QYTETI, I GJATI* DHE MENDJESHKURTERIT

QYTETI, I GJATI* DHE MENDJESHKURTERIT

Duket i madh qyteti im
por është veç një grusht,
me brumbuj* shumë.

Tek ecën në këmbë
nuk gjen emrin tënd*
e ke të vështirë
të besosh se po humb.

“Të shporrim borgjezët,
t’i hedhim në rrugë!
Shtëpitë dykatëshe
na zënë tepër vend.

Do ngremë qytetin
e ëndrrave për ne,
pallate të bëjmë
të fitojmë ti dhe unë.”

Këtë strategji
të errët si nata
përdorën ata
që drejtojnë prej atëherë,

ndërsa ne të tjerët
i presim të ngopen,
u bëjmë predikime,
i durojmë pa kriter.

****

Dhe ata “bam me firma”,
ndërtimi natyrisht.
-Aaa, nuk them se paratë
i vodhët gjëkund!

Ju erdhët si “zogj”
O “ndërtuesit” e rinj
Si korbat që zbresin
të uritur shumë.

Fëmijë të luftës,
së “lavdishme” padyshim,
trashëguat mësime
nga prindërit që ju thanë:

“Ne kokat po iu presim
atyre me para.
Ju vidhini, mashtrojini
kujdes mos ngrihen prapë!”

E sot kështu pa dashje
gjejmë veten në qytet
Ku mbeti veç sahati*
i gjati monument.

Filloi tatëpjeta
kur hoxhën zunë me gur
dhe priftin masakruan
“ndërtuesit dijeshumë”.

E bënë të rrafshtë çdo gjë
si kokë e tyre shterpë.
Kërkoj qytet për veten
dhe gjej veç “masonier”.

Ndërtues siç thonë shqip,
që prishin dhe ndërtojnë.
I shoh tek jargaviten
mendojnë veç të fitojnë,

Pa patur trashëgime
mbi prona bëhen zot,
zënë fort nga një karrige
dhe posti iu jep forcë.

Ju jep shansin të bëhen
“ndërtues”, “arkitektë”,
të ngrenë qytet prej gjakut
të kujt pagoi shtrenjtë.

Dhe nxjerrin një të Gjatë*
që jep firma e leje
i cili halë në sy
i ka pikat dhe presjet*.

I sheh si vogëlsira
që thjesht krijojnë pengesa
“Qyteti shkon përpara,
nuk mund të nxjerrim kleçka!”

“I zoti ky i Gjati”-
thonë pleqt edhe plakat,
“i bëri ca ndryshime”
pa ditur se ç’vjen mbrapa!

“Para, para me grushta,
pa le të vijë qameti”-
mendon djali i “ndërtuesit”
të monument Enverit*.

Ç’e do, nuk i pëlqente
djaloshit “artistik”
qyteti që e rriti
të gjatë, “akademik” .

I dha atë që mundi
qyteti ynë mistik
me ura, harqe, zeje,
që ky i zhduk çdo ditë.

Dhe ëndrrat prap ia nisën
gjumin ta dhunojnë,
si 60 vjet përpara
kur zija dominoi.

Ky është ai i Gjati,
“ndërtuesi” energjik
që shpejt na ktheu hijet
e kampit bolshevik.

Firmosi, mori, prishi,
shtëpi e rrugë qyteti,
nën “dritën” e të parëve
me kokën kthyer mbeti,

habitur nga sahati*
që s’prishi dot siç deshi,
i biri i “ndërtuesit”
shkatërruesi i qytetit.

E sheh, ndërkaq çuditet
nga lartësi e veprës*,
sheh gjurmët e artistëve
që ndoshta me të qeshen.

****

brumbujt* – të gjithë parazitët që shoqëria identifikon si ata që po pasurohen në mënyrë të padrejtë.

emrin* tënd – kemi parasysh identitetin, veten, të kaluarën, nostalgjitë,

“firmat” – janë sinonim i organizimit në struktura gjoja të ligjshme si në rastet e “firmave piramidale”, ose në rastet e firmave të ndryshme që kanë vetëm administratorë fantazëm dhe të ardhurat shkojnë tjetërkund.

“ndërtuesit” – janë ata që sipas doktrinës bolshevike, nuk besojnë dhe nuk respektojnë objekte kulti, përkundrazi janë gati t’i prishin ato për të ndërtuar ata vetë nga e para “jetën e re”, socializmin.

si “zogj” – u shfaqën papritur, erdhën nga hiçi, atëherë kur nuk pritej.

“masonier” – “ndërtues” siç e shpjeguam më lart; rrjedh nga frengjishtja.

“arkitektë” – si “ndërtuesit”, bashkëautorë, hartues planesh mbi ecjen përpara (ose mbrapa) të shoqërisë.

pikat dhe presjet* – është mënyra e të shprehurit me të cilën nënkuptojmë ligjin.

“akademik”- (me ironi) i diplomuar në akademinë e arteve të Tiranës.

“ndërtuesi” i Monumentit* – një nga skulptorët e rregjimit, i cili bëri karrierë politike dhe artistike duke ngritur lart figurën e Enver Hoxhës.

sahati* – Një nga pak monumentet e kulturës që i kanë mbetur qytetit tonë, si pasojë e vizioneve që patën “baballarët ndërtues” dhe “ndërtuesit e
rinj” si ky i Gjati.

lartësia e veprës* – i referohet veçantisë artistike të sahatit, i cili nuk ka të krahasuar me asnjë vepër tjetër monumentale-historike në qytet dhe me sa duket pamundësia për ta prishur i shqetëson të paaftët, mediokrit.

https://albanopoli.files.wordpress.com/2012/02/libri-un-dhe-dashuria.doc

5 janar 2005

(marre nga libri “Un” dhe Dashuria, nëntor 2006-alban guri)

…dhe vazhdojm me kte idiotin ktu posht…

-qenie shtazore e pangopur-

– 1, 25 kg kokaine ne muj pi tjetri… dhe i ka hik bebja synit faaaareee … –

-shok i ngusht me gomarin-

(asinus asinum fricat – gomari ferkohet me gomarin)

ose

(simili similis gaudet – i ngjashmi i gëzohet të ngjashmit)

-roza rozina me shokët… gati per lojen “erdhi treni”-

Screen Shot 2014-05-01 at 7.05.46 AM

-kabineti qeveritar-

… jemi te gjithe buze gremines me keta idioter depresiv …

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s