FORCA E KISHES SE JEZUSIT !

KOMUNIKIMET SHOQERORE !

KOMUNIKIMET SHOQËROREMesazhi i sivjetshëm i Papës me rastin e Ditës së 46-të botërore të komunikimeve shoqërore i përkushtohet ungjillëzimit të ri. Vatikani e paraqiti mesazhin me titull: “Heshtja e Fjala: Udha e ungjillëzimit” në festën e Shën Françesk Salesit, mbrojtësit të gazetarëve (më 24 janar).

Sa i përket komunikimeve shoqërore ato nevojitet t`i hapen “çështjeve të fundit të ekzistencësnjerëzore”, tha Papa. “Është me rëndësi të pranohen njerëzit që bëjnë këto pyetje dhe të hapet mundësia për një bashkëbisedim të thellë.” Si vend ku këto pyetje shfaqen Benedikti XVI e përmend internetin dhe motorët e tij kërkues dhe rrjetet e tij shoqërore: atje njeriu nga njëra anë po “bombardohet” me përgjigje për pyetjet që “nuk i ka parashtruar asnjëherë”, si dhe “në nevojat, që nuk i ndien”, thotë Papa. Nga ana tjetër Benedikti XVI sheh “një botë komplekse dhe të shumëllojshme të komunikimit”, por edhe interesin njerëzor për çështjet themelore të ekzistencës njerëzore, “kërkimin e të vërtetës”, “që ekzistencës së tij i jep kuptim dhe shpresë”: “Kush jam unë? Çfarë mund të njoh? Çfarë duhet bërë? Në çka guxoj të shpresoj?” Në kaosin e mbingacmueshmërisë nga mjedisi, të bësh “pyetje të drejta” dhe të japësh udhëzime për atë që është thelbësore, kështu do të mund të përkthehej apeli i Benediktit.

Një detaj interesant: Papa pranon në mënyrë të qartë në mesazhin e tij, shanset e “uebfaqeve të ndryshme, aplikimeve dhe rrjeteve shoqërore”, “që njeriut të sotëm do të mund t`i ndihmonin që të përjetojë momente reale reflektimi dhe parashtrimi pyetjesh, por edhe hapësira të heshtjes për të gjetur mundësi lutjeje, meditimi ose këmbimi mbi fjalën e Zotit. ”

Këto fjalë a nuk janë një mesazh inkurajues për të gjithë që vijnë së bashku ditë për ditë këtu në një komunitet virtual të “hapësirës së shenjtë”?

…………………………….

FORZA E KISHES SE JEZUSIT, APOSTUJVE DHE SHENJTERVE!
Ceshtja “VIGANO`”

(Vetpastrim: me kurajo, me moral, me dinjitet)

ka lidhje me…

PESHKATARE NJERZISH !
(por dikush, i pushtuar nga dreqi dhe paraja, ka qef me e kthy ne tregti njerzish)

Mbas fteses se Jezu Krishtit, per t`i lene rrjetat e peshqve dhe per t`u bere peshkatare njerzish, Apostujt e ndoqen, dhe pas tyre ato mesime i morenn miliarda njerez, deri ne ditet e sotme. Por filli mbeti diku dikur, ne ndonje cep te larget te ndergjegjes se njerezve. Shume peshkatare njerezish pa bota…e fatkeqsisht shume prej tyre kane ber pazar me trofeun njerezor qe peshkuan fale fjaleve te Jezusit. Peshkataret e njerezve, kane peshkuar boll mire nder shekuj, por sot jane kthyer ne tregtare te atyre njerezve qe peshkojne. Ky eshte mekati me i madh nder njerez e besimtare, TRADHTIA !

p.s.
Kta te sotmit qe takoj, fatmirsisht jo te gjithe, (me perjashtime te vogla) jane te gjithe peshkatare qe kapin peshk me “dinamit” (me mashtrime) dhe me pas e shesin peshkun e kapur tek i pari qe paguan me monedhen e pushtetit, me nji vend pune ose me para te thata ne dore. Pra jane merkante shpirtrash njerezore …e per kete do gjykohen, aq rend, sa as vet nuk ia kane idene peshes qe do t`i coje ne fund te humnerave !

Keta jane Mesuesit e Keqinj !

…………..

(KRIZA EUROPJANE)

E VERTETA NE OPTIKEN E TE MEDHENJVE TE MENDIMIT BOTEROR !Europa e sotme ka humbur Rrenjet, Rrenjet e saj te Krishtera. Kete shkruan ne librin e tij Papa Benedikti XVI: “Europa senza radici”, publikuar ne vitin 2004 kur bota e njihte ende si Cardinalin Jozepf Ratzinger, Prefekt te Doktrines se Krishtere.
Per kete arsye,per Rrenjet e saj te humbura, per relativizmin e saj, per veset dhe perversjonin e saj, cinizmin, ziline, grykesine, sot , me keq se kurre me pare, Europa gjendet ne nje Rrenim Ekonomik, si pasoje e nje krize te thelle Morale, kulturore e historike… E duhet thene, se bashke me Europen, ne krize te thelle te paprecedente ndodhen te gjitha ato vende qe kane qene prekur nga modeli ekonomik-social-kulturor perendimor, qe ne fakt ka qene modeli i eksportuar nga bota e Krishtere, nga Europa. Sot, me pamoralin e njerezve, e gjithe ajo qe ndertuam per shekuj me rradhe, per 20 shekuj, rrezikon te shkaterrohet.
Ne vitin 2000, pikerisht ne agim te mijvjecarit te ri, per kete argument, foli Arqipeshkvi i at`hershem i Milanos, gjate predikimit ne meshen e paradites se 1 janarit me tre zero, Cardinali Carlo Maria Martini, ne Omelin: “Zilia Njerezore”.
Vijon ne 2004, po me te njetin shqetesim, ne librin “Rrenjet e Humbura” (Senza radici), atehere Cardinali Jozepf Ratzinger, sot Papa Benedikti XVI.
Europa, por edhe bota, pa Rrenjet e saj Shpirterore, kulturore, historike, eshte e humbur si nje gjethe peme qe e merr era e stines, e stines se vrullshme te modernitetit dhe kapricove postmoderne. Shtepia pa themelet e saj, eshte e dobet dhe bie, shembet.
Personalisht i prek edhe un keto tema, ne menyren time, disi Universale, disi lokaliste (shqiptare) ne dy prej Librave te mi:1-“un” dhe Dashuria-me kapitullin: Zilia Njerezore Armiku me Madh i Njerezimit (bot. nentor 2006);
dhe
2-ALBANOPOLI-Qyteti qe Dua,-me kapitullin: Rrenimi Ekonomik i Pashmangshem ne kete Krize te Thelle Morali; (bot. gusht 2011);

Si mendoni ?! Ku do shkojme ? Ku do shkoni ? A jetoni dot me genjeshtra ter jeten, ter kohen ? A do t`i merrni dot ne varr genjeshtrat dhe te mirat e grumbulluara gjate viteve, gjate shekujve. Jo. Perkundrazi, genjeshtrat dhe parate, do t`ju çojne ne varr me shume me teper shqetesime…
……….
REFLEKTIM mbi KRISHTLINDJEN 2011 !
Ka një shfaqje edhe më të madhe se deti dhe kjo është qielli. Ka një shfaqje edhe më të madhe se qielli dhe kjo është brendësia e shpirtit. Aty thelle qendron Zoti, i cili nese degjohet me kujdes, i hap portat e Zemres tuaj per Krishtin femije, per Ardhjen e tij ne jetet tona, me kremtimin qe vijon prej 2000 e ca vjetesh.
Prane tij ne ate shpelle ne Betlehem, ishin Nena Mari, babai Jozefi, Engjejt e qiellit… Po vinin edhe Mbreterit e ditur nga larg, ata qe e dinin me saktesi se ky femije do lindte dhe shenje per kete do ishte Ylli i Drites mbi qiell. Por te mos harrojme, se kjo ngjarje u realizua nga dashuria, kujdesi dhe bujaria e barinjve te deleve, ata te cilet ofruan shpellen e tyre te ngrohte, grazhdin e pergatitur per veten e tyre dhe per delet. Barinjte, bijte e Abelit, te perzgjedhurit e Zotit, te sulmuarit, te luftuarit dhe te harruarit nga zilia e “vellait”, me ndjenjen e tyre te paster njerezore, Hyjnore, iu pergjigjen perseri Zotit, u kujdesen si per vete, pa e ditur se c`po ndodhte, qe ky event me permasa Kozmike, te realizohej me perpikmeri, ne thjeshtesi, sipas planit te Hyjit.PER SHUM VJET KRISHTLINDJEN, TE GJITHVE !!!Dua t`u them miqve te mi, se ndodhem ne kete gjendje sepse na mungon permasa shpirterore, reflektimi, meditimi, mbi te gjitha lutja dhe besimi se Zoti do t`u pergjigjet lutjve tona. Por…Ai gjithmone pergjigjet !

Zoti eshte i te gjitheve. Eshte i joni, sikurse dhe ne jemi te tijet !

 

……

 

 

Prej mesazhit të Jezusit rreth kultit të Mëshirës Hyjnore, zbuluar shën Faustinës, Poloni

 

22 shkurt 1931. Në mbrëmje, duke qëndruar në qelinë time, pashë Zotin Jezus të veshur me një veshje të bardhë: njërën dorë e mbante të ngritur, për të bekuar, ndërsa tjetra prekte veshjen mbi kraharor, ku, paksa e spostuar, linte të dilnin dy rreze të mëdha: njëra e kuqe dhe tjetra e bardhë. E heshtur, sytë i mbaja të fiksuar mbi Zotin; shpirtin ma kishte kapluar frika, por edhe gëzimi i madh. Pas një çasti, Jezusi më tha: “Pikturo një portret sipas modelit që sheh dhe poshtë shkruaj: ‘Jezus, besoj në ty!’. Dëshiroj që ky portret të nderohet së pari në kapelën tuaj dhe pastaj në të gjithë botën. Premtoj se shpirti që do ta nderojë atë, nuk do të humbasë. I premtoj edhe në këtë botë, po veçanërisht në çastin e vdekjes, fitoren mbi armiqtë. Unë vetë do ta mbroj si lavdinë time… Rrezja e bardhë simbolizon ujin e ijës sime, që pastron shpirtin; rrezja e kuqe gjakun, që u jep jetë shpirtrave. Këto dy rreze shpërthyen nga thellësitë e mëshirës sime, kur zemrën, tashmë në agoni, ma shpoi heshta… Lum shpirtrat që jetojnë nën hijen e këtyre rrezeve; dora e drejtësisë hyjnore do t’i kursejë. Shtëpitë, madje edhe qytetet, ku do të nderohet kjo figurë, do të kursehen dhe mbrohen. Njerëzimi nuk do të gjejë qetësi, as paqe derisa t’i drejtohet me besim mëshirës hyjnore… Foli botës për mëshirën time, për dashurinë time. Flakët e mëshirës më përvëlojnë. Dëshiroj t’i zbraz mbi shpirtrat e njerëzve. Oh, ç’dhimbje më japin, kur nuk duan t’i pranojnë!… Thuaji njerëzimit, që vuan, të zhytet në zemrën time të mëshirshme dhe unë do ta mbush me paqe. Bija ime, thuaj se jam vetë dashuria dhe mëshira. Kur një shpirt më afrohet me besim, e mbush me aq shumë hir, saqë ai nuk mund ta mbajë brenda dhe e rrezaton atë edhe mbi shpirtrat e tjerë. Shpirtrat që përhapin kultin e mëshirës sime, i mbroj gjatë gjithë jetës, siç mbron një nënë e dashur foshnjën e vet ende latant dhe në çastin e vdekjes nuk do të jem për ta gjykatës, po shpëtimtar i mëshirshëm. Sa më i madh të jetë mjerimi i njerëzve, aq më shumë kanë të drejtë për mëshirën time, se dua t’i shpëtoj të gjithë. Para se të vij si gjykatës, do të shpalos portën e madhe të mëshirës. Kush nuk dëshiron të kalojë nëpër këtë portë, do të detyrohet të kalojë nëpër atë të drejtësisë sime… Dëshiroj që mëshira ime të festohet solemnisht të dielën e parë pas Pashkëve… Ata që atë ditë do të rrëfehen dhe kungohen denjësisht, do të fitojnë jo vetëm faljen e mëkateve, por edhe ndjesën nga ndëshkimet e merituara, duke mëkatuar. Kjo festë do të jetë një ngushëllim për mbarë botën!”.

(Nga Ditari i shën Faustina Kovalskës.)

 

 

Kurorëza e Mëshirës Hyjnore, diktuar nga Jezusi shën Faustinës

(Recitohet, duke përdorur një kurorë rruzareje.)

 

Ati ynë, që je në Qiell. U shenjtëroftë emri yt. Ardhtë Mbretëria jote. U bëftë vullnesa jote si në Qiell, ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na jep sot. Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, po na shpëto nga i keqi.

 

Të falem, Mari, hirplote, Zoti është me ty. E bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët tani e në fill të vdekjes sonë. Amen.

 

Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. Dhe në Jezu Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë, i cili u zu me anë të Shpirtit të Shenjtë, lindi prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në kryq, vdiq e u varros; zbriti në nëntokë; të tretën ditë u ringjall së vdekuri; u ngjit në Qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin e Shenjtë, shenjtën kishë katolike, bashkësinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e trupit, jetën e pasosur. Amen.

 

Në kokrrat e “Ati ynë” thuhen këto fjalë: “Atë i amshuar, unë të ofroj Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit tënd tejet të dashur, Zotit tonë Jezu Krishtit, në shlyerje të mëkateve tona dhe të atyre të gjithë botës”.

 

Në kokrrat e “Të falem, Mari” recitohet lutja e mëposhtme: “Për mundimet e tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë” (dhjetë herë).

 

Në fund të pesë dhjetësheve përsëritet tri herë: “Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën”.

 

Lutja në orën e mëshirës (ora 15.00): “O Gjak dhe Ujë, që shpërtheve prej Zemrës së Jezusit si burim mëshire për ne, kam besim në ty!” (Thuhet për ata që jetojnë në mëkate).

 

Lutje shërimi: “Jezus, Gjaku yt i pastër e i shëndetshëm le të qarkullojë në organizmin tim të sëmurë dhe Trupi yt i pastër e i shëndetshëm le ta shndërrojë trupin tim të sëmurë e le të regëtijë në mua një jetë e shëndetshme dhe e fortë, sipas vullnetit tënd të shenjtë”.

 

Premtime të Jezusit bërë shën Faustinës: “Mëshira ime do t’i mbështjellë gjatë jetës dhe veçanërisht në çastin e vdekjes shpirtrat që do ta recitojnë këtë kurorëzë… Bija ime, nxiti shpirtrat ta recitojnë kurorëzën, që të kam dhënë. Falë recitimit të kësaj kurorëze më pëlqen të jap gjithçka do të më kërkojnë. Kushdo ta recitojë, do të fitojë shumë mëshirë në çastin e vdekjes. Edhe mëkatari më i madh, nëse e reciton një herë të vetme këtë kurorëzë, do të fitojë hirin e mëshirës sime të pafund. Ata që do ta recitojnë pranë një agonizuesi, do të fitojnë të njëjtën falje për të”.

 

Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm (Luka 6,36).

“Mëshira Hyjnore rrezaton Dritë të re mbi ekzistencën njerëzore” (Gjon Pali II).

 

 

 

 

LUTJE PËR SHËRIM FIZIK DHE SHPIRTËROR

(Me vënien e duarve)

Zot Jezus, besojmë se je ringjallur dhe je i gjallë sot e përgjithmonë. Besojmë se je i pranishëm në të Shenjtërueshmin Sakrament të altarit dhe në secilin prej nesh që besojmë në Ty. Të lëvdojmë dhe të adhurojmë. Të falënderojmë, o Zot, që ke ardhur mes nesh si bukë e gjallë e zbritur nga qielli. Ti je plotësia e jetës, Ti je ringjallja dhe jeta, Ti, o Zot, je shëndeti i të sëmurëve. Sot duam të të paraqesim të gjitha sëmundjet tona, sepse Ti je i njëjti, dje, sot e përgjithmonë dhe Ti vetë na arrin atje ku gjendemi. Ti je i Pranishmi i amshuar dhe na njeh. Tani, o Zot, të kërkojmë të kesh dhembshuri për ne. Na vizito për hir të Ungjillit tënd, që të gjithë të të njohin si të gjallë në Kishën tënde sot dhe të rigjallërohet besimi ynë në Ty. Të përgjërohemi, Jezus, ki dhembshuri për vuajtjet e trupit dhe të shpirtit tonë. Ki dhembshuri për ne, o Zot, na jep bekimin tënd dhe bëj që të mund të rifitojmë shëndetin. Bëj të rritet besimi ynë dhe të na hapet zemra ndaj mrekullive të dashurisë sate, që të bëhemi edhe dëshmitarë të fuqisë dhe të dhembshurisë sate.

Ta kërkojmë, o Jezus, për hir të fuqisë së plagëve të tua të shenjta, për kryqin tënd të shenjtë dhe për gjakun tënd të paçmueshëm. Na shëro, o Zot. Shëroje trupin tonë, shëroje zemrën tonë, shëroje shpirtin tonë. Na jep jetën, jetën me bollëk. Ta kërkojmë me ndërmjetësimin e Marisë së Shenjtërueshme, Nënës sate, Virgjërës së dhimbjeve, e cila ishte e pranishme, në këmbë, pranë kryqit tënd, që ishte e para që kundroi plagët e tua e që na e dhe për Nënë.

Ti na ke zbuluar se ke marrë mbi vete dhimbjet tona dhe me anë të plagëve të tua jemi shëruar. Sot, o Zot, të paraqesim me besim të gjitha të sëmundjet tona dhe të kërkojmë të na shërosh krejtësisht. Të kërkojmë, për lavdinë e Atit qiellor, të shërosh edhe të sëmurët e familjes sonë dhe miqtë tanë. Bëj që të rriten në besim, në shpresë dhe që ta rifitojnë shëndetin për lavdinë e emrit tënd, që mbretëria jote të vazhdojë të shtrihet gjithnjë e më tepër në zemrat tona nëpërmjet shenjave e mrekullive të dashurisë sate.

Të gjitha këto t’i kërkojmë, o Jezus, sepse je vërtet Jezusi, Perëndia shpëtimtar. Ti je Bariu i mirë dhe ne të gjithë jemi delet e grigjës sate. Jemi kaq të sigurt për dashurinë tënde, saqë para se të njohim rezultatin e lutjes sonë, të themi me besim: faleminderit, Jezus, për gjithçka që do të bësh për ne dhe për secilin prej nesh, faleminderit për të sëmurët që po shëron tani, faleminderit për të gjithë ata që po viziton me mëshirën tënde.

 

Atë Emiliano Tardif

 

LUTJE PËR LIRIM NGA DJALLI

O Atë qiellor, të dua, të lavdëroj dhe të adhuroj. Të falënderoj që ke dërguar Birin tënd, Jezusin, që ka fituar mbi mëkatin dhe mbi vdekjen për shpëtimin tim. Të falënderoj që ke dërguar Shpirtin tënd të Shenjtë, që më jep fuqi dhe më udhëheq drejt plotësisë së jetës. Të falënderoj për Marinë, Nënën time qiellore, që ndërmjetëson për mua me engjëjt dhe shenjtërit.

Në emër të Jezusit unë e vulos veten time, familjen time, kolegët e mi të punës, këtë shtëpi dhe të gjitha burimet e saj me gjakun e paçmueshëm të Jezu Krishtit (3 herë).

Në emrin e shenjtë të Jezusit unë këpus dhe eliminoj çdo mallkim, shtriganëri, magji, sulm, kurth, mashtrim, pengesë, gënjeshtër, devijim, influencë shpirtërore, dëshirë të keqe, lidhje trashëgimore dhe çdo mosfunksionim e sëmundje të cilitdo lloj, përfshirë gabimet dhe mëkatet e mia. Në emër të Jezusit unë ndërpres transmetimin e çdo pakti satanik, magjie, lidhjeje shpirtërore dhe vepre satanike. Në emër të Jezusit unë këpus dhe eliminoj çdo lidhje dhe efekt lidhjeje me astrologë, kartomantë, parashikues, medium, lëvizjen e Nju Eixhit, praktikues të veprave okulte, kiromantë, kulte satanike, shpirtra drejtues, shtriga, shtriganë dhe vu-du. Në emrin e Jezusit unë eliminoj të gjitha efektet e pjesëmarrjes në horoskop, parashikime, seanca spiritizmi, lojra okulte të çdo lloji që nuk e nderojnë Jezu Krishtin (3 herë). Amen.

O Zot i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, që në mirësinë tënde të pafund dhe për shpëtimin tonë ke zgjedhur kryeengjëllin Mikel si princ të lavdishëm të Kishës sate, bëj që me ndihmën e tij të vyer të mbrohemi me efikasitet nga të gjithë armiqtë fizikë dhe shpirtërorë dhe në çastin e vdekjes të gjendemi në praninë tënde të mrekullueshme. Nëpër Krishtin, Zotin tonë. Amen.

Të bekojmë, o Zot, sepse e amshuar është dashuria jote. O Perëndi i tejetlartë dhe Ati ynë, me besim të patundur në pagabueshmërinë e fjalëve të Birit tënd, Jezu Krishtit, i cili ka thënë: “Gjithçka të kërkoni me besim në lutje, do ta merrni” (Mt 21,22), ja ku po ta drejtojmë sot lutjen tonë të sinqertë:

nga angushtia, nga trishtimi dhe nga obsesionet na liro, o Zot;

nga urrejtja, nga fëlligështia dhe nga zilia na liro, o Zot;

nga mendimet e xhelozisë, të zemërimit dhe të vdekjes na liro, o Zot;

nga çdo tundim kundër jetës na liro, o Zot;

nga çdo formë e gabuar seksualiteti na liro, o Zot;

nga ndarja në familje dhe nga çdo miqësi e keqe na liro, o Zot;

nga çdo formë magjie dhe mallkimi, falli apo shtriganërie dhe nga çdo e keqe okulte na liro, o Zot.

O Zot, që ke thënë: “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time”, për ndërmjetësimin e Virgjërës së bekuar Mari, na liro nga çdo e keqe dhe na jep gjithnjë paqen tënde. Nëpër Krishtin, Zotin tonë. Amen.

Dërgo, o Atë, Shpirtin tënd, me të gjitha dhuratat mbi secilin prej nesh dhe mbi familjarët tanë. Në emër të Jezusit dhe me ndërmjetësimin e Marisë, “Shtrije dorën tënde dhe bëj shërime, shenja e mrekulli” (Vap 4,30). Po të kërkojmë o Zot, me fe të gjallë, nëpër ndërmjetësimin e Marisë, Mbretëreshës së hireve, të shën Jozefit, mbrojtësit të familjes, të shën Mikelit kryeengjëll, të të gjithë engjëjve dhe shenjtërve, të sigurt për praninë tënde mes nesh, që të na shërosh në trup dhe në shpirt të gjithë ne, të gjithë familjarët tanë, të gjithë miqtë dhe personat që u janë besuar lutjeve tona. Plotësoji kërkesat e drejta të zemrës sonë. Na shëro në trup dhe në shpirt. Jepu paqen zemrave tona, familjeve tona dhe botës mbarë. Na mbro të gjithë ne, familjarët tanë dhe gjithçka që na përket nga çdo sulm i Djallit dhe i legjioneve të tij. Na ruaj nga çdo sëmundje e trupit dhe e shpirtit, nga aksidentet, nga dhuna, nga grindjet, nga vdekja e papritur. O Jezus, shërues i plagosur, na shëro me anë të plagëve të tua të shenjta (Is 53,5). O Jezus, fali fajet tona dhe ato të të parëve tanë. O Jezus, na jep frytin e ringjalljes sate, na mbush Shpirtin tënd të Shenjtë. Amen.

15 mendime mbi “FORCA E KISHES SE JEZUSIT !

  1. I just want to mention I am very new to weblog and certainly savored you’re blog. More than likely I’m going to bookmark your site . You surely have very good well written articles. Kudos for revealing your blog site.

  2. I simply want to mention I am just beginner to blogging and definitely liked this web page. Very likely I’m going to bookmark your blog post . You certainly have fantastic articles and reviews. Thanks a bunch for revealing your webpage.

  3. You actually make it seem so easy with your presentation but I to find this matter to be actually something which I think I might by no means understand. It sort of feels too complex and very broad for me. I’m taking a look ahead for your subsequent put up, I will attempt to get the dangle of it!

  4. That is why it is extremely important to understand what cholesterol is and
    how it affects your health. * Gluten more and more evidence points to a connection between gluten intolerance, celiac disease and autoimmune
    thyroiditis. Bacteria may grow under a wide variety of conditions.

  5. I discovered more interesting things on this fat reduction issue. 1 issue is that good nutrition is extremely vital while dieting. A tremendous reduction in bad foods, sugary food items, fried foods, sweet foods, red meat, and white-colored flour products may perhaps be necessary. Possessing wastes bloodsuckers, and poisons may prevent ambitions for losing belly fat. While particular drugs in the short term solve the challenge, the horrible side effects are not worth it, and in addition they never present more than a temporary solution. This can be a known undeniable fact that 95% of diet plans fail. Many thanks for sharing your notions on this site.

  6. Have you ever thought about publishing an ebook or guest authoring on other sites? I have a blog based upon on the same subjects you discuss and would love to have you share some stories/information. I know my readers would appreciate your work. If you are even remotely interested, feel free to shoot me an e mail.

  7. I haven’t checked in here for some time since I thought it was getting boring, but the last few posts are great quality so I guess I’ll add you back to my everyday bloglist. You deserve it my friend🙂

  8. Hello there! This article could not be written any better! Looking through this article reminds me of my previous roommate! He continually kept preaching about this. I will send this article to him. Pretty sure he’ll have a good read. Thank you for sharing!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s