ZEMERIMI I DREJTE I FISHTES

At Gjergj Fishta

-NJI GJAMË DESHPRIMI-

Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,
Mburojë iu bamë Evropës, pa dijtë shka asht tuta
Atbotë kur pallën Skanderbeg Kastriota
Sillte si rrfeja, e përmbi shtroje te buta
Dridhej një Sulltan, që aso here
Bante m’u dridhë botën mbarë prej mnere.
Po, na tue dredhun si dragoj çelikut,
shtegun me kurma shqiptarësh ia zumë
Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun
për disa kohë e mbajtëm, e poshtnuem,
por kurrë Evropa në ndihmë një ushtar s’na nisi,
kurr punët mbas fjalëve që na dha s’ujdisi.

*****
E mallkue kjoftë Evropa! Atë e vraftë Zoti,
E shoftë me fise, popuj e qytete
Edhe premtoftë që dersa t’endet moti,
Kurrë lufta mos iu daftë për tokë e dete.
Selitë e saj grimë me grimë u thejshin,
Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!
Pse krahët pa dhimbë Shqipnisë me ia thye
E prej Lirie me ia ndalun hovin?
Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtë m’ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnë Moskovin?
Nuk duhet jo, që të mëkambet Shqiptaria,
Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malcia.

 ……
Perse ?!
Kjo gjame e madhe uleritese e Fishtes, del sot ne pah shum aktuale,
duke kujtuar vetem nje fakt, qe Europa Perendimore dhe SH.B.A.,
kishte mundesi ta lishte mes vetes kombin shqiptar ne territoret e veta,
dhe te mbeshteste individin shqiptar, kryetarin e familjes shqiptare, pse jo
me nje pensjon rreth 300 euro apo 400 dollare, ne menyre qe ky popull te
mos vuante edhe rrethimin nga armiq dashakeqas te cilet kane nje ekonomi
kombetare nga 5 deri ne 20 here me te madhe se ajo e shqiptareve, edhe izolimin
ekonomik ta shkaktuar po nga keta fqinje dashakeqas, politik e kulturor, edhe skamjen ekonomike.
Ndaj, per kete Mbijetese tonen, do i thur Lavde vetem Zotit, askujt tjeter !
E per kete kam prodhuar me shum shum mundime nje dokumentar te pasur, shterues, domethenes,
per historine tone, nje dokumentar i cili ne linje te drejtperdrejte jep shpjegime te hollesishme mbi
ate qe njihet si Klithma Deshperuese e Fishtes.
PERSE ?!
ky dokumentar pret ende sot driten e prezantimit, konkurimit dhe te vlersimit nga tregu mbare boteor,
                                                                                  Shperndajeni…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s