AT GJERGJ FISHTA – Mrrizi i Zanave

Marrë nga “MRIZI I ZANAVE”, At Gjergj Fishta
(1913)

Oj Zanë t’kndojm… t’ vajtojm deshta me thanun;
Pse sot ditë kangët s’ asht për mue e tye.
Po ç’ gzim kjo ditë ne mundet me na dhanun,
Kur qe ; mbas nji motmoti q’iu pelqye
Evropës shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun
E kujt pose Hyut, n’ ketë jetë mos me i sherbye,
Shqiptari i ndam prap me vedvedi gjindet
E ç’ka asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet.
E ku kjo pune kisht ndodhë posë se n’Shqypni,
Qi‚i popull, s’parit, dalun prej robnimit,
Për nji mot mot t’ rri ai n’ anarki
E t’ bahet prralla e gazi i rrozullimit,
Ke i zoti s’ asht ai sot me u vu n’ hulli,
Edhe me u thanë anmiqve e tanë njerëzimit:
Un ktu sundoj! M’ ketë shkam mue m’ vuni Zoti
E kndej nuk luej pa u shuemun stina e moti!
Ah! T’ mjerët na t’ mjerët! E sot me i pecë të kuqe
E me i orrl, duem q’i Shqypnija e mjera
Të dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ burbuqe
Nji drandofille e njomë , kur kthen pranvera …
Jo, Jo shqyptarë! Po banje duqe
E zhytnje n’ Dri, t’ mos e zhvillojë kurr era.
Flamuri kombëtar nuk ka ç’ka ban ndër ne,
Po kje se dashni nuk kem’ për Atdhe!
E, drue dashni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s’çan kryet shqiptari për komb t’vet,
As pse Shqypnija n’vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Atdheu ndër ne po shitet për nji zallotë….
A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë nuk due me fye kurrkendin.
E se asht mirë fjalën n’ zemër t’fryt m’ e ndalun,
Por njai qi t’ liruem me e pasë s’do vendin,
A prej se s’ mundet n’ shkamb t’ naltë me dalun,
A prej se tjerve s’ don me u lshue rendin
A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!
E pra ksi nipash ka dhe shume kastriota…
E po për ata, qi zyre e nder harrue,
Qi marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’ visar t’ Atdheut me t’ huej shkojnë tue tregtue
( Kush ndyet mbas frankut rrejtë , kush mbas sterlinet,
Kush pse dinari tepër i asht lakmue).
E Atdheun prej s’ huejsh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per kta ndokuj do ti vijë çuda
Kur thom se nuk janë tjetër veçse Juda ?
Po, Juda janë gjinde janë tradhtare…
……………………………………………………..
Oh, vaj ! Oh, kob! Oh marre e turp për ne!
Sot sheklli mbarë prir sytë prej shqyptarve
Me pà si perkujdesemi për Atdhe;
E si u dëshmojmë me punë na kundershtarve
Se jemi t’ zott me u lidhë me besë e fe
Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parve:
E na, haru e si polipa deti ,
Veç hapim sytë me shkye ndoj send per veti!…
Shqyptarë! Shqyptarë!
Ndigjoni pashi Zotin!
Pa Ju kurrë s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:
A thue pra, n’ terr po e lini me e shkue motin
Tash qi u dergoi t’ bardhe fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’ vedi ? E Gjergj Kastriotin
E t’Parët, a thue kshtu do t’i korisë nipnija?
Ke shoq me shoq ende s’ kemi ra n’ fije?
Ke vemë fitimin para çdo Shqypnije?
Ah! Jo, Shqyptarë, jo mos e lshoni dorët,
Shqypnin’ e mjerë –ketë Atme tuej t’ bekueme,
E cila sot, pervuejtë si vashë kunoret
S’ pari po hyn ndër fise t’ qytetnueme.
A thue pse tepër t’ ngushta i ka terthoret
M’e lanë me dnesë nën kambë t’ huej, t’ poshtnueme?
Ma e vogël se Rusija pat kenë Sparta,
Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.
Ah! Ktu shqyptarë, po ktu’ n’ vorr t’ Kastriotit,
Përreth Flamrit tonët’ bahemi i ‘ vlla
E t’ japim shoshojt besën e Zotit,
Se per Atdhe na kem m’u orvatë pa dà ,
Tue shkri për Te të gjitha ditt ‘ e motit’
Se para t’ gjith n’ vorr na kem me u kjà’
Se e lamë Shqypnine me e shkelë prap themra e huej,
Posë Zotit n’ qiell, s’ do t’i sherbejmë ma kuej.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s