektual të zotin shumë, sepse në fakt
kështu e etiketojnë të ngjashmit e tij. Edhe në kët drejtim iu
desh me luftu Padër Zefit, të cilin edhe atë, njisoj si mu sot, e
shqetsonte shum marria e njerzve.
Tash që po shkruj, të gjith këta derdimen mbahen
me të madh, ecin me kryet përpjetë si kallini bosh i grunit. E
ai thosh: “Hunda e madhe dam i t`zot Padër! Kshtu themi na
n`Shkodër!”−dhe vente buzën në gaz.
Njeni prej ktyne, nji provicial i vogël e qesharak (Agron Gjekmarkaj) pikërisht nj’ai që kish përfitu bursën dhe përgatitjen e diplomës prej Padër
Zefit, i shiste mend ma fort se t’tjert…e ai e kish fort bezdi,
pavarsisht se i duhej ta mbante afër si “nip”, në tentativën e kotë
si “dishepull”. Po ky kallini bosh i grunit, kur e flakën nji dit prej
pune për fodullëk, vese e paaftësi, u ba gati me vra veten… dhe
lëvizi të gjithë gurët e malit për me fillu punë dikun tjetër, duke
tund lart e posht diplomën që Padër Zefi i kish pas shkru me dor te vet.
Sepse kta nuk jan tjetër përveçse zvarranik socjal (arrampiccatori sociali)
që mundohen me çka të munden me shërby per me mbijetu,
zyrave, per interesat e tyne të vogla. Asht modeli i qenit qi
kërkon padron dhe qi kur jepet rasti me ndrru lëkurë, kafshon
pabesisht edhe të Zotin.
Kaq i fort e i durum ishte Padër Zefi sa m’ ban të m’vij turp
edhe për nji rast ku në fakt pata than vetëm të vërtetën. Kisha
shkru vite ma parë në nji gazetë ku shkrunte her pas here edhe
vet Padër Zefi : “Ai sistem i urryer, burrat i kish vra dhe kish
mbajt gjall ndër burgje vetëm ata që ishin thy, që kishin pranu
me bashkpunu me regjimin, midis tyne edhe prift ën katolik të
cilët ishin shqu për qëndres e burrni gjatë gjithë persekutimit
otoman e komunist…”. Padër Zefit nuk i shpëtonte gja dhe
kur u takum, jo fill në bisedën e parë por mas disa herësh
që takoheshim, më thotë: “Alban, ke shkru dikun që burrat
vdiqën në mal a në burg, e na që mbetëm u dorzum. Ke të drejt
por nuk asht taman ashtu. Po, un mbeta gjall por kam tentu
tri herë me iu hedh klonit e me kapërcy edhe pse e dijsha se
asht e rrezikshme me kalu telat e tensjonit të naltë, me ushtarë
që shtijshin pushkë edhe mbi hijet, e me qen ma të zi se ujqit
që të shkyjshin fare… Jam nis me dek Padër disa her, por jam
kthy sepse në vesh e në zemër më ushtojshin fjalt e Padër Marin
Sirdanit…: “Rrno sa të munesh! Duhet me rrnu për me tregu çka
na ka nodh padër!…E un pra, deshta me dek, me dek si burrat,
si bashkvllanzit e mi por e kisha amanet prej tij, prej Padër
Marinit e prej të tan atyne që kishin ik e s’kishin lan kurrgja
mrapa për me ba dëshmi para popullit. Ata në fakt kishin ba dëshmi vetëm
përpara Zotit!
Pra Padër ke të drejtë, kena ba kompromise por vetëm
për me rrnu e për me kallxu…! Jo për komoditete personale si
shumkush*”.
Kaq i fort ishte Padër Zefi . Nuk kishte as frik as turp me than
të vërtetën*.
Ai ish ken nxanës i Anton Harapit, i Gjergj Fishtës, i Gjon
Shllakve, filozofit e përkthysit… Thosh gjithnji me gzim e
krenari prej femije:
“Padër, Fishta dukej kshtu si të tjert por a e din se sa burr i
pashëm ka ken! Ishte 1 metër e 90 i g`jat. Sa nji dollap. Kishe
qef me e pa!”
Ky ishte Padër Zefi por kërkush prej atyne që përfitun prej
tij nuk ia bani nderën qi meritonte . Gjithkush prej ktyne sot
e ngre kryt përpjet si me ken shum i dijshëm, duke harru ku
i pat gjet Padër Zefi e ku i ngrejti për me u dhan ka i cop buk
e dinjitet prej njeriu, për me i ba me jetu si njerz, mos me i lan si bim apo si kafshe. Ai i donte njerzit e sidomos njerzit e tij.
Ai i qunte të gjithë “nip” a “mbes”, me apo pa lidhje gjaku. Të
gjithë ata që i shifte si dishepuj të vet.
Njeni prej tyne, ky ekzemplari i rrall fort qi permenda ma nalt, nj’ai të cilit i
kish dhan buk, burs dhe diplom, mrriti deri aty sa me i than
në nji okazjon: “A e pe Padër, edhe titullin Nder i Kombit
ta dhash…?!”. Më erdhi turp dhe inat kur e ndigjova. A thu
se Padër Zefi kish nevoj për kta sharlatan për me u vlersu
si Nder i Kombit! Tmerr i madh! Deri këtu arrin injoranca
dhe fodullëku i ktyne gjallesave inferiore, bimore a shatzore, nuk di ta
përcaktoj mirë, por sigurisht jo njerz. Nji qyrravec që i thot
Padër Zefit: “Ta dhash un titullin Nder i Kombit”. Titullin që
në fakt Padër Zefi e kish fitu kaherë, që n’rinin e tij, e ma pas
nga burgu në burg, nga aksjoni në aksjon, nga vepra n’vepër…
gjithmon me Dashni!

Vet Padër Zefi, si per me ilustru kte lloj malli e me na kjartsu kte terr, kish than në nji rast, madje e kish shkru:
“Për mu bota ndahet në tri shkall: bimore, shtazore dhe
njerzore!”
Mesa duket, shum prej atyne që ai fort i ndihmoi, nuk u ban
kurr njerz “gjind”− siç thoshte ai vet! Pysni edhe ndonji nga kta
politikant e rrangut të “lartë” mbi kët pik (Edi Ramen), se ndoshta kan diçka për t’ju than… Por mund edhe ta ket lan memorja, sepse ata tani merren me “pun të mdha”! Ndoshta kanë harru nga kanë
dal… dhe me sa kafshata e hanin picën racion familjar tek lokali i Fidelit
n`oborr t`Akademis së Arteve!
Me kët rënkim të madh të zemrës së Padër Zefit, rënkim
të cilin ai vet, gjithmon e tregonte këndushëm, që e dëgjoja
aq shpesh dhe aq afër, ka lidhje edhe citimi i trilogjis së jetës
njerëzore: Me bimë, me shtaz, e me njerëz.

Me kët gja ka lidhje edhe intervista e tij e fundit (qe e kan heq edhe nga You Tubi) e cila tregon qart vujtjen shpirtnore të tij, ku ai flet për dhimbën që i shkaktuan kta fodullë, injorantë e mosmirnjohës, përfitues e
shpeshherë mashtrues. Madje, në fund të intervistës eskluzive,
që ai i lejon nji miku të vet, pak muaj para se të largohej prej
nesh, ku i smur dhe i dobët prej të lige, rrin shtri në krevat dhe
flet. Flet me vështirsi por qart dhe drejt, pa spekullime e pa
manipulime. E në fund thotë: “Kta qi i rrita vetë, mbërritën
me m`than “Jo!”, për gjithçka! E tani mjaft !”…dhe ven dorën
para kameras që po e filmonte, duke tregu qart se donte me
e myll ktu i idhnum intervistën e fundit edhe krejt jetën e tij
prej martiri e profeti.
Padër Zefi kohët e fundit të jetës së vet mendonte se
gabimisht kish rrit e eduku disa bim apo edhe ndonji shtaz. Ata
nuk e dijn kët gja sepse ai kurr nuk ua shfaqi kët përshtypje që
kish për ta, pasi deri në fund tentoi t’i bante njerz… por nuk ia
mbrriti.
Padër Zefin pra, atë të cilin Zoti dhe bota e dijes e kishin
afru qy n’vogli nëpërmjet g’juhës shqipe e latinishtes, që nuk
kish mbrrit me e mposht masakra komuniste, laboratori
otoman i transformum me nji yll të kuq në ball, bijt e djallit;
nuk e kish mposht as dhimba e vrasjes së bashkvllazënve të tij
meshtarë, nuk e kish mposht dot shkatrrimi i kishave, nuk e
kish mposht as burgu i gjatë, i egër e i lodhshëm komunist, ferri
soc−realist e jo ai virtual i Dantes, dhuna dhe eksperimenti
ma i tmerrshëm i t’gjitha kohnave; por ja, ia mbrriti me e mposht mosmirnjohja e shtazve apo bimve që ai vet kish rrit
në kopshtin e tij* me shpresen se po i bante njerez.

Un e pata kritiku (me falni per mungesen e modestis), me aq sa mund t’kisha un titull e kurajo me kritiku nji vigan si ai (por edhe sepse ai vet, në modestinë e tij prej kollosi, ma lejonte nji gja të tillë), për çdo individ prej
atyne që ai kish mbajt e që i mbante ende afër. Flas për ata tek
të cilët lexohej qart se i ishin ngjit atij për përfitime personale
e materjale: katunar qe dojshin me dal ne qytet e ba karrier, meskine, zvarranike plot me vese qe donin te kapnin majat e pushtetit a te mediave (Henri Cili, Aurrel Plasari etj.). Por ai ishte bujar dhe i dashur. Më përgjigjej
gjithmon duke m’than: “E di Padër, e di por çka me ba ?! Duhet
me tentu, duhet me punù për me krijù njerz! Na kan vra e s’ka
met ma kërkush!”
Ma të zezën pun Padër Zefit ia ban 2 piskuriq të neveritshëm, Ardian Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj, te cilët për vet rrethanën se kishin fituar besimin dhe dashunin atnore të tij, në bashkpunim edhe me suprintrigantin dhe depresivin Aurrel Plasari, e mashtruan dhe ia morrën të drejtat e autorësisë për tìa dhuruar provincjalit të shëmtuar karagjoz, Fahri Balliut.
Në këmbim, këta 2 katundarë të paskrupullt, kishin marrë premtimin për të ecur para në karrierë, me ndonjë vend pune me reputacjon, me vizibilitiet, sepse këtë kishin ëndrrën më të madhe në sirtar. Dhe kështu hodhën në kosh të plehrave talentin që kishin mbërrit me nxjerr prej së brendshmi fal Padër Zefit, por edhe reputacjonin (aq sa kishin) nëpër ambjente publike, po prej Padër Zefit. Kurse prej hileqarëve që i ndërsyen të shisnin çdo gjë, e të tregon se sa farë e keqe bimore apo shtazore qëllaun, morrën atë që dihej, patllixhanin. Këta e nja 7 a 8 prej ktyre që i rrinin më afër se të tjerët, me sjelljen dhe me tradhtinë e tyre, e vranë ktë kollos të përmasave që edhe fjala nuk e përshkruan dot.

Veç të tjerave ai kish edhe nji tjetër veti të rrall e të vyme. Ai
dinte me ndryshu. Dinte me u vetkorrigju e me u konvertu çdo
ditë, çdo minut. Ai bante autokritik për shum gabime te jetës
së vet,në rrafsh personal e parimor. Bante autokritikë edhe për
kta klloun kafazesh që i kish gjet rrugve e i kish rrit pa pyt
kërkënd.

Kto gjallesa nuk u ban kurr njerz! Pan veç bythën e tyne, për
me ra but dikun, në ndonji ofiq dhe si çdo shtazë, mendun me
stomak. Per kët motiv, në telefonatën e fundit që pata me te, ai iku duke than: “Jam mërzit Padër! Du me ik. Du me dek! Mos më merr ma n`telefon”.
Kjo m`randon shum mbi kokë, si nji gur i
madh, e n`zemër m`rri si nji pik helm që gati−gati më mbyt.
Po pse duhet t`ia dërrmonin shpirtin kaq shum, ta shkelnin me këmb, ta poshtëronin pikërisht të vetët, aqsa nuk ia kishin sakatu as armiqt e tij ?! Atij i vinte shum rënd kur dikush me ironi por me të drejtë i kujtonte se nuk kishte njerëz, se të tijët ishin ca krimba të vegjel që ishin shitur historikisht e shiteshin ende sot për një cop bukë, për një karrige.
Kjo shprehje e tij, e mujve t’fundit para se t’ikte, m’bezdis
shum, sa her që e kujtoj. Iku i pakënaqun, me shpirtin e thym.
Atëher nuk ia vija re këtë refren që e përsëriste gjithmon e ma
shpesh, mbasi mendoja se ishte thjesht i nxehun me ata që i
vinin rrotull dhe që e zhgënjenin çdo ditë. Ata në fakt, nuk e
kursenin edhepse i lodhun nga vujtjet dhe nga mosha, njisoj si
fmija i mbrapsht babën e vet.
Ishin ata që ai i kish rrit vetë fizikisht, ekonomikisht e
politikisht. Atëher nuk e dalloja qartë mërzin e tij, mbasi ai dinte ta fshihte fort mir… por tani trishtohem shum kur e
kujtoj… dhe kur shoh këta qurravecë të përdridhen si krimbat publikisht. Sepse ai vërtet iku! Dhe na ka lan jetim! Thuhet se
burrat nuk qajn… por tani, në kët moment, syt m’u përlotën…!
***************
E do t’ju tregoj edhe gzimin e madh të Padër Zefi t, përveç
dhimbave të tij.
Ai vet tregonte se kur kish than meshë tek kisha e vogël në
Pazar të Ri në Tiranë, sot Kisha e Shën Antonit (Shna Nout),
në dhetor të 1990−ës, kish fluturu prej gzimit. Ai tregonte dhe
un e përfytyroja fluturimin e tij, si fluturimin e nji zogu, të
nji Shenjti, që na kish dashtë, që kish vujt per ne dhe që do
bante çmos deri n’ekstrem, të na mbronte e të na sillte gzim
ditve tona.
Kte ai ma tregonte pasi un nuk e kisha përjetu n’ato koh.
Di të flas vetëm për ate që pash natën e fillim nandorit të vitit
2005, në çeljen e panairit të librit, e zorr se do ta harroj.
Dom Gjergji, nji djal i ri, prift katolik, shuguru meshtar
mbas viteve të diktaturës, kish organizu edhe me ndihmën
time, stendën e botimeve katolike në kët edicjon të Panairit të
Librit. Ishte nji inicjativ e tij, e Dom Gjergjit. Un vetëm sa e
ndihmova. Ishte hera e par mbas 60 vjetësh, që libri katolik në
prozë e në vargje, në lirikë e histori, filozofi , prralla, legjenda,
sintaks, enciklopedi, fe’, shqiptarizëm e humanizëm, i paraqitej
lexusve, kureshtarve, dashamirve publikisht.
Dhe Padër Zefi , nuk mund të mungonte në kët event. Kur
erdhi, tha: “Edhe po t` kisha vdek padër, do isha çu prej vorrit
me ardh ktu tek ju …!”. Nuk e harroj ktë frazë të tij!
Dom Gjergji, pasi dha penelatën e fundit tek stenda, më tha:
“Prit ktu! Po shkoj të marr Padër Zefin dhe kthehem shpejt!”. E prita.
Nuk vonoi dhe erdhi. Më bani zile për me dal tek dera me e prit,
pasi plaku ishte i moçëm dhe duhej shoqnu për dore. Dola me
vrap tek dera e piramidës së ngritun në nder të diktatorit, nga e bija dhe nga dhandri. Në kët piramid, që kish dash të ngrente
vlerat e nji njeriu inteligjent por pervers, për ta përjetsu, ne
po prezantonim vlera të tjera. Po prezantonim humanizmin,
heroizmin dhe shqiptarinë e kulluar.
Ai që po fuste kambët at moment, në atë der kontroverse,
ishte kumbari i kësaj kthese* të madhe, cilësore e domethanse
në jetën e shqiptarve. Ai ishte Padër Zef Pllumi. Kjo më erdhi
ndër mend në ato pak sekonda, që kur Dom Gjergji më bani
zile dhe deri sa i pash të hynin tek dera. Ishte ai, autori apo
komentuesi i kthesës* së madhe.
Drita po e mposhtte errsinën. Dhe pash nji plak të lodhun,
të veshun me zhgun frati, të vram nga kujtimet dhe duresa që
kish mbajt mbi kurriz në ferrin e krijum prej njerzve. Por rreth
tij, rreth syve të tij kishte dritë, shum drit. Nji drit e fort që delte
prej gzimit. Nji drit që ma dha duke qeshë me gojë, me sy e me
zemër. Donte me fluturu prej gzimi plaku i mirë por vetëm se
ecte me vështirsi…e veç qeshte.
Kur u afrova, pash që i ran dy pika lot. I kishte lot gzimi,
emocjoni të fort. E kuptova sigurisht nga shprehja tepër e gzume
e fytyrës së tij. Por edhe sepse duke mos u ndalë, duke vazhdu
me ec e duke vrojtu majtas djathtas, me shikim të kujdesshëm
të pranishmit, në drejtim për nga stenda jonë, nxitoi me than
me za të ulët: “Ju lumt Padër, ju lumt!”.
E kur mbrrini tek stenda, e pa, u soll nji her rreth saj, pasi
ishte estet i përkrym Padër Zefi e nuk mund i mbante gabimet
trashanike në paraqitje. Sipas tij, nuk mund t’i mungonte
përmbajtjes, forma apo stili…! Qeshi dhe tha: “-Ju lumt Padër!
Kta jemi na..e jo vetëm kaq! Kta duhet ta dijn Padër, se na jem
gjall! Kët vit kshtu! Vite t’ tjera ma mir!”… dhe qeshte.
Kisha taku njeriun që ma von, do ta zbuloja se dinte me fol
ma bukur se Homeri, Padër Zefin.

M’u kujtu si shpeshherë Padër Zefi , prandj i shkrova kto rreshta… dhe doja t’u thoja se me ikjen e tij, kemi mbet jetim! Shqiptari, malsori, djaloshi,
meshtari, shkrimtari, esteti, politikani, qëndrestari, dishepulli
i Homerit dhe i Fishtës me distancë në lidhje kohore, nxansi i
Harapit, liberali, konservatori i traditës, gjuhëtari, profeti… na
mungon por her pas here shfaqet, sikur u shfaq tek un sot, duke
m’ba me marr e me shkru kto rreshta! Jo më kot themi se disa
njerz nuk vdesin kurr! Padër Zefi asht pikërisht nji prej ktyne!
Ai thoshte: “Me Dashni Padër, me Dashni! Punët duhet t`i
çojm përpara me Dashni!”. Dhe në fakt, na bani me e dasht e
madje me e dasht fort, por asnjiher aq sa na deshti ai ne, i vetëm,
në nji mënyrë specifike të gjithve, veç e veç. Ne të gjith bashkë
nuk mujtëm me e dasht aq sa na deshti ai i vetëm, sepse disa
prej nesh jan bim, disa shtaz e disa njerz.
Iku i thym në mosh e në trup, por shpirtin dhe syt e tij të
mdhaj i kish prej djali!

Tiranë, në 1 vjetorin e ndarjes së Tij nga ne,

25.09.2008

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s