RRËNIMI EKONOMIK I PASHMANGSHËM NË KËTË KRIZË TË THELLË MORALI

RRËNIMI EKONOMIK I PASHMANGSHËM,

NË KËTË KRIZË TË THELLË MORALI

-reflektim në ndihmë të ndërgjegjes kolektive-

         Origjina

          Do ta filloj prej origjinës. Eva lindi 2 fëmijë: Kainin dhe Abelin. Ishin fëmijët e mëkatit të parë të njerëzve (raporti i vëllait me motrën), mëkati origjinal, e megjithatë Zoti u dha të dyve mundësinë për të punuar e jetuar mirë mbi tokën e krijuar prej Tij. Kainit i la porosi të kultivonte tokën e të rriste fruta të bollshme prej saj, ndërsa Abelin e porositi të rriste bagëtitë e ta shumonte grigjën e dhenve. Të dy u munduan të bënin më të mirën e mundshme dhe një ditë, kur Zoti i thirri për të parë se çfarë kishin prodhuar, ata i treguan produktet e tyre. Ishte pikërisht Ai, Ati Hyj,  që ua kishte ofruar këtë mundësi. Nga të dy llojet e prodhimeve që vëllezërit i paraqitën Zotit, si frytet e duarve të tyre, Atij i pëlqeu më shumë oferta e Abelit, grigja dhe flija e bagëtive. Duket në këtë rast, sikur Zoti parapëlqeu bariun-Abelin e jo bujkun-Kainin, por nuk është saktësisht kështu.

Në këtë keqkuptim ku mund të thuhet se Zoti e vuri në provë Kainin, këtij të fundit iu errësuan sytë nga egoizmi i tij, nga zilia që provoi në atë moment, e kështu vrau të vëllanë, Abelin. Për këtë dobësi të tijën ai prishi raportin me Zotin, raportin e njerëzve me Zotin. Prishi ekuilibrat mbi tokën e zgjedhur si vendbanim i begatë për njerëzit. Për të shfryrë egoizmin dhe zilinë e tij ai tregoi mosmirënjohje ndaj dhuratës që Krijuesi i fali, pra ndaj tokës dhe prodhimeve të saj. Për këto motive te shëmtuara sa më s`ka, ngjarjet kanë rrjedhur kështu deri në ditët tona. Kaini vrau Abelin. Vëllai bujk vrau vëllain bari`. Ne shqiptarët, ruajmë ende sot, proverbin e shëmtuar: “Nuk dua asgjë prej teje o Zot, por vetëm hiqja tim vëllai ato që i ke dhënë!”. E kjo padyshim mbijeton në trojet tona që prej historisë së Kainit dhe Abelit. Gjuha shqipe na e garanton këtë bukur mirë. Që atëherë pra, mbas vrasjes së Abelit nga Kaini, njihet ndërhyrja e Zotit për të ndaluar gjakderdhjen mes njerëzve.

Emblema më domethënëse e ndërhyrjes Atërore në rastin e këtij krimi instiktiv të shkaktuar nga zilia, është shprehja që Zoti tha:“Askush të mos e prekë Kainin!”… pasi kjo ishte çështja e tij prej Babe*… Kurse Kainit vetë i tha se do t`i dilte shpirti brezni pas breznie*… e se me shumë mund do të mund t`i nxirrte të mirat e tokës që i ishte dhënë si dhuratë, të cilën nuk e kishte vlerësuar ashtu si duhej. Del qartë se nga egoizmi, nga kjo ndjesi e errët, nga kjo antitezë vlerash njerëzore, buroi te Kaini zilia e kësisoj ajo ia përcaktoi rrugën dhe vuajtjet atij e trashëgimtarëve të tij mbi tokë, bujqve të kënetave. Kurse barinjtë e malit i bëri të fortë, trima, të pasur, të dashur e rapsodë, artistë të mëdhenj*.

Bujqit në fakt, kanë hequr gjithmonë keq në rrugën e shekujve. Nxjerrja e fryteve nga toka, ka qenë një punë e stërmundimshme për të gjithë popujt e për të gjitha breznitë e tyre, ndërkohë që për barinjtë, jeta ka qenë gjithnjë më e lehtë: rrit dele, merr prej tyre mishin, bulmetin e lëkurët, bjeri fyellit dhe këndo gjithë ditën* në Paqe me Zotin. Por sidoqoftë, historia e njerëzve nuk ndryshon shumë, mes tekave e mosmirënjohjes. Ajo ka luhatjet e veta, diku për keq e diku për mirë, e në fund gjithmonë përsëritet. Na duhet të kujtojmë, se shumë shekuj më vonë, në kohën e Moisiut, kur hebrenjtë e skllavëruar të Egjiptit fituan lirinë vetëm falë vullnetit të Zotit, ndodhi një fenomen pak a shumë i ngjashëm. Pasi hebrenjtë dolën nga Egjipti dhe kaluan shkretëtirën, vuajtjet e mundimet e tyre morën një rrjedhë të re me Moisiun. Pasi kaluan plagën e madhe të skllavërisë dhe ankthin e përndjekjes, atyre u lindi dëshira, ose më mirë të themi një kapriço, që të kërkonin të mira materiale e begati pa limit për të vazhduar një jetë më të mirë, në lluks e shfrenim. Ata shpreheshin se donin të jetonin sipas premtimit*, pasi “bukë e gjellë me qepë të ziera”, plus punës së stërmundimshme, kishin patur edhe kur rrinin të lidhur me vargonj në Egjipt. Kështu iu lutën Zotit që t`ua jepte këto të mira. Ai i dëgjoi, u mendua e ua dha me zemërgjerësi prej Ati.

Por si u sollën hebrenjtë fill pas dhuratës së dytë të Zotit, pas asaj të lirisë?! U turrën kush e kush më shumë, të merrnin çdo gjë që ishte rreth tyre: plaçkë, bagëti, ar e para`, dhe nga grykësia filluan të abuzonin. Duke abuzuar në kurriz të njëri-tjetrit filluan të grinden deri në përballje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një grusht njerëzish pra, hebrenjtë të cilët kishin vuajtur deri në ekstrem nga padrejtësitë njerëzore, nga sistemi i skllavërisë; ata që më pas, falë Hyjit Atë, kishin fituar lirinë, duke harruar paturpësisht historitë dhe plagët e tyre e mbi të gjitha Dashurinë Qiellore, përfunduan në një luftë vëllavrasëse prej grykësisë. Ishte natyrale dhe e pashmangshme kjo rrjedhë e jetës së tyre, e cila tashmë ishte e bazuar vetëm mbi kapriço, pretendime, vese, mbi mëkate e zili ndaj njëri-tjetrit.

Edhe njëherë duhet thënë se, nga egoizmi buroi zilia e pas saj, nga dëshira për të pasur sa më shumë të mira materiale, erdhi grykësia. Kështu doli në pah padenjësia e qenies së distancuar nga burimi i krijimit të saj, nga shpirti, nga Fjala, nga Zoti. Pikërisht kjo ka ndodhur hap pas hapi në historinë e botës… e si rrjedhojë edhe në Europë, sidomos në Shqipërinë e shekujve të fundit, që prej kur kryeqytetet mahnitëse të njerëzimit, Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Gjirokstra, Berati etj, ato që nuk i ka patur dhe nuk i ka krijuar dot asnjë qytetërim tjetër, filluan të rrënohen.

Njerëzit luten me dhimbje e gulçime shpirtërore kur janë në vështirësi të thella por vetëm se, pas marrin dhuratën Hyjnore, fill pasi dalin nga kjo gjendje mundimesh, harrojnë ku ishin dhe shkakun pse dolën nga kjo situatë. Ata harrojnë procesin e gjatë të lutjeve drejtuar Zotit në momentet e tyre më të pashpresa. Ata harrojnë gjithashtu se pikërisht përgjigjia Hyjnore, mëshiruese e zemërgjerë, i kthen ata në kushte dinjitoze për të pasur një jetë të begatë. Me dritëshkurtësi dhe banalitet ekstrem, njerëzit shpesh harrojnë se nuk janë ata protagonistët e rrugëtimit dhe ngjarjeve të tyre*. Çuditshëm verifikohet fenomeni se si pasi ata dalin nga gjendja e mjerimit, fillojnë të mposhten nga egoizmi, zilia, grykësia, vetpëlqimi, tradhtia, mashtrimi, prita dhe hakmarrja. Të padenjëve u ndodh shpesh që pasi harrojnë ku ishin dhe si ia mbërritën të vijnë deri në kushte dinjitoze, t’i vërsulen parasë e pushtetit, krenarisë vetpëlqyese dhe sjelljes prepotente me mendjemadhësi në publik. Ky është rasti i shumë e shumë individëve apo grupimeve që i ngjiten pushtetit me kacavjerrje e duke pranuar gjithfarë poshtërimesh mbi vete. Sa herë na serviren para syve tanë këto fenomene nga njerëz që duan të na shiten më shumë nga ç`janë në të vërtetë?! Ndërkohë që njerëzit e vërtetë, ata të plotësuarit e të vetëdijshmit për burimin e të mirave në jetën e tyre, kanë një sjellje tjetër, krejt tjetër. Kjo që cituam më lart, është kriza e moralit të disa qenieve (të ashtëquajtura njerëzore) që patën fatin të parapëlqeheshin nga Zoti, për të qenë njerëz por që në fakt nuk patën forcë dhe dëshirë të qëndrojnë të tillë. Si pasojë, degjeneruan në frymorë të joshur nga paraja, nga kjo copë letër që realisht e fizikisht, në sistemin matës të vlerave, peshon shumë më pak se çdo send tjetër. Ata joshen nga pushteti si mënyrë jetese, nga vetpëlqimi dhe nga dëshira për t`u imponuar në publik nëpërmjet sjelljeve të tepruara e të sforcuara. Këtë rreng ua shkakton pikërisht ky instrument gënjeshtar, i cili peshon kaq pak, kjo copë letre që shpeshherë është më e pisët se një kufomë e kalbur, paraja. Jemi duke përshkruar pasojat e krizës morale! Ky moment tregon se ka mbërritur te pragu i derës sonë rrënimi i çdo gjëje! Kur njeriu degjeneron i joshur nga veset e mësipërme, kur njeriu barazpeshohet me një copë letër, me një kartëmonedhë, e cila në fakt peshon 0,00001 gr.  edhe atëherë kur na paraqitet në figurën e saj me shifra të larta si “50 eu” apo “500 eu”, ai degradon, duke u kthyer kështu nga një njeri me dinjitet, në një qenie të rëndomtë. E pikërisht kjo përfaqëson pikën kulmore të krizës së vet njeriut, krizën morale. Kur njeriu i sotëm, hyn pra siç e thamë në një krizë morale si kjo, kaq të fortë, ai relativizon gjithçka e ndaj është i gatshëm për të pranuar e për të bërë çdo gjë të ulët, sepse pas kësaj gjendje, ai nuk ka më antikorpe, nuk ka më rrezistencë dhe vetdije që t`i thonë: “Ndalu!”.

Nga kjo krizë e madhe morale vjen edhe rrënimi. Rrënimi ekonomik, i cili shfaqet me rrëmujë, me një model jetese pa rregulla, me improvizime, me makina luksoze por pa ide. Me veshje të bukura por pa virtyt. Me para të depozituara në bankë por pa shije, pa moral e pa të ardhme. Fill pas kësaj rrëmuje, pas kësaj farse, pas kësaj krize morale e kulturore, vjen rrënimi ekonomik, vjen shkatërrimi total, i cili në mënyrë të pashmangshme sjell luftën. Mos e harroni! Mos u çuditni! Kjo ka ndodhur gjithmonë në historinë e njerëzve, ose më mirë të themi në historinë e atyre që kanë degjeneruar në qenie të prirura drejt veseve e drejt instinkteve kafshërore.

Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht! Çdo situatë njerëzore e papëlqyeshme, është paralajmëruar dhe asistuar nga Zoti, i cili është përbetuar disa herë për të krijuar një Rend të Ri Botëror, i provokuar sidomos prej devijimeve që vërehen në mënyrën e jetesës së njerëzve të pushtuar prej tundimeve. Flitet për këtë premtim apo ndëshkim Hyjnor në të gjitha shkrimet e Shenjta. Që me Noen, i cili i doli Zotit garant për përmbushjen e porosive të Tij dhe Ai, për të shpëtuar dhe rifreskuar rracën, e  Ai i besoi duke i sygjeruar varkën e shpëtimit*, vetëm për familjen e tij dhe për kafshët të cilat ai dëshironte t`i shpëtonte, si të denja për të vazhduar jetën. Më pas, ky premtim e ky Rend ripërtërihet me Moisiun, i cili edhe ky, doli garant për të çuar në vend porosinë e Zotit duke ndikuar te populli i tij me Ligjet në pllakat e gurta, të cilat iu rekomanduan nga vetë Ai. Dhe Zoti e dëgjoi Moisiun, por siç rezulton qartë nga historia që vijoi, populli i doli fjale Moisiut*. Më pas ky riorganizim me Rend, ndodhi që të pasurohet me shembullin e Jezu Krishtit, të cilit për të shlyer mëkatet e patregueshme të njerëzve, iu desh të gozhdohej mbi kryq. E Zoti nga ana e tij, vetëm pse i Biri pësoi vdekjen më të dhimbshme që mund të perceptojë ndjeshmëria njerëzore, vendosi t’u japë ende kohë njerëzve (apo atyre që duken si të tillë) për reflektim*. Por ende pas 2000 vjet kryqëzimi të kobshëm për shpëtimin tonë, çfarë rezultati kemi?! Kemi ende egoizëm, zili, grabitje, mashtrim, prita, hakmarrje, pushtet, vese, krenari boshe, vetpëlqim, impotencë të shoqëruar me prepotencë, gjithkund në mjediset publike. Kështu janë shkatërruar perandoritë, popujt, fiset, kontinentet… e jo më familjet mafioze, partitë fantzmë apo shtetet e krijuara artificialisht prej egoizmit njerëzor, i cili dëshiron të vërë patjetër kufij në përmasën shpirtërore e morale të njerëzve.

Bota apo njerëzit, nuk mund të shkojnë dot përpara vetëm me para dhe pa moral*. Organizatat dhe individët (George Soros me shokë) që predikojnë të kundërtën e këtij pohimi që është verifikuar qartazi me mijëra herë në rrjedhën e kohërave, e dinë shumë mirë vërtetësinë e tij, por duke mos e mbajtur dot ritmin e një jete me dinjitet, i dorëzohen kështu fatalitetit, të cilin mundohen ta ngrenë më pas edhe në katedër (nëpërmjet promovomit të drogës, pornografisë dhe korrupsjonit).

Rendi i Ri përmendet edhe në Librin e Zbulesës, në Apokalips, ku lexohet qartë e ardhmja. Po ta thoshim shqip, do të shkruanim: “Sipas kokës festen (kapelen)!*”. Pra, njerëzit do të marrin atë që meritojnë, atë që kanë mbjellë deri më tani, pasi premtimet dhe porositë u thanë, jo vetëm një herë por disa herë gjatë mijëvjeçarëve*.

          Rasti shqiptar

Po në Shqipërinë tonë, a ndodh e njëjta gjë? Sigurisht që po. Pa i ardhur gjatë vërdallë historisë sonë të sakatuar, do të hidhemi menjëherë tek vitet e fundit, të kështuquajtura “në tranzicion” . Kjo periudhë mjafton si kampion tregues për të ilustruar të gjithë të kaluarën tonë. Shqiptarët lirishtypur që nga kohët e bizantit dhe më pas, gjatë Perandorisë Otomane, të përgjakur dhunshëm edhe gjatë periudhës së regjimit pseudo-komunist, më në fund morën si dhuratë hyjnore lirinë. Edhe pse liri e pjesshme ajo ishte liri, njësoj si ajo e hebrenjve që dolën nga Egjiptit. Menjëherë pas lirisë, në shumë pak vjet, shqiptarët patën edhe shpërblimin material, njësoj si 2 bijtë e Evës mëkatare: Kaini dhe Abeli. Njësoj si hebrenjtë pas shkretëtirës. Njësoj si Europa perëndimore pas gozhdimit në kryq të Jezusit, e cila, pasi u konvertua në kristianizëm, pati shpërthimin e lulëzimin që trashëgon ende sot. Sepse në këtë rast kthesa ishte kulturore, ishte morale, ishte shpirtërore*. Ishte përcaktuese.

Kështu pra, shqiptarëve u erdhën shumë para, më së shumti nga emigracioni vetëmohues i bijve që sakrifikuan dëshirat e moshës, për t`u ardhur në ndihmë familjeve të tyre. Ata sollën mjaft kapital falë ndihmës mëshirëplotë të Zotit dhe popujve mikpritës ku dikuan djersën dhe gjakun e tyre. Erdhën shumë para edhe nga organizma e institucione ndërkombëtare. Erdhën shumë para edhe nga trafiqet, si pasojë e rritjes së egoizmit e grykësisë tek disa individë të caktuar. U abuzua shumë edhe me trafikun e naftës me ish-Jugosllavinë, ku protagonistë ishin disa individë që ende sot predikojnë moral* në nivele të larta shtetërore e fetare*. Këta të fundit, si për ironi të fatit janë të pajisur me sakramente të shenjta* dhe lëvizin fijet e politikës më të pisët që ka njohur ndonjëherë kjo tokë. Nga shenjtëria false kanë zbritur në mëkat*! Në emër të këtyre shumave marramendëse parash u kompromentuan njerëz, familje, grupime, parti, qarqe fetare (individë brenda tyre). Dhe kështu pra, modeli që u krijua për shoqërinë shqiptare e cila sapo kish dalë nga shtypja dhe vargonjtë, ishte ai i grykësisë, i abuzimit fizik e material. Ishte pasqyrimi i qartë i modelit egoist, materialist, makiavelist, i grykësit, i mëkatarit, i abuzuesit, i përfituesit, i servilit, i ziliqarit, i tradhtarit dhe i të pashkolluarit.

Kartelen e tyre gjenetike mund t`ua lexosh fare qarte ne surrat. Ajo eshte e pagabueshme. Mjafton t`i veresh me kujdes kur flasin dhe veprojne. Pema duket nga frytet.

Po, po, sepse në Shqipëri, pasi çdo gjëje iu vu një çmim monetar; edhe burrnisë, edhe moralit, edhe fesë edhe fëmijëve, edhe vendit të punës, edhe idealeve… erdhi momenti që iu vu një çmim edhe diplomave shkollore. E si pasojë, sot kemi një krizë të plotë morale por kemi edhe analfabetizëm të fshehur pas çertifikatave që lëshojnë protagonistët e kësaj rrëmuje popullore dhe këtij degjenerimi kolektiv. Mashtruesit që i shtohen vargut të mëkatarëve të mësipërm, në këtë rast janë “pronarët” e pseudo-shkollave private- “universiteteve”.

Populli thotë: “Ja sheshi, ja mejdani!”, për të qartësuar faktin se kushdo mund të tregojë prirjet dhe talentet e tij në një garë publike. Ndërkohë, “sheshi-mejdani”  është zaptuar nga egoisti, nga ziliqari, nga tradhtari, nga i pabesi, nga impotenti-prepotent, nga provinciali, i cili me arrogancë kërkon t`i imponohet qytetërimit për ta kthyer atë mbrapsht, në shpellë, në baltra, atje prej nga erdhi ai vetë për të gjetur shpëtim. Ky është paradoksi shqiptar brenda paradoksit botëror. Një masakër që në mënyrë zinxhir, me efektin domino, po realizon shkatërrimin e virtyteve, vlerave dhe këtë e bën duke analfabetizuar breza e breza të tërë, duke i çertifikuar në analfabetizëm*. Produkti njerëzor që del sot nga “makina” nihiliste shqiptare, është i papërshtatshëm për tregun e qytetërimit botëror. Ai i shërben vetëm “ustait” që e prodhon, si një kapsulë cianuri e fshehur në dhëmballën e fundit, për të realizuar shantazhin ekstrem ndaj gjithë botës së qytetëruar, e cila e kundërshton me përçmim këtë model të shëmtuar e kërcënues barbarësh. Të pazotët për të bërë gjërat më minimale në një shoqëri normale*, shqiptarët sot janë jashtë tregut, jashtë konkurimit global dhe u ka mbetur vetëm idiotësia e tyre si mënyrë shantazhi. Pasi nuk ia mbërrijnë të bëjnë gjëra me vlerë, mobilizohen me të gjithë potencjalin e tyre negativ, për të bërë keq, vetëm keq!!!

Kjo metodë u ideua gjatë “Diktaturës së proletariatit” dhe vazhdon ende, sepse “kuadrot” e djeshëm mbajnë fijet e pushtetit të sotëm. Në gjendjen e rrënimit barëbotëror, rasti shqiptar është i ngjashëm për nga procesi i degradimit, por shumë më i shëmtuar për nga ngjyrimet që merr gjatë rrugës së tij të mbushur me provincializëm primitiv, i cili është armiku i përhershëm e më i përbetuar i qytetërimit*.

Në këtë krizë të thellë morali e qytetërimi së bashku, rrënimi ekonomik sapo ka filluar dhe nuk e ka kapur ende fundin. Kjo nuk thuhet e nuk vërehet për dy arsye:

1) sepse shqiptarët kanë qenë historikisht në kriza ekonomike…

dhe

2) sepse shqiptarët e sotëm janë frikacakë e gënjeshtarë të tmerrshëm përballë realitetit.

Kjo vjen nga vogëlsia e përmasave njerëzore që ata kanë brenda tyre si dhe nga perceptimi i vakët i një dimensioni moral e shpirtëror. Njeriu nuk mund të gënjejë veten edhe para pasqyrës, siç ndodh rëndom me shqiptarët e sotëm!

Sa çudi ! Shqiptari arrin ta bëjë edhe këtë. E bën “bukur e mirë” madje. Bën ironi me vetveten. Është njësoj si të tallesh apo të qeshësh me kancerin që po të merr jetën. Mjekësia këtë fenomen e njeh me termin skizofreni*. Quhet depresion mental. Sëmundje kronike. Shkallë e ulët poshtë zeros në klasifikimin e qytetërimeve. Skicofreni kolektive do ta quaja !!! Por nuk ka vetëm shqiptarë si Kaini! Ka edhe burra të mençur, punëtorë e trima si Abeli. Vetëm se këta janë shumë pak*. Dhe i dallon menjëherë. Edhe në Europë e në mbarë botën, ka një krizë të thellë ekonomike por vetëm se atje thuhet, madje thuhet hapur kjo gjë. Ndërsa në Shqipëri, gënjehet edhe pse kriza morale e ekonomike është me shenja dalluese tragjike, me data antike, që nga kohët kur shqiptari tradhtoi veten dhe iu nënshtrua hasmit, turkut*.

Për të qenë më të drejtpërdrejtë, dua të them se: Në Shqipërinë e sotme,

-Klasa politike buron si eskrement i ushtrive otomane që lanë këtu farën e tyre të keqe si fryt të incesteve, duke vazhduar me modelin e Sigurimit famëkeq të Shtetit*. -Klasa drejtuese e klerikëve, përgjithësisht të huaj, është e përlyer së bashku me klasën politike në një grumbull aferash pa fillim e pa fund, aspak e ndjeshme ndaj realitetit apo të ardhmes së këtij vendi*.

-Gjyqtarët apo prokurorët, emerimi i te cileve eshte eskluzivitet i preferuar dhe i padisktueshem i drejtuesve te politikes, njësoj si fajdexhinj ordinerë, presin që ti të biesh në hall, që të të rrjepin deri aty ku s`mban më. Lëre pastaj t`i drejtohesh Gjykatës, për të zgjidhur ndonjë çështje parimore apo padrejtësi që të është bërë, qoftë me pronat apo qoftë ty personalisht si individ*.

-Shoqëria civile nuk ekziston, pavarësisht nga paratë dhe “vullneti i rrjetit Soros” për të na imponuar individë anonimë e pa ideale, pa moral dhe pa identitet seksual, impotentë-prepotentë. -Gazetaria është nën thundrën dhe përçmimin ku e kanë vënë të lartpërmendurit që e drejtojnë këtë vend me një vektor kokëposhtë* Henri Cili, Rudina Xhunga, Fahri Balliu që më shumë i ngjajnë Lek Plepit se sa një gazetari modest province. Moderatorët më të suksesshëm televizivë janë ata që ne njohim: fshatarë, armiq të qytetërimit, në emisionet e të cilëve mbizotëron modeli i “politikanit” injorant, të shëmtuar e provincial, fryt i incestit ne familje, pavarësisht se mund të ketë lindur në qytet apo kryeqytet, pijanecë dhe të djersitur, me erë të keqe e me gojë të shtrembëruar nga poshtërsitë. -Biznesmenët janë të gjithë kukulla të politikës së konjukturave aktuale. Ata thjesht u kanë dhënë borxh fytyrën e tyre pa trajta, klaneve drejtuese fetare, apo qarqeve të huaja antishqiptare, të cilët të bashkuar ose veç e veç, po mbysin çdo përpjekje apo mundësi për të zhvilluar idetë bashkëkohore dhe tregun e mirëfilltë në këtë vend. Këta lloj biznesmenësh, janë tmerrësisht injorantë e të pazotët, pa CV, sepse pikërisht kështu i do padroni i tyre, për të mos pasur më pas telashe apo devijime që do të mund të lindin në rrugë e sipër me profesionistët e vërtetë apo me njerëz dinjitozë*. Në vend të këtyre të fundit, preferohen të parët, ata që nuk mund të imponohen dot kundër qëllimit final ku synon të arrijë “bosi” i radhës, sepse pikërisht ai, “bosi”, i ka halë në sy “tipat” që dinë vërtet të japin produkte cilësore tregu, njësoj si dhe individët inteligjentë*. Mbijetesa e këtyre lloj bizneseve në treg, deri më sot, u dedikohet trafiqeve të pafundme e jo zotësisë intelektuale apo shkathtësisë profesionale, sepse në nivel tregu shqiptarët kanë qenë jokonkurrues edhe brenda vetë territoreve të tyre, jo më nëpër botë apo në Europën superselektive. Këta mostra biznesmenë*, sot gjenden në borxhe të paimagjinueshme dhe janë përballë një dileme të madhe: Të vrasin veten apo të presin t`i vrasë dikush tjetër, si p.sh.: ai që u ka huazuar paratë (bankat, individët, grupet e fajdexhinjve etj.). Personalisht njoh shumë prej këtyre “myteberëve”.

Për “biznesmenët” shqiptarë nuk ka alternativë tjetër veç poshtërimit dhe vetëvrasjes… por edhe nëse do të ekzistonte, ata as nuk do të kishin fuqinë morale ta kërkonin një zgjidhje të tillë… le të themi dinjitoze*.

-Djemtë e moshës 17-20 vjeç, por dhe më lart se kaq, shëtisin me fuoristrada të shtrenjta, veshin rroba të shtrenjta, mbushin trupin me tatuazhe, qethen shkurt si killera, mbajnë pas vetes qenë sulmues (kafshë lufte), duke shprehur parapëlqimin e modelit shoqëror që duan. Ata kanë të dashura që i ndërrojnë gati çdo ditë si çorapet. Drogohen rregullisht me mburrje. Janë të pashkollë, agresivë dhe përdorues të një zhargoni të përbaltur, edhe ata fryt të incestit në familjet e tyre të shëmtuara*. Ky individ që përdor ekstremalisht sensin e sfidës ndaj joshjeve maksimale që i ofron jeta, nuk mund t`i shmanget dot destinacionit të tij final, vdekjes së dhunshme. Ai vetëm sa kërkon të përshpejtojë kohën e mbërritjes në këtë “stacion të fundit”. Pasi ka arritur gjithë këto pika joshjeje maksimale në jetën e tij të shkurtër (prej moshës së tij të re), ai nuk kërkon dhe as nuk mundet ta shmangë dot takimin e fundit me “shpëtimin” e tij, vdekjen. I ka mbetur pa provuar vetëm vdekja, fatkeqësisht pa u rritur ende mirë*.

-Vajzat e reja ëndërrojnë të bëhen të dashurat e çdokujt që ka një fuoristradë, të vetën apo të marrë hua prej dikujt tjetër, qoftë ky djalë i ri apo gjysh me proteza në gojë. Ato dalin në mëngjes nga shtëpia e prindërve dhe përfundojnë kafeneve në pritje që dikush prej përdoruesve të këtyre automjeteve t`i “rimorkiojë për një xhiro me makinë”. Në paradhomën e trurit të tyre, as që ekziston mendimi se mund dhe duhet të bëhen nëna*, të denja ose jo për bijtë që do të rrisin. Nëna nga ato, që askush e askurrë, të mos u drejtohet ndonjëherë bijve të tyre e t‘i tregojë me sens përçmues, duke u thënë: “Ja, ky është i biri i asaj kurvës*!” . Ato, as që e çojnë nëpër mend se sa rëndë peshon në psikikën e një fëmije kur ai dëgjon keq e më keq për nënën e tij*. Rritet i poshtëruar dhe në jetën e tij do të kërkojë vetëm të mbrohet, të ulë kokën, të shitet por ndonjëherë të bëjë edhe cubin për t`u hakmarrë ndaj fatit të tij të keq*. Kjo e fundit do të ndodhë vetëm në rastet kur para tij do të gjendet një krijesë më e dobët, më delikate, zakonisht gruaja, që si zakonisht e pret në shtëpi… apo ndonjë individ i kulturuar i cili nuk paraqet rrisk apo problem fizik për të.

-Po kështu, gratë dhe vajzat e rritura që i veçohen paksa kategorisë së mësipërme, 25-30 vjeçaret e sotme, jetojnë me ëndrrën materialiste. Ato kanë mbetur pa u martuar sepse presin që burri i tyre të jetë gjithkush nga ata që kanë para të mjaftueshme, në mënyrë që ai të plotësojë dëshirat apo kapriçot e tyre, të cilat janë të përziera me doza të larta injorance. Pretendimet e këtyre femrave, nuk përkojnë aspak me ëndrrën për të pasur familje apo për t`u bërë nëna*. Ato nuk e marrin aspak parasysh faktorin që e kundërshton ashpër “aspiratën” e tyre. Ato harrojnë se aventurieri i radhës, i cili lëvron lehtësisht para për të joshur seksin tjetër, fokusohet në mosha relativisht shumë të reja, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të marrë maksimumin e “shërbimit” për paratë që jep. Kjo është një nga rregullat më elementare të tregut, që vajzat “me ekonomik” çuditërisht nuk e dinë*, sepse janë të “diplomuara” por të pashkolluara. Mashkulli që kërkon argëtim me para thotë: “Un paguaj me euro në dorë, por ndërkohë, dua mallin më të mirë që ofron tregu*!” Në Shqipërinë e sotme -Nuk mund të blesh dot një makinë, sepse ajo mund të jetë e vjedhur e kështu askush, as pseudo-shteti, nuk të vjen dot në ndihmë për të rikuperuar dëmin moral apo material që të është bërë. -Po kështu, nuk mund të blesh dot as tokë apo apartament, pasi edhe në rastin kur paraqitet tapia ose dokumentet e pronësisë, ato mund të vlejnë njësoj si ato që janë të certifikuara nëpërmjet dokumenteve false. Ka mbivendosje certifikatash pa fund e pa kriter. E në këtë mënyrë ti mbetesh i pacertifikuar apo i padiferencuar nga ai që pronën e ka të zotëruar jo ligjërisht, me dokumente false. Jeni të dy njësoj në treg… apo siç rezulton realisht sot e gjithë Shqipëria, jeni fare jashtë tregut. Nënpunësit civilë të shtetit, nëpër hipoteka apo njësi vendore, abuzojnë pa fund me pushtetin provizor që kanë, dhe duan me patjetër të jenë bashkëortakë me ty në titujt e pronësisë që të ka lën prindi apo gjyshi. Sepse këtë kurs “zhvillimi” ka ndjekur dhe ndjek klasa aktuale politike ish pseudo-komuniste. -Në qytet pensionistët, ish-profesionistët me nga 35-40 vjet marrdhënie pune, jetojnë me 85-130 dollarë në muaj, kurse në fshat me 60 dollarë në muaj. -E keqja më e madhe është se në këtë vend nuk ka shkolla por kapanonë për lopët, ku në fund të ciklit 3 apo 4 vjeçar, certifikohesh kinse si i shkolluar*. Vetëm se pas kësaj kohe të humbur, të certifikuarit nuk dinë të bëjnë më asgjë tjetër, përveçse të hanë, të flenë, të shkojnë në banjë e të trashen nga trutë… por edhe nga trupi. Në këtë krizë të thellë morale, kulturore dhe ekonomike, që ka përfshirë Shqipërinë e sotme, disa ambasadorë të huaj (jo të gjithë) nën moton e famshme shqiptare “sipas vendit dhe kuvendi”, akreditohen këtu nga shtetet e tyre me rroga të majme, rreth 30 mijë dollarë në muaj, qëllimisht, në mënyrë që mos t’i rrënojë kanceri i korrupsionit*… por në fund të mandatit ata kthehen në shtëpitë e tyre me dhjetra apo qindra miliona dollarë ose euro, të depozituara nëpër llogari bankare fantazmë jashtë Shqipërisë, si fryt i bashkëpunimit me politikanët vendas, me kusht mosraportimin e mbrapshtësive shqiptare në kanlcelaritë e vendeve prej të cilave kanë ardhur si të superpaguar!!! Shkurt: “Vidh të vjedhim!” Në Shqipërinë e sotme, nuk është i ftuar të bëjë karrierë apo të japë kontribute asnjë individ i zoti apo i merituar*. As ndokush me kurajë apo ideale që insiston të depërtojë në sistem. Jo! Duhet të jesh nip i të lartpërmendurve ose idiot i padëmshëm. Duhet të jesh servil ose prostitutë i çdo gjinie, burrë apo grua qofsh ti. Nuk ka treg meritokracie, pavarësisht se këtë argument po e cek gati për çdo vit (kthimi i trurit apo bursat e ekselencës) çdo drejtues politik, me hipokrizi, gënjeshtër fanatike, oportunizëm dhe me inflacionin më të lartë mbi kuptimin që merr kjo fjalë. Kjo lloj metode, është në fakt armiku më i madh i meritokracisë*. Ta përdorësh si një koncept bajat meritokracinë, aq sa njerëzve të fillojë e t’u duket se është paksa démodé të jesh i talentuar apo i merituar* është kafshërore, madje deri edhe djallëzore. Për këto motive, të cilat pasqyrojnë krizën e thellë kulturore, morale e të tjera si këto, p.sh.: kriza “ekonomike” botërore, që në fakt është mbi të gjitha një krizë morale, rrënimi ekonomik i shqiptarëve është i pashmangshëm. Në këtë rrëmujë të madhe ku po afrohet një shkatërrim që i paraprin një Rendi të Ri Botëror, sipas të gjitha premtimeve dhe porosive, deri tek Libri i Zbulesës, porositë janë dhënë e janë shkruar mijëra e mijëra vjet më parë*. Një Rend i Ri po afrohet, sepse njeriu që besoi në një copë letër (paranë), peshon pikërisht sa ajo copë letër, me të cilën deshi dhe u konvertua dritëshkurtësisht, qoftë ky politikan, kryepeshkop, hoxhë apo ku di un` se çfarë*!

Në një vend si ky i yni: -Pa moral; -Pa kulturë; -Pa identitet (ku ai i Etërve është eklipsuar dhe harruar); -Pa prodhim të brendshëm; -Pa sistem pensionesh; -Pa sistem shëndetësor; -Pa sistem sigurimesh; -Pa sistem arsimor; -Pa eksport; -Pa bilance pozitive të pseudo-bizneseve; -Pa burime njerëzore të kualifikuara apo politika zhvillimi; -Pa tituj pronësie; -Pa shtet ligjor; e në fund, si konsekuencë, -Pa investime të huaja, Rrënimi ekonomik është i dukshëm dhe i pashmangshëm! …e në krye të tij, rrinë me papërgjegjshmëri, të gjithë ata që kanë nga një “Krye” përpara titullit që i kanë vën vetes* për të shërbyer (kryeministër, kryetar, kryepeshkop etj, etj).

Sintezë

Mund të thuhet fare mirë se, paratë tuaja u çimentuan në pallate pa sens, pa treg e pa interes. Po ashtu edhe në makina e makina pa fund, që shëtisin rrugëve e ndosin ambjentin, por që edhe flenë nëpër parkingje e garazhe përgjatë superstradave të Shqipërisë. E këtu flasim për miliarda e miliarda euro të hedhura dëm në gjithë këto vjet tranzion*. Në Shqipëri ka tashmë nga 2-3 apartamente për frymë të cilat nuk i blen më kush. Po kështu ka edhe nga 10-15 makina për frymë, jo pronë e gjithsecilit por thjesht të parkuara rrugëve apo superstradave të vendit tonë.

FALIMENTIMI INDIVIDUAL E KOLEKTIV NUK ËSHTË MË NJË PËRRALLË, POR NJË REALITET

Brezat që e kanë drejtuar këtë vend nuk bënë kurrë një mea culpa, pra nuk kërkuan kurrë falje për gabimet e tyre të tmerrshme e fatale, për injorancën e tyre. Pa iu bërë aspak vonë, ata vazhdojnë të sillen sikur gjërat rrjedhin normalisht dhe ne jemi njëlloj si dikur, “fanar ndriçues”. Tani “fanar në NATO”. Kjo kuptohet, është vetëm një mënyrë primitive e të bërit propagandë, që klasa politike të justifikojë gabimet, fajet dhe prapambetjen kulturore të saj. Një ironi idiote ndaj fatkeqësisë së vetvetes. Kjo do të thotë të qeshësh me kancerin që ke në trup, pasi gabimet e tyre po i vuajnë edhe ata vetë, politikanët drejtues si edhe fëmijët e nipat e tyre. Sigurisht u mungon kurajo për ta pranuar. Vazhdon mekanizmi psiko-depresiv i të fshehurit pas gishtit*, kompleksi i strucit. Unë në fakt bëra vetëm kaq: artikulova të dhënat e qarta e të pamanipuluara që janë në dispozicion dhe dukshëm për të gjithë. Nuk është ndonjë gjë e re për historinë e botës kjo që po ndodh sot këtu. Për të treguar këtë analogji, u zgjata në pjesën e parë të kësaj kronike. Së fundmi, dua të kujtoj se në vitin 2000 ndodhi diçka e ngjashme me Argjentinën*. Një crack ekonomik* i befasishëm dhe më pas një luftë civile. U afrua mbas pak ditësh George Soros e u tha argjentinasve se kishte dëshirë ta blinte të gjithë Argjentinën për 1 dollar*. Shqipëria 1 euro !!!!! Nuk ju thotë gjë ky term ?! Konkluzionet nxirrini vetë! Pas crack-ut vjen gjithmonë lufta. Ajo e vërteta, jo radioloja e marionetave të 97-ës. Sepse luftrat bëhen gjithmonë nga nevoja për para, mbas krizave ekonomike të forta e asnjëherë për qejf apo për kapriço. Bëni pra gati prapanicat, pasi me ato keni gjykuar, punuar e jetuar, “duke i prerë drutë gjithmonë shkurt”. Kriza morale do të sillte pa diskutim rrënimin e qenies ripërtypëse dhe të sistemeve që ajo ngriti. Rrënimin e injorancës që u ngrit në katedër dhe e bëri bartësin e saj që të peshonte sa një copë letër. Pra fiks sa paraja ku ai besoi*. Botës që po merrte superxhiro nga rritja e konfuzionit mbi martesën ndërmjet burrave apo ndërmjet grave, e cila po prodhonte fëmijë në laborator, e asaj bote që beson se me prezervativ mund të shpëtojë nga virusi HIV dhe se mund të vrasë pa sens faji apo pendese fëmijën në bark të nënës, do i vinte momenti final. Fundi! Akti përfundimtar! Po si?! Ishte thënë e stërthënë nga të gjithë profetët dhe shpëtimtarët. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duheshin lexuar libra të tjerë, jo librat e “juridikut apo ekonomikut” të “universiteteve” kioska, as të politikanëve impotentë apo gazetareve që trembin laraskat, apo ata me autorë me “profesorë” të rrëmbyer nga sektori i agrikulturës. Sa për paratë, ato t`i merr një ditë të bukur krejt papritur drejtori i përgjithshëm i Bursës së Nju Jorkut ose bankieri yt i besuar, i cili zhduket pa lënë gjurmë ditën për diell. Shtëpitë e tokat mbi të cilat ke investuar, t`i ul tregu virtual i pasurive të paluajtshme (Imobiliare-Real Estate), i cili edhe ky është në dorë të atyre që vijnë pas një jave e të trokasin në derë duke të thënë: “Shtëpia apo toka jote kushton 1 euro!” Përtej këtij realiteti, duhet thënë: “Lum ai, që në jetën e tij investoi brenda vetes, në dije e virtyte, tek njeriu*”. Lum ai, që nuk e la veten të degradonte në një qenie ripërtypëse e të përgjumur, në funksion të një cope letre, parasë, e cila peshon realisht shumë pak*. Lum ai që nuk u shndërrua në një qenie të padenjë, që mendon se është gjallë vetëm kur del në televizor si pjesë e pushtetit! Duke iu kthyer arsyetimit fillestar, vlen të kujtohet se përmes tradhtisë së njeriut ndaj Zotit, profetët kanë lexuar qartë të gjitha fatkeqësitë që do të vinin dhe i kanë paralajmëruar ato me qindra herë*. Shqiptarët e sotëm, janë prej atyre që paratë e gjakut, miliarda do të thosha, i bënë fuoristrada dhe pallate të shëmtuar, duke luajtur kështu shumë keq kartën e të ardhmes së tyre, por edhe të ardhmen tonë të përbashkët, e cila duhej dhe mund të kish kaluar nga një rrugë tjetër, më dinjitoze e më optimiste. E pra, për të gjithë ata që nuk e dinë, dua të kujtoj se ne shqiptarët kemi qenë tradicionalisht barinj e rapsodë, të urtë, trima e të matur…”…se i urti kurrë nuk ngutet / prej burrnis e jo prej tutet…”( At Gjergj Fishta). Kemi qenë, sepse në fakt sot, jemi trashëgimtarë të breznive që tradhtuan. Pas degjenerimit, degradimit dhe falimentimit të racës së Kainit, bota e së nesërmes, mesa duket do të jetë e barinjve të urtë, sipas premtimit dhe përzgjedhjes së kahershme.

Do të jetë e trashëgimtarëve të Abelit. Ky është leximi që i bëhet Zanafillës dhe Zbulesës sot, pas mijëra e mijëra vjetësh.

Por do të jetë edhe e këngëtarëve, për të cilët Gjoni thotë: “Mos ki frikë, mos u druaj prej atij që këndon!”… pasi atij i këndon shpirti (duke përjashtuar këtu ata “këngëtarë”, që për interesa vetjake vihen në shërbim të regjimeve duke shkelur kështu mbi jetën interesat e të tjerëve).

                                                                                                gusht 2006- 1 janar 2009*

(marrë nga Libri ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s