YJE MBI ALTAR

YJE MBI ALTAR  

 Image result for monumenti nene shqiperi

 

Me stinët që vrapojnë

ndryshojmë un` dhe ju,

më e bukura brezni

në ritme e koh` pa fund!

 

Me arm` dhe me lule,

me zemra që ndizen,

një këngë e përjetshme

ësht` nata jon` e pagjum`!

 

Sot mos u friksoni!

Jo, mos u nënshtroni!

Ju jeni triumfi,

un` dua t’ju zgjoj.

 

Ju jeni agimi,

refren në dit` gëzimi,

që ju vet` e këndoni

me zë, me zë të plot`.

 

Ju gjaku i pastër i

Etërve shqiptar.

Ju shpresa rinore,

ky shpirt legjendar!

 

Jet` të re kërkoni!

ç`ka dot nuk e patët,

ju ditët ta fitoni,

si Yje mbi Altar!

 

Dhe mos u dorëzoni,

mos e jepni veten leht`,

gjatë netëve të kqija,

besoni, kini shpres!

 

Jo, mos u frikësoni,

Qiellin bëni streh`!

Me një këngë të përbotshme,

Zemrat ngrini pesh`!

 

Kurrë mos u lëshoni,

errësirën largoni!

Me dritën e Yllit tuaj

ndriçoni mbi Altar!

 

Me arm` dhe me lule,

Me zemra që ndizen,

Jet` të re kërkoni.

të denj për Dashuri!

 

”Kurrë mos u frikësoni,

se jeni me Mua”,

−thot` Zoti, Ati juaj,

“Ju dua në Ngadhënjim”!

 

Ndaj mos u ligshtoni,

errësirën largoni!

Me dritën e Yllit tuaj,

shkëlqeni mbi Altar!

 

alban guri                                            

Tiran, shtator 2009

 

                                                                                                                        

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s