TRADHTIA

tek Libri: ALBANOPOLI

ka nje kapitull shume domethenes e te detajuar mbi TRADHTINE…

TRADHTIA, KRENIA DHE VARRI JON !

Semundja e pare e shqiptarit : KRENIA !

Prej saj burojne te tjerat si smira, zilia, Tradhtia, prita, urrejtja, hakmarrja, vrasja.

Ne burgun e madh te trilleve tona, te zilise, te smires, te urrejtjes, te pritës, blasfemise, hipokrizise, lindi Tradhtia, qe çoi Krishtin ne kryq. Kta jemi ne…dhe keshtu eshte jeta jone, e ndyte, deri ne nje kthim autentik, rrenjesor. Edhe Shen Pali kur erdhi ne keto toka, ishte prift dhe mesazher deri tek gardhi i shtepise, sepse brenda saj, prift dhe zot ishte vet dukagjinasi apo mirditori, njesoj si sot, me krenin, mendjemadhesin dhe injorancen qe i karakterizon. Deri ateher,  kur te ulim koken, te mbyllim gojen, dhe ne heshtje te kuptojme se kush jemi, sa te vegjel, sa te piset, te hidhur, te plogesht e te dobet jemi, vetem ateher do te çlirohemi…dhe ndoshta do sherohemi… e do jetojme si njerez, me dinjitet, pa u fshehur mbas prapaskenave tona. Sepse Zoti eshte lart e i sheh te gjitha. Na sheh te gjithëve ne, lakuriqbrenda dhe jashte gardhit te shtepise, kur jemi perballe me viktimen te cilen e kapim ne prite, apo edhe kur i dalim mbrapa kraheve.

shembujt vazhdojne si me poshte… pjese historike :

Juda tradhton Jezu Krishtin…

 

TRADHTIA QE VRAU DED GJO` LULIN !

Pyetja qe lind natyrshem eshte: A kan luftu realisht te huajt: turqit, malazezet, serbet e greket me ne, dmth ballas, fizikisht, me ushtare, apo na kane futur mbas shpine disa pseudo-shqiptar brekegrisur e te shitur, qenje qe jane gjithmone e gjithkund ne sherbim te gjithkujt “per nji dor kallamoq”, sic thone ata vete. Qenje qe na kan vra me armet armike, per ca monedha, per nji kafshate buke, apo edhe me keq: per rivalitet e per zili ?!


Cfare rroli kan lujt fshataret mercenare te Esad Toptanit dhe te Preng Dod Bibes, Pashes se Mirdites, ne kryengritjen e Malsise se Madhe me 1911 ku printe plaku heroik Ded Gjo` Luli ?
Apo mos ndoshta ata dhjetra mijra ushtare, ne dukje turq apo serb, ishin thjesht dhe turpshem mercenare-fshatare te Esad Toptanit dhe Preng Dod Pashes se Mirdites, i cili (ky i fundit) ndjehej baraz me nji mbret nen fermanin e Sulltanit te Turqise ?!

Historia perseritet edhe sot ! Beni kujdes e mbani syte hapur, se Sali Berisha, Hashim Thaci e po ashtu ata faqezinjt e tjere te Maqedonis e te Malit te Zi, jane si Esad Pasha e Preng Dod Pasha i 1911-es ! Kuuuuujdeeeeeesssssss !

Preng Bib Doda , me kinse katolik, pasha i Mirdites

…….

fakte historike:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që nga formimi me degët e saj në të gjitha trojet shqiptare, ishte shtylla kryesore e luftërave për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shqiptarëve dhe paraprijëse e pavarësisë së popullit shqiptar, nga Turqia. Kryengritjet shqiptare me gjithë dëmtimin e përkohshëm, frymën e tyre patriotike dhe idealin për çlirim kombëtar, turqit nuk arritën ta shuanin kurrë, Ndaj pas përpjekjeve të shumta e të pa ndërprera, rifuqizimi dhe përhapja e përgjithshme e kryengritjeve të tyre për çlirim kombëtar nga Turqia do të arrihej që nga viti 1909 të cilat do të vazhdonin, hovshëm me 1910 në Kosovë dhe 1911 në Malësi të madhe, për tu përhapur në të gjitha trojet shqiptare, duke mos pushuar asnjëherë deri te çlirimi nga Turqia dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë.

Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë e udhëhequr nga Idriz Seferi, Isa Buletini, Bajram Curri, Mic Sokoli, e të tjerë do të rishfaqej në përmasa të reja e shpejt dhe e fuqishme tanimë në Malësinë e madhe, nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit të Traboinit të Hotit, ku përveç luftërave me turqit, Malësorët u dashtë të luftonin në dy fronte edhe kundër ushtrisë malazeze, të cilët shfrytëzonin çdo rast për pushtimin e trojeve tona. Gjatë kryengritjeve shqiptare të viteve 1910- 1911 kundër xhonturqve, shumë familje shqiptare ishin detyruar të iknin në mal të zi, fatkeqësinë e të cilëve e keqpërdorte qeveria malazeze, pikërisht në kohën kur shqiptarët zhvillonin luftime për çlirimin e trojeve të tyre nga Turqia, Mali i Zi ua ndaloi të gjitha ndihmat madje edhe bukën, refugjatëve shqiptar duke u mundu ta përdor fatkeqësinë e tyre për pretendime territoriale ndaj Malësisë dhe vet qytetit të Shkodrës.

Mali i Zi që me 14 mars të vitit 1911, për ti nënshtruar shqiptarët me uri, ua kishte ndërprerë të gjitha ndihmat refugjatëve të luftës, në momentet më të vështira të përgatitjeve për luftërat shqiptaro turke. Madje edhe pse, Isa Buletini dhe Dedë Gjon Luli, kishin hedhur poshtë tendencat e krajl nikollës, që Kryengritja të fillonte e papërgatitur dhe e pa koordinuar me viset tjera shqiptare, malazezët me qëllim të dështimit të kryengritjes shqiptar, kishin informuar si Turqit-ashtu edhe Fuqitë e Mëdha se malësorët do të fillonin kryengritjen që me 28 mars të vitit 1911, gjë që më në fund i kishte detyruar shqiptarët, që ta nisnin kryengritjen jo vetëm para kohe dhe para përfundimit të përgatitjeve të duhura, por edhe 4 dit përpara datës së paralajmëruar nga malazezët, duke filluar me 24 mars vitit 1911 nga malësorët e Hotit, të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, për tu përhapur me shpejtësi në Grudë, Kelmend dhe Kastrat.

Kryengritësit e Malësisë së Madhe me 30 mars të vitit 1911 u kishin drejtuar edhe një memorandum Fuqive të Mëdha të nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Buletini, Dedë Gjon Luli, Sokol Baci, Abdulla Aga, Preng Kola, Mehmet Shpendi, e të tjerë, përmes të cilit kërkohej të njihej zyrtarisht kombi shqiptar, paprekshmëria e trojeve tona, njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet e Shqipërisë etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, që nëpunësit në zyra dhe gjyqe në Shqipëri të ishin shqiptarë, ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare dhe tatimet shtetërore të përdoreshin për nevojat në vend.
Për Kryengritjen e re, shqiptarët u përpoqën që përmes atdhetarit të njohur Nikollë Ivanaj dhe patriotëve të tjerë të çështjes kombëtare, në fillim të siguronin përkrahjen e qeverisë italiane, por Roma nuk ishte e interesuar të ndihmonte kryengritjen e malësorëve shqiptar, madje ajo që nga shkurti i vitit 1911, kishte ndaluar edhe vullnetarët arbëresh, për pjesëmarrje në kryengritje dhe çdo ndihmë të mundshme që mund t’u jepej kryengritësve shqiptarë, me arsyetimin se kryengritja dëmtonte interesat diplomatikë të Italisë, kurse Qeveria austro-hungareze, kishte kërkuar nga Porta e Lartë që t’u pranoheshin një numër i të drejtave, të shqiptarëve.
Organizimi i Kryengritjes shqiptare u ndihmua për aq sa mundej, brenda dhe jashtë vendit nga atdhetarët; Nikollë Ivanaj, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, dhe Përfaqësues tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare , të cilët përveç Italisë, bënë përpjekje për të siguruar edhe përkrahjen e shteteve fqinje, por kryengritja e malësorëve i kishte tronditur shtetet hegjemoniste fqinje të cilat kishin pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia e deri te Bullgaria kështu që Serbia, jo vetëm se nuk pranoi kërkesat për ndihmë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por bashkë me Qeverinë e Malit të Zi, penguan me çdo mjet dhe mundësi, kryengritjen shqiptare që ajo të fitonte karakter gjithë-kombëtar.

Ngritja e Flamurit Kombëtar në Deçiç

Shqiptarët luftonin edhe një herë të vetmuar kundër perandorisë turke e cila me 13 maj të vitit 1911, me rreth 40 mijë ushtarë dhe artileri të rëndë, të udhëhequr nga Turgut Pasha, kishte filluar sulmin kundër Malësisë së Madhe, kur çetat e malësorëve të prira nga Dedë Gjon Luli numëronin rreth 3500 luftëtar. Por, Malësorët të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli sulmit të ushtrisë turke iu kishin përgjigjur me luftime të rrepta dhe të përgjakshme që nga treva jugore e Shkrelit deri në Dinoshë. Përpjekjet e turqve për marrjen e Deçiçit ishin larë me gurra gjaku ku Dedë Gjon Luli edhe pse në moshë të shtyrë, përkrah dy djemve të tij, Kolës dhe Gjergjit, të së re`së- Norës dhe malësorëve të cilët jo vetëm se luftuan me shumë suksese por zunë edhe shumë armë e municione, me të cilat ishin hidhur edhe në sulme kundër pushtuesve turq. Lufta e malësorëve trima ishte ndër më të rreptat e të gjitha kohërave, bile edhe më e rreptë se vetë shkreptimat e rrufesë të cilën Dedë Gjon Luli e kishte drejtuar me shumë sukses duke mos u ligur as atëherë kur bashkë me 20 hotjanët e vrarë në luftë, kishte rënë edhe djali i tij 22 vjeçar, Gjergji.
Pas humbjeve të mëdha të turqve, Turgut Pasha kishte tentuar edhe një herë ti mashtroj malësorët me premtime për falje, për t’u ndërtuar shtëpitë e djegura, për t’u dhënë ndihmë me para etj. Por lufta e malësorëve nuk kishte të ndalur e cila Piedestalin e shkëlqimit në heroizmin e saj kjo luftë kombëtare e arriti me 6 Korrik të vitit 1911 kur në Bratile të Deçiçit u ngrit Flamuri Shqiptar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nga kryengritësit malësor nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit të Traboinit.
Mbas fitores së malësorëve shqiptar mbi turqit, porta e lartë e kishte shkarkuar nga pozita dhe larguar nga Shqipëria, Turgut Pashën kurse Ethem Pasha, duke u tërhequr në drejtim të Gjakovës kishte rënë në pritën e çetës së Bajram Daklanit, ku ishte plagosur rëndë, dhe kishte vdekur në spitalin e Shkupit.
Sipas informatave të kohës, në luftën kundër shqiptarëve, nga rreth 40 mijë ushtarët e angazhuar turq, mbi shtatëmijë ishin vrarë në beteja. Ndaj edhe Lufta heroike nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit e cila kishte zgjatur afër katër muaj, kishte mahnitur gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke arritur një fitore të shkëlqyer të kryengritësve shqiptar.
Dedë Gjon Lulin, si pashallarët turq ashtu edhe shovinistët malazez, përkundër gjithë atyre luftërave të zhvilluara , nuk do të arrinin ta përkulnin asnjë herë, dhe megjithë gëzimin e pa masë që ai do ndjente me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor të vitit 1912, në mbrojtjen e trojeve të së cilës, në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e Hotit dhe Malësisë, Dedë Gjon Luli dha çdo gjë, për çka edhe Ismail Qemali, në shenjë nderimi për atdhetarizmin e tij të kulluar kombëtar, këtë burrë të madh të kombit – do ta quante me krenari; “Pushkë e ngrehur për Shqipërinë”. Por që në vitin 1913 Dedë Gjon Luli do dëshpërohej thellë në zemër nga vendimet e konferencës së ambasadorëve në Londër për t’ia dorëzuar Hotin dhe Grudën Malit të Zi.
Dëshpërimi i tij do ta arrinte kulmin, me 6 Prill të vitit 1913 kur pushtuesit malazezë, në befasi kishin pushtuar Malësinë e madhe , për të cilën Dedë Gjon Luli me malësorët trima dha çdo gjë, duke mos pranuar ofiq as para , në këmbim të Atdheut, kurse tani bashkë me 560 familje shqiptare nga këto troje, do të shpërnguleshin nga vatrat e tyre shekullore për tu vendosur në afërsi të Shkodrës, ku do të formonin lagjet e veta, të quajtura; Hoti i Ri dhe Gruda e Re, duke ikur në pleqërinë e tij të thellë nga pushtuesit malazez të cilët ia kishin pushtuar malësinë e tij të dashur dhe në Hotin ku dikur ai me bashkëluftëtarët, kishte ngritur me aq krenari Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit, sot, në vend të tij, valëvitet flamuri i pushtuesit malazez.
Dedë Gjon Luli në Shkodër, do binte në kontakt me shumë atdhetar tjerë shqiptar, dhe si ushtar i devotshëm i kombit që ishte, ai mbeti gjithmonë në shërbim të atdheut, duke u gjendur çdo herë aty ku Vendi kërcënohej nga pushtuesit dhe tradhtarët, bashkë me malësorët trima, i gatshëm të hidhej në lufta të reja të bëhej shkrumb e hi derisa të ketë gjak ndër dej, për lirin e rrezikuar të kombit dhe për të mos ia fal kujt Shqipërinë.
Në shtator të vitit 1914, në fillim të Luftës së Parë Botërore, Dedë Gjon Luli i shqetësuar për fatet e Shqipërisë, do tu drejtohej për herë të fundit edhe me një letër të gjithë atdhetarëve shqiptar për mbrojtjen e trojeve tona deri në pikën e fundit të gjakut të tyre siç e meritonte rasti historik që të realizohej me sukses, pavarësia e Shqipërisë me moton”Shqipëria e Shqiptarëve”që i bashkoi të gjithë patriotët e kombit, pa dallim feje a krahine.
Lufta e Dedë Gjon Lulit , ishte aq e madhe dhe historike, sa që askush dhe asnjëherë nuk mund ta zbehë shkëlqimin e saj diellor, me gjithë përpjekjet për hijëzimin e veprimtarisë së tij kombëtare që e bëri Dedë Gjon Lulin, të dashur dhe të pranueshëm për të gjithë shqiptarët, janë të dëmshme tendencat, për tërheqjen e Portretit të i tij shkëlqyes nga piedestali rrezatues i Diellit të gjerë kombëtar, që ngrohë të gjithë shqiptarët, për tu mbyllur në dhoma të ngushta murgjish fetar nën hijen e peisazheve surreale të vizatuara njëanshëm pas ngjarjeve të mëdha.
Në librin “Lufta për çlirim kombëtar” të P. Pepos, thuhet se Palokë Traboini, më 1911 kishte sjellë tre flamuj kombëtar nga Vjena e Austrisë dhe një nga ta i kishte dhuruar Dedë Gjon Lulit, i cili që “Ditën e diele, më 6 prill të vitit 1912 e kishte urdhëruar të birin Kolën që te kisha e Traboinit, ta shpaloste flamurin kuq e zi, dhe Kola i entuziazmuar kishte thirrur: “Shiko popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena” dhe nga gëzimi, Flamuri Kombëtar, ishte përshëndetur me një batare pushkësh nga të cilat kishin ushtue malet për rreth! Hare ma të madhe s’ishte pa ndonjëherë ndër Hot…!

Vrasja e Dedë Gjon Lulit

Dedë Gjon Luli mbeti luftëtar i denjë kombëtar deri në çastin e fundit të jetës së tij kur edhe u vra me tradhti në moshën 75 vjeçare, në një prit të organizuar në Orosh të Mirditës. Edhe pse Pavarësia e Shqipërisë së cunguar nga konferenca e Londrës, ishte njohur nga shumë vende, armiqtë dhe tradhtarët e kombit shqiptar nuk pushonin së luftuari për ti zhdukur luftëtarët e mbetur të çështjes kombëtare dhe zhduk edhe atë pak Shqipëri që kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjët tanë hegjemonist.
Në listën e atyre që duhej zhdukur ishte edhe Dedë Gjon Luli i cili për t’i dalë zot atdheut muaj me radhë kishte qëndruar edhe në malet e Pukës ku ishte përpjekur ti luftonte forcat anti kombëtare esadiste, derisa një ditë vjeshte, mercenarët e kishin kryer punën e vetë duke e vrarë Dedë Gjon Lulin me tradhti.
Nga gjendja e mjegulluar që mbulonte ato kohë të liga Shqipërinë, Dedë Gjon Luli kishte një parandjenjë të keqe, dhe sipas dëshmive të Norës, Nuses së djalit të Dedë Gjon Lulit-Kolës, e cila nuk iu kishte ndarë luftës kurrë, bashkë me Burrin dhe Vjehrrin e saj, ndaj edhe Dedë Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prindërore ndaj saj sa që atë e quante “Djali ma i miri i Babës”! ndaj, pak kohë para se të vritej me tradhti, në qershorin e vitit 1915 i kishte lënë asaj edhe një testament, që në rastin më të keq, Nora të shiste ato pak gjëra që u kishin mbetur, për ti lar borxhet që kishin në Qytet dhe Malësi , sepse Dedë Gjon Luli kishte blerë armë e fishek dhe nuk donte, as pas vdekjes, të linte gjë peng.
Nora e dëshpëruar kur kishte marrë Testamentin, sikur të kishte marr mortjen e të vjehrrit, kishte parandier rrezikun e vdekjes së shpejtë të Dedë Gjon Lulit, gjë që pas dy muajsh edhe kishte ndodhur.
Sipas shënimeve nga Historia shqiptare, të bazuara edhe në dëshmitë e Norës, Dedë Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt në një mbledhje të fshehtë për Malësinë , e cila gjoja- do të mbahej në Orosh. Nora nga droja se do ti ndodhte gjë e keqe Dedë Gjon Lulit, e kishte lutur shumë;Babë Deda, i kishte thënë Nora , ta kam rixhanë- mos shko Babë, se ja druej sherrin asaj mbledhje!!! por Dedë Gjon Luli edhe pse shumë herë edhe në raste të vështira lufte e kishte dëgjuar Norën ” Djalin ma të mirin të Babës” fatkeqësisht, kësaj radhe nuk e kishte dëgjuar , duke i thënë; Norë ” Djali im më i miri” shtatëdhjetë e pesë vjet i bana, e fjalën peng kurrë nuk e kam lanë, kur më thirrën në atë mbledhje, u thash, po – do të vij, e tani vetëm nëse vdekja më ndal, se nuk e la pa shku.
Nora si shumë herë tjera gjatë luftës edhe kësaj radhe vëzhgonte terrenin e rrugëtimit të tyre, ndaj edhe kishte hetu se diçka e keqe në Orosh do t’u ndodhte, madje kur ishin afrua pranë kullë së “mbledhjes” një nuse e shtëpisë, fshehurazi u kishte tregu se aty nuk kishte mbledhje, por , ata ishin të tradhtuar
Dhe sipas historianëve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashës , në koordinim me miqtë e tij Gjonmarkajt të cilët bashkëpunonin me serbët, ata i kishin përgatitur Dedë Gjon Lulit një vdekje të tillë, të mistershme Trimit të Traboinit, të cilin do ta vrisnin në moshën e tij 75 vjeçare me 5 shtator të vitit 1915 në Sheshëz të Oroshit
Në betejën e 29 gushtit të viti 1912, në mesin e 20 luftëtarëve të rënë ishte edhe djali i dytë i Dedë Gjon Lulit- Gjergji 22 vjeçar. Pas tre vjetësh në shtator të vitit 1915, do të vritej vetë Deda, kurse Djali parë i Dedë Gjon Lulit, Kola, do të largohej për afro tri vite në Itali nga ku do ti dërgonte Norës një letër në të cilën do ti shkruante, “Të lutem na i mblidh eshtrat” për tu kthyer edhe vetë nga Italia me 1918, me ç`rast edhe ai tre vjet pas të atit, do të vdiste i helmuar në Vlorë, duke shtuar edhe për një, numrin e dëshmorëve kombëtar për Atdheun nga Familja e ngushtë e Dedë Gjon Lulit.
Kështu që Norës- Re`së, së Dedë Gjon Lulit dhe gruas së Kolës, tanimë vërtetë nuk i kishte mbetur asgjë tjetër, përveç se tua mblidhte eshtrat e këtyre patriotëve e cila pas shumë përpjekjeve që bënë bashkë me bijën e Dedë Gjon Lulit, Nareja, ato arritën që në maj të vitit 1923, ti bartin eshtrat e Dedë Gjon Lulit prej Oroshit dhe ato të Kolës prej Vlore për ti sjellë dhe bashkuar në Shkodër.
Nora nuk iu kishte ndarë kurrë luftëtarëve, ajo me ndërresa nën sqetull, shkonte gjithkund me ta, shpesh herë edhe duke pri ndër shtigje të vështira të pusive deri sa udha i çoi edhe atje ku tradhtia përmes kurtheve të ngrehura, kishte futur në përdorim edhe bajonetat sllave për vrasjen e patriotëve kombëtar pas shpine, siq ndodhi me Dedë Gjon Lulin.
Vrasja me tradhti e një patrioti të tillë kaq të madh dhe të kulluar kombëtar, siç ishte rasti i Dedë Gjon Lulit, nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive të mëdha, por ishte mënyra më e ligë e një praktike shumë mizore, e cila do të përdorej shpesh për likuidimin e shumë patriotëve tjerë të kombit.
Me 18 mars të vitit 1964 do të vdiste edhe Nora, pjesëmarrësja e të gjitha luftërave të lavdishme për çlirimin e vendit dhe bashkimin gjithë-shqiptar, dhe dëshmitarja e fundit e një tradhtie të madhe mbi vrasjen në prit të një luftëtari me identitet kombëtar të dëshmuar.

…………

Sipas meje,

TRADHTI eshte gjithashtu te perflasesh mikun e ngushte, bashkshortin, vellain edhe tek nje i aferm tjeter po aq i ngushte. Tradhti eshte ta nxjerresh ne treg intimitetin ne publik, biseden konfidencjale, raportin konfidencjal qe ke me dike fare te afert. Tradhtia eshte shume e rende dhe ka pasoja fatale. Na duket shpesh here sikur bejme thjesht thashetheme, por ne te vertete ne tradhtojme, duke peshperitur neper telefona apo neper kafene ate çka na tha ai ose ajo… Dhe ne kete moment, mikun/mikeshen, vellain/motren e kemi vrare, e kemi prere ne bes, i kemi krijuar pritë, nëpërmjet së cilës në fakt edhe ndokush tjetër i interesuar mund ta vrasë, gjithmonë nëpëmjet tradhtisë tonë.

Idiotet apo tinzaret, inferioret apo katunaret, ziliqaret apo pederastet qe kemi afruar nen petkun e miqesise, te cilen shpesh here e kane pretenduar ata dhe e kemi dhuruar ne vete duke menduar se miqesia nuk i refuzohet askujt, thjesht kane gjetur rrethana dhe mundesi per te na tradhtuar. Kete e kane bere per te na groposur, per te krijuar premisat e fundit tone, me qellim rimarrjen e epersise apo te vetvlersimit per veten e tyre, te cilin nuk e kishin dhe nuk do mund ta kishin duke perjetuar me zili dhe dashakeqesi tinzare raportin me ne. Te vetmit qe kete poshtersi e marrin vesh te fundit, jane ata qe miqesine e japin per gjithkend qe e kerkon, dhe qe tradhtine nuk e duan madje e denojne njesoj si koleren qe shfaros njerez dhe popuj.

Tradhtia eshte mizore, eshte meskine, eshte e peshtire, eshte e njerezve te vegjel, e burrecave, e pederasteve.

Ndaj për këtë arsye në gjuhën shqipe. etiketojmë ligësinë apo rrezikshmërinë e një individi duke thënë:

I HIDHUR SI TRADHTIA !!!

32 mendime mbi “TRADHTIA

  1. TRADHTI eshte gjithashtu te perflasesh mikun e ngushte, bashkshortin, vellain edhe tek nje i aferm tjeter po aq i ngushte. Tradhti eshte ta nxjerresh ne treg intimitetin ne publik, biseden konfidencjale, raportin konfidencjal qe ke me dike fare te afert. Tradhtia eshte shume e rende dhe ka pasoja fatale. Na duket shpesh here sikur bejme thjesht thashetheme, por ne te vertete ne tradhtojme, duke peshperitur neper telefona apo neper kafene ate cka na tha ai ose ajo… Dhe ne kete moment, mikun/mikeshen, vellain/motren e kemi vrare, e kemi prere ne bes, i kemi krijuar prite, nëpërmjet së cilës në fakt edhe ndokush tjetër mund ta vrase, gjithmone nepermjet tradhtise tone.

  2. Terrific paintings! This is the type of information that should be shared around the net. Shame on the search engines for no longer positioning this put up upper! Come on over and discuss with my web site . Thanks =)

  3. Good day! I could have sworn I’ve been to this website before but after checking through some of the post I realized it’s new to me. Anyhow, I’m definitely delighted I found it and I’ll be bookmarking and checking back frequently!

  4. Hey there! Quick question that’s totally off topic. Do you know how to make your site mobile friendly? My blog looks weird when browsing from my apple iphone. I’m trying to find a template or plugin that might be able to resolve this issue. If you have any suggestions, please share. Cheers!

  5. Thanks for the thoughts you have shared here. On top of that, I believe there are a few factors which will keep your insurance premium straight down. One is, to take into consideration buying vehicles that are from the good report on car insurance providers. Cars which are expensive tend to be at risk of being snatched. Aside from that insurance is also depending on the value of your automobile, so the higher priced it is, then higher a premium you spend.

  6. Great – I should certainly pronounce, impressed with your web site. I had no trouble navigating through all tabs and related info ended up being truly simple to do to access. I recently found what I hoped for before you know it at all. Quite unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or something, web site theme . a tones way for your customer to communicate. Nice task.

  7. Thanks for the marvelous posting! I quite enjoyed reading it, you are a great author.I will make sure to bookmark your blog and will come back later on. I want to encourage that you continue your great writing, have a nice day!

  8. Hello! Someone in my Facebook group shared this site with us so I came to give it a look. I’m definitely loving the information. I’m book-marking and will be tweeting this to my followers! Fantastic blog and outstanding style and design.

  9. Woah! I’m really loving the template/theme of this blog. It’s simple, yet effective. A lot of times it’s very difficult to get that “perfect balance” between superb usability and appearance. I must say that you’ve done a amazing job with this. In addition, the blog loads super quick for me on Firefox. Exceptional Blog!

  10. Thanks for expressing your ideas. I’d also like to say that video games have been ever evolving. Modern technology and innovations have helped create sensible and fun games. Most of these entertainment video games were not really sensible when the concept was being attempted. Just like other styles of technologies, video games way too have had to evolve through many ages. This is testimony on the fast growth and development of video games.

  11. Hi there! Would you mind if I share your blog with my myspace group? There’s a lot of folks that I think would really appreciate your content. Please let me know. Many thanks

  12. One more thing. I think that there are lots of travel insurance web pages of dependable companies than enable you to enter your journey details and find you the quotes. You can also purchase this international travel cover policy on the net by using your own credit card. All you have to do is always to enter the travel specifics and you can understand the plans side-by-side. You only need to find the program that suits your finances and needs and after that use your credit card to buy the item. Travel insurance on the internet is a good way to do investigation for a reliable company for international holiday insurance. Thanks for revealing your ideas.

  13. Many thanks for this article. I would also like to say that it can always be hard if you find yourself in school and merely starting out to create a long credit history. There are many learners who are just trying to survive and have a lengthy or favourable credit history can sometimes be a difficult point to have.

  14. Having read this I thought it was extremely informative. I appreciate you taking the time and effort to put this informative article together. I once again find myself spending way too much time both reading and commenting. But so what, it was still worth it!

  15. Thanks for giving your ideas right here. The other matter is that whenever a problem comes up with a laptop motherboard, individuals should not have some risk with repairing the item themselves for if it is not done properly it can lead to irreparable damage to the whole laptop. In most cases, it is safe to approach the dealer of the laptop for the repair of that motherboard. They have got technicians that have an know-how in dealing with mobile computer motherboard difficulties and can make right prognosis and conduct repairs.

  16. The next time I learn a weblog, I hope that it doesnt disappoint me as much as this one. I mean, I know it was my choice to read, however I really thought youd have one thing interesting to say. All I hear is a bunch of whining about one thing that you can fix for those who werent too busy in search of attention.

  17. I seriously love your website.. Very nice colors & theme. Did you create this amazing site yourself? Please reply back as I’m hoping to create my very own blog and want to know where you got this from or just what the theme is called. Many thanks!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s