E VERTETA NE OPTIKEN E TE MEDHENJVE TE MENDIMIT BOTEROR

  • E VERTETA NE OPTIKEN E TE MEDHENJVE TE MENDIMIT BOTEROR !

    Europa e sotme ka humbur Rrenjet, Rrenjet e saj te Krishtera. Kete shkruan ne librin e tij Papa Benedikti XVI: “Europa senza radici”, publikuar ne vitin 2004 kur bota e njihte ende si Cardinalin Jozepf Ratzinger, Prefekt te Doktrines se Krishtere. 

    Per kete arsye,per Rrenjet e saj te humbura, per relativizmin e saj, per veset dhe perversjonin e saj, cinizmin, ziline, grykesine, sot , me keq se kurre me pare, Europa gjendet ne nje Rrenim Ekonomik, si pasoje e nje krize te thelle Morale, kulturore e historike… E duhet thene, se bashke me Europen, ne krize te thelle te paprecedente ndodhen te gjitha ato vende qe kane qene prekur nga modeli ekonomik-social-kulturor perendimor, qe ne fakt ka qene modeli i eksportuar nga bota e Krishtere, nga Europa. Sot, me pamoralin e njerezve, e gjithe ajo qe ndertuam per shekuj me rradhe, per 20 shekuj, rrezikon te shkaterrohet.
    Ne vitin 2000, pikerisht ne agim te mijvjecarit te ri, per kete argument, foli Arqipeshkvi i at`hershem i Milanos, gjate predikimit ne meshen e paradites se 1 janarit me tre zero, Cardinali Carlo Maria Martini, ne omelin e tij: “Zilia Njerezore”.

    Vijon ne 2004, po me te njetin shqetesim, ne librin “Rrenjet e Humbura” (Senza radici), atehere Cardinali Jozepf Ratzinger, sot Papa Benedikti XVI.
    Europa, por edhe bota, pa Rrenjet e saj Shpirterore, kulturore, historike, eshte e humbur si nje gjethe peme qe e merr era e stines, e stines se vrullshme te modernitetit dhe kapricove postmoderne. Shtepia pa themelet e saj, eshte e dobet dhe bie, shembet.
    Personalisht i prek edhe un keto tema, ne menyren time, disi Universale, disi lokaliste (shqiptare) ne dy prej Librave te mi:

    1-“un” dhe Dashuria-me kapitullin: Zilia Njerezore Armiku me Madh i Njerezimit (bot. nentor 2006);
    dhe
    2-ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua,-me kapitullin: Rrenimi Ekonomik i Pashmangshem ne kete Krize te Thelle Morali; (bot. gusht 2011);


    Si mendoni ?! Ku do shkojme ? Ku do shkoni ? A jetoni dot me genjeshtra ter jeten, ter kohen ? A do t`i merrni dot ne varr genjeshtrat dhe te mirat e grumbulluara gjate viteve, gjate shekujve. Jo. Perkundrazi, genjeshtrat dhe parate, do t`ju çojne ne varr me shume me teper shqetesime…madje me mallkime.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s