LEPURI dhe LUANI -fabul-

  -përkthimet Trilussa-

përshtatur në shqip nga Alban GURI

 

       LEPURI dhe LUANI

 Një lepur mendjemadh edhe servil

i thotë Luanit:-Priti thonjtë më mirë!

Hiqi ato armë, është turp,…s’është e mundur!

Unë si socialist do jem gjithmonë kundër

ndaj çdo armatimi që lëndon

lëkurë njerëzish dhe idealet që mbulojnë!

Po!-i tha luani-do t’i heq,

për t’u bërë pak mik me socialistin,

dhe kështu shkoi drejt tek profesori

që operonte pa anestezistin.

Ai pa humbur kohë rrëmbeu gërshërët,

ja preu thonjtë që mikut ankth i sillnin.

Por ja që po ai lepur ditën tjetër

kur ujkun pa që qingjin kish në gojë,

i trembur dha alarmin:- Oburra kush ta mbrojë!

Dhe Luani pyeti:-Çfarë ka?

“Vrapo, është një ujk! Shpejt, hidhju pra!”

Eehh! -tha ai- Më vjen keq, por s’është shaka !

Il grosso leone difende il piccolo coniglio dalle iene

Në fillim më the: “Hiqi ato armë!”

E tani më thua:”Shpejt t’i shkojmë në ndihmë!”

Si mendon të improvizohet një popull me heronj,

ku predikojnë çdo ditë lepujt që kanë frikë?!

Pra, tani prit i dashur mik!

Lind nevoja të më japësh kohë,

të më rriten thonjtë.

Shko ti tek ujku dhe hiqja këtë zakon!

Në rastin më të mirë bjeri edhe kokës…

Me rendin tënd të ditës që prezantove sot

në sallën e kuvendit ku e shite votën.

Ah jo!-u shpreh lepuri,

-Un jam vëlla me ujkun

siç jam me qingjin dhe bretkosën.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s