STOLIT E TRUPIT PARAQESIN VLERAT E SHPIRTIT TEK SHQIPTARET

     alban guri 

Shqiptaret, dmth prej pellazgeve, ilireve, arberve e deri para 50 vjetëve, dmth pak para se tek ne te vendosej tashmë plotesisht ajo mendësia e keshtuquajtur “moderne”, jane veshur me rroba te stolisura qe asnje popull e asnje etni nuk ka mundur as t`i imagjinoje dot, jo me t`i kete ne dispozicjon. Ne ato rroba e stoli, shqiptaret, sidomos grate e tyre, qe ishin administratoret e çdo te mire mbi toke, paraqisnin dhe ruanin si gjene me te shtrenjte, dmth njesoj si veten e tyre, gjithe historine e bukur e te mistershme, te gjitha dijet dhe mesazhet kozmike qe ata njihnin, nepermjet simboleve qe ishin qendisur ne çdo cep te tezgjahut me te cilin ish krijuar veshja e tyre. Ngjyra, simbole, lule, zbukurime qe ne hiret e tyre, ne veçantine e trupave te tyre, ekzaltoheshin akoma edhe me shume, dhe i benin te ngjanin si Hyjni. Por nje virus i keq i morri ne shenjester, i pikasi pasi i zbuloi tek jetonin atje te fshehur mes malesh, dhe ne pak dekada i shkaterroi. Kjo bota e re “moderne”, kjo bota e bankave, shumkombsheve, bota e “njeriut te ri” e frustruar, e dehur nga etja per para dhe konsum, per pushtime te reja e per shkaterrim, nga zilia ndaj te bukures, ndaj mijvjeçareve, ndaj origjines pjes e se ciles jane shqiptaret dhe simbolet e dijet e tyre, planifikoi dhe vuri ne zbatim shfarosjen, zhukjen e çdo gjurme te ketij qyteterimi qe ne patem fatin ta shikonim, ta shijonim ne kenge e ne valle, ne qyetet antike ne male e ne fusha, ne ballada e legjenda, ne kostume, veshje e zbukurime. Aty, ne keto simbole e kenge, ishte i perfaqsuar Zoti, Krijimi, Kozmosi… Simbolika e paraqitur tek veshjet tradicjonale mijravjeçare te shqiptareve, eshte Alfabeti i Krijimit, eshte gjuha me te cilen tregohet si ne nje liber (per ata qe dine ta lexojne) e gjithe historia e njerezimit. Per kete ç`ka thashe kane folur shume pak studjues, por ama kane qene me te miret, sespe vetem ata mund ta shihni dhe ta preknin me kete qasje gjith spektaklin shqiptar te mijvjeçareve. Ja se çfare shkruajne disa nga autoret e huaj mbi detajet e shpirtit dhe stolive te shqiptarve: Indro Montanelli per shqiptaret, tek libri i tij Shqiperia Nje dhe Njemije : Image result for indro montanelli …”Kjo më ndodhi në Durrës kur, si kisha zbarkuar, dëgjova, d.m.th. dëgjova së rishti, të thirrej me emrin Shqipëri vendi në të cilin isha musafir dhe shqiptarë banorët e tij. Më thanë se Shqipëri donte me thënë “fole shqipesh” dhe shqiptarë “banorë shkëmbinjsh”. Vështrova përreth: nga njëra anë deti, një det i ulët, i përhimë, i palëvizshëm; nga tjetra porti i mbrojtur prej një kreshte të ngushtë e të rrëpirët; mandej, gjithë përreth, një sërë e gjatë kodrinash të përgjumura dhe rrafshultash moçalore, një mbas një, në veri, në jug, në lindje; një sërë e gjatë rrafshultash dhe kodrinash që në hartën gjeografike janë shënuar me një të gjelbër të zmeraldtë, por që në të vërtetë janë të verdheme e të zhveshura, me një profil të paqartë që humb në largësi. Pulëbardha dhe korba vërtiteshin aty sipër aq njëllojshmërisht, aq njëtrajtshmërisht, sa jepnin përshtypjen se qenë ndalur në vend edhe ata. “Fole shqipesh” për një vend të tillë m’u duk një përcaktim pak i guximshëm. Pandeha se e mora vesh kur më thanë që e kishte shtënë në qarkullim një poet. Por në të vërtetë e mora vesh vetëm më vonë, kur, si lashë mbrapa fushat e plogëta dhe shkurajuese të Darçit, të Matit, të Drinit, u pata shtyrë drejt brendësisë së veriut. Atëherë e kuptova që edhe poetët nganjëherë kanë të drejtë…

… çdo urdher, prej cilesdo ane qe te vije, nuk eshte i vlefshem ne Malsi pa drozanine e pleqve. Ata jane konsuj e kapedane, me nje autoritet qe mbeshtetet sidomos ne meritat e tyre vetijake, dhe kesisoj ndryshon nga njeri tek tjetri. Ata kane si sovrane flamurmbajtesit e çdo fisi dhe si vasale, krenet, qe jane kryetaret e mehallave, qe ne kohe paqe jane keshilltaret e tyre, kurse ne kohe lufte mekembesit e tyre…

MALSORI

Malsori i veriut eshte burre fizikisht i bukur; i bukur pa zbukurime: shtatlarte, i prere ne tiparet e tij te gjalla, mashkullor ne te gjitha shprehjet e tij, i drejtperdrejte. Instikti dhe veprimi i shkrehen thuajse njekohesisht pa dihatjen e te menduarit. Eshte nje burre i ashper, shkembor, i dalluar vetem per pak nga flora dhe fauna qe e rrethojne. I vobegte dhe zoteri i madh, ka nje prerje te veten gjith hijeshi, nje denjesi fizike te pacenuar aspak prej varferise se petkave te tij dhe prej perkorjes se jetes qe çon.Per nga tradita eshte blegtor, ndersa per nga instikti dhe natyra , fjalepak. Shqetesimi i tij kryesor eshte t`i mjaftoje vetvetes, dhe kjo shpejgohet po te mbahet parasysh ngadalesia e lidhjeve sociale. Per nje pjse te mire te ekzistimit te tij ai eshte i vetem, i vetem si person ose si kryefamiljar, perpara Zotit. Ne dimrat e gjate, kur deborat zene qafat malore, çdo marrdhenje mes njerezve behet e veshtire, per te mos then e pamundur. Malesori i ploteson vete te gjitha nevojat e jetes. Ben dru dhe qymyr, farketon vete kazanin per te zier misrin, ushqimi i tij kryesor; ngre me mur oxhakun e vet, e nderton vet shtepine, e pajis vete ate me orendi ne menyre shume te thjeshtuar, por jo pa nje kriter estetik. Jane te shpeshta punimet e gdhendjes ose te argjendarise qe takon ne keto banesa dhe shpesh jane punime me vlere, te punuara me durim disa vjeçar nga duar artizane te prira vetvetishem drejt bukurise, nje bukuri origjinale e genuine, gjith ndjesi, pa nderlikime llogjike, pikerisht si i shkon per shtat bukurise se vertete…”.

Montanelli vazhdon rrefimin e tij duke e ngritur ne piedestal kete zbulim antropologjik:

…” Shqiptari i veriut ka virtytet e tij te veçanta, qe jane virtytet homerike te kurajes dhe miresise. Ashtu si te greket e vjeter, per malsoret, fuqi dhe miresi jane e njejta gje, sikunder dhe dobesi e ligesi… Luftetare dhe poete nga prirja natyrore, çdo heroizem eshte motiv per kenge dhe çdo kenge eshte nje nxitje per heroizem. Aspirata me e madhe e çdo malsori eshte qe te kujtohet edhe mbas vdekjes, si protagonist ngjarjesh ku rreziku eshte i larte, pra te behet objekt i nje kenge popullore. Cdonjeri prej tyre, me t`u lindur, ve kandidaturen per pavdeksi.

…Pa u djegun n’flak t’barotit
s’ka me u l’shu për s’gjallë Vranina!!

– OSO KUKA –

Zef Valentini, Botuar më 1933

Trupi petkash – shpirti veprash.

Qe nji thanje dy fjalësh me të cillën shqiptari ja paraqet plotsisht shqyrtimit të vet krejt nierin: Petkat stoli trupi e veprat stoli shpirt. Ktej e patën rrjedhën kujdesi e bukurija e veshes s’onë kombtare si për gra ashtu për burra. Para njizet o tridhetë vjetësh, të knaqej syni m’u gjetë me nji mbledhje, darsëm, o me ndo ‘i fang kishe – në katund, në gjytet o në malsi – me pa shqiptarët e shqiptaret veshë e mbathë me aq bukuri sa me habitë deri të huejt të cillt s prashin tui marrë fotografina e tui ba përshkrime admirimi për kostume t’ona. Prek Cali i Kelmendit

….

Ja dhe arbereshet tane te mrekullueshem, qe gjithashtu kane ruajtur gjuhen, traditat dhe veshjet tona antike:

… ” Por, e gjith ajo stoli trupore pak nga pak po shduket e me to edhe pasunija e vendit.” -vazhdon At Valentini ne studimin e tij – ” e sot, shqiptarja s’po ka nderim (për faqe) në mos pasët kotull të hollë, të shkurtë e të pa-mange; burrat po i njehin për të pagjytetnuem kur paraqiten me veshë kombtare, pse nuk mund i gërshanojnë lirisht kambët në ballo. Kto gjana i lypë moda, i lypin të rijt e, me ju kundërshtue s`guxon kush pse u jesin në qafë; prandej edhe na s po shkojme ma gjatë e pio ndalena në fjalën e dytë: Shpirti veprash qi don me thanë: shikjo veprat e njife nierin çëfarë shpirtit ka. Më vrojtë historisht e psihologisht shqiptarin, na del shpirtmirë e bujar; i prirun me bamirsyue shoqin e mos me kursye gja për mik: kjo prirje e shtyni gjith-herë m’u djegë e m’u pjekë për hatër të shoqit e për nderë të fjalës së dhanun. Po të lavrohej shpirti i shqiptarit e fisnikija e ndiesive të tija si e lypë nevoja e nji kombi të lir – si jemi sot – s kishte me pasë vend korrupcjoni, e të gjith kishin me i përmbushë detyret e veta me ndërgjegje. Por, shka asht kjo ndërgjegje qi prore ndihet ndër ligjërata e lexohe, ndër fletare e të përkohshme? Ndërgjegja – si e thotë vetë fjala – asht nji za i përmbrendshëm i cilli u ep të gjegjun disa çashtjeve qi presin zhvillim para o mbas veprimit t’onë. Dijetari Akuinas thotë: “Concientia est cum ipso scientia” e Ugoni i Shën Viktorit thotë: “Concientia est cordis scientia; cor enim et se novit sua scientia, et multa alia: quando novit se appellatur conscientia, quando praeter se alia, nominatur scientia.” Gjithicilli nieri, para se të bajë dishka, mendon pak a shum a m’e ba a por jo; a mund i del në skaj asajë pune; a me kapë ma mirë kët gja a por at tjetrën etj. e mbas punës së kryeme zmbrapet pak e vrojton si aj piktori qi asht tui pikzue ndo’i ftyre i cilli tui përkule kryet herë djathtas herë majtas, shkon tui kundrue pale si duel; e nji za i përmbrendshëm i thotë: mirë, keq, kshtu, ashtu etj. Ndërgjegja pra asht drejtuesja e veprimeve t’ona e cilla tui kenë mbrenda nesh s na dahet kurr e na ndriçon si kandili n’ errsinë. Dikush mundohet me e shgulë kët të vërtetë tui thanë se kjo teori teshma ‘asht vjetrue e se gjindja e xanë në gojë veç pse asht ba zakon, por me të’vertetë s asht kurrgja; medje asht nji vlersimm i tepruem i nji zakoni të mendes qi s’ka fuqi morale për t’u marrë para sysh. Shum janë sendet qi i thohen popullit të mjerë prei vetë të quejtunve dijetarë. Porse i urti qi flet pajk e vrajton shum thotë: Pse shpupurishen aq fort kto nierz mbas nji gjaje qi nuk asht? e prandej mjftojne shi kto kundërshtime per me ja ngulë edhe ma thellë të vërtetën se, ndërgjegja asht e, deri sa të ket nieri mend e shise, s ka gja qi ja hiekë: ajo flet, urdhnon e ka fuqi, jo vetun prej zakonit por edhe prei nji rraje ma të thellë e të pashgulshme. Kur na bajmë ndo ‘i vepër të ligë, p.sh., hajni, shpifje, përbuzje, padrejtsi, shnderim etj., a ndiejmë nji farë të breme zemre, turp e neveri kundra vetvedit? Përkundra, kur përmbushim ma së miri të gjitha detyret, a ndiejmë nji farë knaqe mbrenda nesh e si nji za qi na ngushllon për sjellje të mirë? Shka asht ky gjygj qi ngrehet atypëraty mbrenda nesh e nep vendim per çdo vepër t’onën? Nji gjygj, jo veç për faqe, por i rreptë – e nji herit i drejtë – e qi s pranon ndërhymje o vanesë? Shi ky gjygj asht ndërgjegja, për të cillën po flasim. Mantegazza na thotë: “Ti ke për të muejtë me i pshtue ndo ‘i herë vendimit e ndeshkimit të gjygjtarve të qeveris, por s ke për t’i pshtue kurr zanit të ndergjegjes.” Të shtyhena pak ma përtej e të shofim filozofisht a asht e shka asht ndërgjegja. Qe, p.sh., nji xanës i ngujuem për karrigë, pshtete brylat mbi mbase e tui mbajtë kryet në grusht rri me sy ngulë mbi libër tui rikqyrë tekstin e kimis pse do t’u gatohet provimeve të fundit. Kjo punë duket fare e thjeshtë, por t’a shkoqisim e kem për të pa se asht mjeft e ndërlikueme. Në shikjoshim ndejen trupore, na del para sysh nji fenomen fizik qi s’asht aspak i nevojshëm o i detyrshëm, medje mundet me ndrrue sa herë t’i kandë. E verte, për të xanë nji traktat kimije s asht aspak e nevojshme ndeja n’ at mndyrë: mundet me xane në kambë, tui ecëm tui ndejë shtri e si t’i poelqejë. Pra gatimi për provime në ket student len nji liri gadi të plotë për kah ndeja trupore. E në pikpamje fizjologjike e psihologjike puna e mendes fizjologjisht asht nji fenomen i pacaktuem qi mund të ndrroje si mbas landës e fakultetit. Shi n’ at kohë në të cillën ky xanës rikqyrë këndimet e veta tui u orvatë me i shti në krye, mundohen edhe sa e sa tjerë qi pra nuk xanë kimi, por ligje, mjeki, filozofi etj. Secila landë studimi – sikur dihet asht punë e nji fakulteti të ndryshëm të nji vegle çerebrare të ndryeshme, pse për nji landë lypet ma fort punimi i fantazis, per ‘i tjetër imbamendës e për nji të tretë i arsyetimit. Mndyra e xanesës pra fizjologjisht ndrron, par nevoja e detyra për të xanë asht nji-nji për të gjith xansat. Prandej në kjoftë se ndrron gjithkta si mbas rasave qi vrojtuem, nji gja nuk ndrron e asht krejt reale e s do përzie me fakte tjera: ndiesija e detyrës – kjo asht gja reale e krejt në vedi – e ktë na e quejmë NDERGJEGJË. Per me kuptue edhe ma kjartë vjeftjen e fuqin e ktij zani, të vrojtojmë se xanesa i shfaqet studentit jo veç si detyrë por edhe si nji gja e dishrueme prei se cillës pret nji të mirë o dobi; prandej sado qi mundi e mërzija përpiqen m’e shmangë, aj gjithnji qindron n’at punim. Sa e sa xansa në vend qi me ndejë mbyllë ndër dhoma e me thye kokën me libra kishin me dishrue m’u dëfrye, me shetitë, me pa ndo ‘i shfaqje o me ndie ndo ‘i koncert; por, kujtimi i nji të mire t’ardhshme i ban me ndejë aty e m’e mbajtë për të mirë ma të madhe xanesën se ato argtime qi i kalojnë nëpër mend. Cilla asht kjo e mirë? Përgjigja e parë asht e thjeshtë: po s`xuni s`fiton dituni e s kalon nder provime. Mirë, e pse duhet të kalojë ndër provime? – Pse prei ktij hap mvaret jetesa. Po kush e shterngon me e sigurue jetesën? – Pse mbassi ka le i duhet të rrnojë. – Po pse me rrnue? Fundi, s’ ka të gjegjun pa pohue se ndërgjegja asht e ka fuqi me na shterngue të përmbushim detyrën me jetue e të jetojmë per me përmbushë detyrën. Por e si mundet ndërgjegja me na shtërngue e prej kah rrjedhe fuqija e saje? Ne kjoftë se ndërgjegja rrjedhë prei nesh, asht gja e jona, e askush s e shtërngon vedin në mndyrë të domosdoshme. Por, ndërgjegja edhe kur s’ e ndigiojmë, s na len rahat e na shtërngan sidomos me të breme. Perëndija, qi krijoj gjithsin, i vuni edhe ligje e rregullim gjithshkafes. Ky rregullim asht ligja e natyrës. Ani mirë por, nder kondita për vjeftje të nji ligje, lypet edhe qi ligja të çpallet e të njifet prei atij qi do t’a ndjekë, për ndryshej vullneti i ligjëdhansit, tui mos u njoftë, s ka si bahet udhë drejtimi për të nënshtruemt. Të gjith kensave, ligja e natyrës u çpallet në mndyrë qi me i u përshtatë atyne: Kensat të panjoftim e kan ndër ato fuqi të mshehta qi i shterngojnë me veprue në mndyrë të preme, si p.sh., uji t’a prekmen pambukun e dlirët do t’a lagin; kensat me shise, ket ligje e kane ndër instinkte, si p.sh., nica t’a pamen minin asht e tërhjekun m’ e kape, e nieri, të ndiemen se digjet o theret, vrik i largohet atij rrezik; kensat qi kanë mend e liri – nierzt – e kane nji ligje qi i shtyen, por pa i lidhë krahësh e duersh – në daçin me e ndjekë mirë, e deshtën s i shterngan, por atje mbrendë proteston në mndyrë të pashueshme. Te çpallunit e ksajë ligje s bahet prei së jashtmi, por – si dihet e si e lypë fuqija e Krijuesit prei së mbrendi, pse nji ligjë e përjashtme kishte me muejt m’u lanë mbas dore gjithsaherë qi nieri kujtohet se nuk e shef kush. Sikur pra ndër kensa të panjoftim asht nji e shtyeme pa njoftim, e ndër frymorë asht nji prirje pa kuptim, ashtu nder nierz asht nji prirje me kuptim, due me thanë nji sasi parimesh e ndiesish t’arsyeshme e të natyrshme në shpirt të nierit të cillat zgjohen gjithsaherë qi ky do me ba, ban, o len pa ba ndo ‘i vepër.”

….

Nje Lutje personale nga un :

-O Zot, ti qe i ke krijuar te gjithe popujt, jepi besim dhe fuqi ktij populli qe ti vet e zgjedhur dhe e ke mbushur me dhurata Hyjnore. Largona prej te keqit qe ka hy mes nesh dhe po prish kte mrekulli, kte bukuri rracore, kultuore, shpirterore. Në Ty o Zot vendosim besmin dhe pendesen tone, prej teje o Zot presim Shpetim ! Ashtu qoft !

…….

mblodhi, perpunoi, katalogoi,

alban guri

Ky dokumentar tregon boterisht, ne gjuhen angleze te gjithe historiografine tone te permbledhur :

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s